Idriz Zeqiraj: HAJNI DENOHET EDHE PER DYSHIMIN E BAZUAR
Faqja 1 e 1

HAJNI DENOHET EDHE PER DYSHIMIN E BAZUAR
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 janë të dytat me radhë që organizon administrata shtetërore e Kosovës. Një vit më parë Kosova i bëri zgjedhjet lokale. Nga vjedhjet flagrante zgjedhjet u përsëritën në tri komuna. Ndërkohë që vezhguesit e specializuar për këtë deklaruan dhe argumentuan se zgjedhjet duhej përsëritur në 22 komuna!
Çuditërisht, ende nuk është përmbyllur procesi i zgjedhjeve të vjeme lokale, filloi procesi i zgjedhjeve qendrore. Për një çast u mendua se parregullsitë e zgjedhjeve të para, mund të ishin edhe mungesë e përvojës të duhur. Por, zgjedhjet e dyta me radhë treguan diçka tjetër: paaftësinë totale për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Dhe, kjo dëshmohet me përsëritjen e zgjedhjeve në tri komuna, në dy të tjera të pjesëshme dhe me numërimin e 40 % të votave të përgjithshme. Përmasa e vjedhjes i përjashton komentet.
Hajni dënohet edhe për dyshimin e bazuar. Nëse hajnia bëhet në mjediset ku është vënë re lëvizja e hajnit përsëritës, dyshimi i bazuar mund ta prangosë atë. Dhe, nëse partia në pushtet kishte vjedhur në zgjedhjet lokale, përveç blerjes të votave në seri, duke e konkuruar partinë motër të kuqe, Aleancën, ajo kleptomaninë e votave e shpërfaqi hapur edhe kësaj radhe në Skënderaj, Drenas... Themi hapur e pa droje fare, sepse kemi, të filmuar, djem të organizuar, duke plotësuar fletë-votime jashtë salles, madje duke sharë "he, bre, nanën Putinit", duke aluduar në kryetarin e një partie tjetër. Një edukatë e denjë për njerëz rrugash.
Pra, nëse në Skënderaj, Drenas e Deçan vjedhja u bë e hapur, madje deri në filmim, pse të mos këtë pasur vjedhje, paksa më të kujdesshme, në të gjitha komunat tjera të Kosovës? Prandaj, hajni përsëritës në vjedhje, merr dënim maksimal për krimin e bërë të vjedhjes, sepse paraqet rrezikshmëri të theksuar. Pikërisht për këtë duhej të përsëritëshin zgjedhjet në tërësi, si leksion që nuk mund të këtë tolerancë ndaj hajnisë, manipulimeve dhe keqpërdorimeve të votës të qytetarëve. Aq më parë duhet bërë kjo, kur dihet se vetëm partia me pushtetin në dorëheqje ngulmon se zgjedhjet ishin "mrekulli", ndërsa 70 % opozita betohet se zgjedhjet ishin "hajni"!
Për ndryshim nga herat tjera, kësaj radhe edhe nga brenda partisë në pushtet ka zëra se vjedhja ka qenë faktike. Zoti Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, në pyetjen: "Si e vlerësoni procesin zgjedhor", është gjegjur: "... Sukses i demokracisë nuk mund të jetë në asnjë mënyrë, përkundrazi, është degradimi më i madh i demokracisë gjatë këtyre dhjetë vjetëve".
Risi e këtyre zgjedhjeve ka qenë edhe vjedhja brenda partiake, lufta për postin e deputetit, njëri nga kolltuqet më të rehatshme dhe pa fije përgjegjësie, njësoj si sistemi i drejtësisë - tepricë teknologjike.
