Myslimanët: Shamia në shkolla, stop ndalimit të tyre me ligj
Faqja 1 e 1
Myslimanët: Shamia në shkolla, stop ndalimit të tyre me ligj
Myslimanët: Shamia në shkolla, stop ndalimit të tyre me ligj
TIRANE-Hoxhallarët shprehen kundër tentativave për të penguar vajtjen në arsimin parauniversitar me shami në kokë të vajzave myslimane. Duke marrë shkas nga projektligji i ri i arsimit parauniversitar, në një letër të hapur "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë" kanë deklaruar se shamia nuk është simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit mysliman. Pikërisht për këtë arsye atë kërkojnë që të marrë fund diskriminimi ndaj këtij komuniteti, sa i përket prezencës së tyre në arsimin parauniversitar, pasi sipas tyre shfaqja publike e besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, nuk duhet të trajtohen si shprehje të një ekstremizmi fetar dhe cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime të këtyre praktikantëve besimtarë.
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, një organizatë e pavarur kjo, që mbledh në gjirin e saj një numër të madh teologësh myslimanë, është përfshirë në debatin publik për çështjen e shamisë islame, i nxitur nga projektligji për arsimin parauniversitar. Me anë të një deklarate ata kanë sqaruar se shamia nuk është simbol fetar, ndaj nuk mund të ndalohet nëpër shkolla. "Mbulimi i trupit dhe i kokës (jo i fytyrës), për një besimtare myslimane, që ka arritur moshën e pubertetit, është një obligim i besimit dhe praktikës islame. Ky detyrim është i sanksionuar në Kuran dhe për të, ka një unanimitet solid, në mes të gjitha shkollave dhe interpretimeve teologjike islame, si ato tradicionale, ashtu edhe ato bashkëkohore. Aq i qartë dhe i pandryshueshëm është ky qëndrim, saqë ai konsiderohet shenjtëri e paprekshme e fesë islame", - sqarojnë ata në deklaratën e tyre. Më pas ata shtojnë se rikonfirmojnë atë që është deklaruar edhe më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë se, shamia nuk është një simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit musliman.
Sipas tyre, ndalimi i shamisë në arsimin publik parauniversitar, jo vetëm që përjashton një kategori të rëndësishme të shoqërisë shqiptare nga e drejta e arsimimit, por ai dëshmon për përjashtimin e tyre nga jeta publike. "Kërkojmë që kërkesa jonë për të ushtruar të drejtën e shfaqjes publike të besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, dhe njëkohësisht, për t'u arsimuar në shkollat publike, apo për të punuar në institucione të tilla, të mos trajtohen si shprehje të një ekstremizmi fetar dhe si cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime për t'u plotësuar nga ana e tij", - përfundojnë ata.
Por pervec muslimaneve, në debatin që ka lindur pas prezantimit të draftit të ri të arsimit parauniversitar janë përfshirë edhe katolikët. Ata janë deklaruar kundër të këtij projektligji të ri që ndalon ekspozimin e simboleve fetare në ambientet shkollore. Monsinjor Rrok Mirdita, ka deklaruar se ky draft nuk duhet të aprovohet. Sipas tij, kjo pasi nuk përcaktohet qartë se çfarë kihet parasysh me simbol fetar, ndaj sugjeron që të rishikohet kjo pikë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi