Agim Gashi:Funerali me trupin e Adedin Gashit u përcoll për në vendëlindje
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:Funerali me trupin e Adedin Gashit u përcoll për në vendëlindje
Abedin Gashi
Agim Gashi
Funerali me trupin e Adedin Gashit u përcoll për në vendëlindje
Si kemi lajmëruar edhe dje, se më 06.01.2011 në Stolberg të NRW në Gjermani, ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi. Lajmi mbi vdekjen e tij tronditi të gjithë ata që e njohën këtë njeri zemërgjërë, njeri bujar, njeri që nuk e njifte urrejtjen e mbi të gjitha atdhetar e patriot i devotshëm për Pavarsinë e Kosovë.
Ishta antarë i LDK-së që nga fillimi dhe aktualisht Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW.
Abedin Gashi lindi në Prishtinë më 18.03.1956. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan ndërsa studimet e ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Abedini punoi në KEK që nga viti 1978, prej nga largohet dhunshëm nga soldateska e politikës serbosllave vitin që Serbia aprovoi masat e dhunës në tërë tertorin e Kosovës. Veprimtaria e Tij patriotike ishte bërë halë në sy te pushtetarët e atëhershëm andaj u detyrua si shumë bashkëatdhetar ta lëshon atdheun për të mund ta vazhdonte në mërgim, pikrisht në Gjermani që nga viti 1992. Me ardhjen e Abedinit në rrethin e Aachenit filloi të begatohet edhe jeta patriotike e kulturore në vetë qytetin e vjetër të Achenit por edhe në rrethinat tjera ku vepronte ai. Sëshpejti kyçet edhe në strukturat e LDK-së për Gjermani për të mos u ndarë asnjëherë nga aktiviteti i Tij politik e patriotik, sidomos në mbledhjen e 3%-shit për Kosovën, ndihmave tjera për arsimin e të varfërit e deri te mbledhja e fondeve të luftës që falë këtij patrioti ishin shuma të konsiderueshme.
Sot në Stolberg të Gjermanisë ishin tubuar qindra bashkëatdhetarë për ti dhënë lamtumirën e fundit këtij mërgimtari me zemër vigane e shpirt njeriu prej patrioti. Në këtë përcjellje merrnin pjesë familjar, miq e të njohur të tij e deri te strukturat më të larta të LDK-së, Dega në Gjermani. Aty kishte ardhë Kryetari i Degës së LDK-së së Gjermanisë Qazim Bajgoraliu, Nënkryetari Miftar Dragidella, Kandidati për Deputet në Parlamentin e Kosovës Anton Kolaj, antarë tjerë të Kryesisë së LDK-së, poeti Faruk Tasholli, gazetari Muharrem Ramabaja, veprimtari Muharrem Sfarqa, rapsodi Agim Gashi e shumë e shumë bashkatdhetarë të cilët me lot në sy u ndanë nga i ndjeri për të jetuar me kujtimet dhe dashurinë që na e la trashëgim. Duke pasur parasysh këtë numër të madh bashkëatdhetarësh në mënyrë krejtsisht spontane bashkëveprmtarët