Edhepse kanë kaluar 12 vjet, si çekan në kokë më rrahin fjalët e një mikut tim, konvertues i partisë, i cili, në njërën nga dhomat e Përfaqësisë të Kosovës, më tha: "Këta, (Lëvizja), po thonë se pa gjak nuk ia lamë pushtetin LDK-së"! Dhe, vërtet, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin nga stalinistët e Kosovës është derdhur gjak dhe vazhdon të përgjaket Kosova edhe sot e gjithë ditën. Lideri i "Vetëvendosjes", Albin Kurti, në ditën e zgjedhjeve tha: "Ka pasur vrasje në tentativë". Dhe, e ilustron me rastin e Malishevës: "Djalit të dëshmorit Ymer Krasniqi, Beratit, militantët parapolitikë ia kanë futur revolën në fyt, dhe kur ka ardhur polici, i cili ia ka vendosur në kokë revolën atij që ia ka vendosur revolën në fyt vezhguesit tonë, tek atëherë është parandaluar më e keqja".
Dhe, gjaku u derdh sërishmi. Një dhembje e madhe, madje që i kalon përmasat e dhembjes të familjes dhe të fisit. "Djali m`u vra për vota" - tha nëna e viktimës, Skënderit. Dhe, kjo është e vërteta. Partia jep urdhër se "fitorja duhet të jetë e jona me çdo çmim"!! Rrahja dhe kërcënimi me armë ditën e votimit u hesht, përkundër çdo etike e norme njerëzore e ligjore.
Çfarë bëri policia kur konstatoi incidentin e rëndë të 12 dhjetorit? Si zakonisht, asgjë! Themi asgjë se pjesëmarrësit në incident ishin të lirë dhe punonin, më 02 janar 2011, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ashtu siç ishin të lirë edhe pala tjetër!!
Ligji amerikan, për një revole pa leje, dënon 5 (pesë) vjet burg, madje sikur mbajtësi i saj të jetë edhe i biri ose e bija e Presidentit të vendit. Ndërsa për një kërcënim me armë, i cili, pavarësisht rrethanave, përjashto këtu vetëmbrojtjen, ligjërisht cilësohet si vrasje e mbetur në tentativë dhe ligja e përbotshme, bazuar në kodin e Napoleonit, dënohet deri në 15 vjet burg. Në të dy rastet arrestimi bëhet menjëherë dhe hetimet bëhen në kushte biruce. I zbatoi këto procedura të domosdoshme ligjore policia e shtetit të Kosovës? - Jo! Me këtë lëshim flagrant, policia u bë pjesë e krimit. Dhe, shkaku solli pasojën - hakmarrjen e skajshme, rrahjen, plagosjen, vrasjen! Skajmërisht e dhimbshme dhe fatalisht e llahtarshme!
Na përrallisin disa kalemxhinj e dilinxhinj të pushtetit se "ka ligje", "ka drejtësi" në shtetin e Kosovës! Dhe, cili është ai qytetar i marrë sa të besojë ende se Kosova është shtet ligjor?! E gjithë ajo armatë juristësh, është e shantazhuar dhe e kërcënuar nga bandat, që, faktikisht, bëjnë ligjin në Kosovën tonë. Të lirë ndjehen vetëm disa avoketër të krimit, të cilët mbrojnë bandat kriminale. Dhe, këta shtohen si këpurdhat pas shiut dhe ndjehen krenarë, sepse duke e mbrojtur krimin e "çlirimtarëve", bëhen pjesë e krimit.
Familja Limaj e Banjës dhe ajo Krasniqi e Carallukës të Malishevës, kanë qenë pjesë e luftës. Dekada më parë kam njohur shumë nga këto familje, ndërsa me Istref Limaj dhe Hamëz Krasniqin kemi punuar në shkollën e Banjës. Dy burra që i kujtoj për të mirë dhe me respekt të veçantë.
Zotin Gani Krasniqin e njoha në Tiranë. Vinte nga lufta dhe ishte shumë i interesuar për unifikimin e faktorit ushtarak. Këtë bashkim e kërkonte baza, ata që luftonin brenda Kosovës. Krahu institucional, si gjhithmonë, ishte i gatshëm dhe e mirëpriti angazhimin e zotit Krasniqi. Por, e sabotonin dhe e refuzonin ata që intrigonin jashtë Kosovës, duke qenë të zënë me planet për të marrë pushtetin.
Në dramën e përgjakur të Banjës po lakohet edhe emri i Gani Krasniqit, sepse djemtë dhe të afërmit e tij janë pjesëmarrës të rastit tragjik. Mësova se atë e goditi tej mase ky rast, u sëmurë dhe rrezikon përkeqësim të shëndetit. Zoti Krasniqi ka dhënë prova të një kombëtari të përkushtuar për atdheun. Lirisë i fali edhe djalin. Kam bindjen se humbjen e familjarit të Limajve e ka përjetuar në atë masë sikur t`i jipte lamtumirën njërit prej djemve të tij. Andaj, në trajtimin e këtij rasti tragjik lypset maturi dhe mençuri. Zotërinjtë Fatmir Limaj dhe Gani Krasniqi kanë qenë shokë lufte dhe urojmë e shpresojmë se do të mbetën shokë e miq edhe në paqe, duke e tejkaluar këtë gjëmë të madhe, për t`i shtrirë dorën e pajtimit reciprokisht. Kosova do t´i gëzohej fort këtij pajtimi. Plaku urtak, Anton Çetta, me mesazhin e tij fisnik, gjithherë duhet të jetë i pranishëm në mesin tonë.
Kemi hyrë në vitin e 13-të të përcjellë me krime nga më të ndryshmet dhe jo vetëm që nuk i kemi dënuar e ndëshkuar kriminelët, por, përkundrazi, i kemi mbrojtur marrëzishëm, duke organizuar protesta e marshime të turpshme, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve. Dhe, duke e pasur Evropën dhe Botën brenda Kosovës, na kanë testuar aq bollshëm, sa konsiderata e tyre për ne mund të shprehet me atë që përdorë populli: "Si foli shqiptrari, si pordhi magari, është njësoj"!
Zgjedhjet e 12 dhjetorit janë tërësisht të dështuara dhe si të tilla janë të papranueshme. Pranimi i tyre do të legjitimonte manipulimet për zgjedhjet e radhës. Kushdo që do të pranonte koalicionin me partinë e inkriminuar "fituese", apriori do të bëhej pjesë e krimit. Dy palë zgjedhjet e bëra me forcat vetanake, dëshmuan se Kosova nuk ka as mundësi teorike për të mbajtur zgjedhje të lira e demokratike, sepse bandat e kuqe janë të kudondodhura dhe përherë aktive.
Pushteti aktual, tashmë, ka blerë e pushtuar , pothuajse, të gjithë median e shkruar dhe atë elektronike. Janë shkelur norma, etika, morali. Janë vënë në rrjeshtim si grevëthyesë të pacipshëm botuesë, gazetarë dhe analistë. Bajatshëm i referohen momentumit të Kosovës. Gjoja, për hir të situatës, duhet pranuar zgjedhjet e dajakut, të parasë, të vjedhjes dhe të manipulimeve masive! Fabrikohen akuza monstruoze për partitë tjera, për liderët e tyre, madje duke përgjithësuar nuk kursehet as anëtarësia e partive rivale.
Tendenca për ta inkriminuar një parti që në nismë të debutimit të saj, siç është "Vetëvendosja", nuk është e shëndetshme për demokracinë e brishtë, më sakt, të hiçtë të Kosovës.
Dekada e shkuar nën sundimin e UNMIK-ut dhe tani të EULEX-it, duhet konsideruar si vite të humbura. Këto misione ndërkombëtare, burokratike, të cilat nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, për veprimet ose mosveprimet e tyre, janë bjerrakohës të pamëshirshëm. Ndërkohë, Kosova nuk ka kohë për të humbur, sepse ajo i ka bjerrur dekadat, shekullin në robëri.
Albin Kurti me shokë mendon se të huajt duhet të largohen dhe Kosova të vetudhëhiqet! Me gjithë difektet serioze që kanë këto misione në shërbim të Kosovës, megjithatë, prania e huaj ka qenë dhe do të jetë e nevojshme, madje e domosdoshme për Kosovën. Zotit Kurtit ia kujtoj një të vërtetë absolute se, po të mos ishte prania ndërkombëtare në Kosovë, bandat e kuqe të partive rivale, do t´ia thyenin dhëmbë e dhëmballë. Dhe, Albini nuk do të mund të intervistohej majtas dhe djathtas. Elokuenca e tij do të shterronte në heshtje varri. Madje, jo vetëm e tij, por edhe e Glaukut me shokë.
Në "Vetëvendosjen" e Albinit kanë penetruar edhe disa kuadro të organizatës të veteranëve të "luftës", më sakt, të pasluftës, të cilët me cytjen e Serbisë dhe aprovimin e të majtës ekstreme të Kosovës, në pranverën e 2004-ës, sulmuan kishat dhe vendbanimet serbe në Kosovë. Rrjedhojat ishin fatale, lindën dhe u konsoliduan enklavat serbe në Kosovë. Me këto akte, të inskenuara nga Serbia dhe të zbatuara nga lukunia komuniste e Kosovës, shqiptarët mbetën të vrarë, të fikur dhe të koritur. Po këta "heronj" u filmuan, me çekanë në dorë, duke i goditur e rrokullisur makinat ndërkombëtare, djersë e tatimpaguesëve Perëndimorë. Dhe, që atëherë, bota po hamendët: "A meriton Kosova të jetë, vërtet, shtet?!" "Vetëvendosja", për të qenë parti serioze dhe pretenduese për pushtet, duhet të spastrojë radhët nga "jallan çlirimtarët" dhe horrat tjerë arrivistë dhe karrieristë.
Dilema e madhe: Çfarë duhet të bëjë Kosova, për t`i djegur etapat pritëse të emancipimit, zhvillimit dhe të demokracisë? Dihet se në Kosovë, sot, nuk ka liri dhe aq më pak demokraci. Madje janë zvetnuar shpresat për këto dy emërtesa aq të dëshirueshme për popullin e Kosovës. Përkundrazi, ka tendencë të regresit. Kosova, çdo ditë e më shumë, madje edhe më hapur, po e anashkalon demokracinë dhe ka preferencë diktaturën, me elemente të bollshme të fashizmit. Listat e turpshme të kandidatëve për deputetë, faktojnë pakundërshtueshëm këtë të vërtetë të dhimbshme për Kosovën.
Psikologët thonë se jeta e rrëmujshme e një çifti, ndikon fort në përcaktimin e fatit të fëmijëve të tyre. Dhe, ende më shkoqur, vajza e këtij çifti grindavec, priret për të marrë burrë të vështirë. Diçka e tillë po i ndodhë edhe Kososvës. Robëria e gjithmonshme, ka injektuar diktaturën e përjetshme dhe ende vazhdon të votojë për atë.
Kosovës nuk i duhet një mision mbikëqyrës pasiv, si UNMIK-u apo EULEX-i, por i duhet një administrim aktiv, i përkushtuar për zhvillim, emancipim dhe demokratizim. Administrimin e Kosovës duhet ta bëjë një shtet i vetëm i botës demokratike, i fuqishëm në ekonomi dhe me sistem të përkryer të ligjshmërisë. Ai shtet do ta merrte përgjegjësinë morale dhe ligjore për të gjithë jetën e vendit. Ai nuk duhet të jetë neutral karshi statusit të Kosovës dhe duhet t´i mbrojë interesat e popullit të Kosovës. Shteti administrator i shtetit të Kosovës, për veprimtarinë e tij, do të duhej t`i jipte llogari bashkësisë ndërkombëtare. Krahas administrimit, do ta bënte edhe përgaditjen e nevojshme të kuadrit të kualifikuar vendorë, i cili, në përspektivë, do të aftësohej për të marrë në dorë drejtimin e shtetit të Kosovës. Një kërkesë e tillë duhet të jetë imperativ i kohës, madje parësi ngulmuese e forcave politike të vendit, për ta nxjerrë Kosovën nga kolapsi ekonomik dhe politik. Pritjet dhe hamendësimet e mëtejme, për një nismë të tillë, assesi nuk janë në të mirë të Kosovës.
Vetëm një Kosovë pa hajna, banda e banditër, do të meritonte të bëhej shtet i barabartë me shtetet tjera të botës të qytetëruar.
Janar 2011

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi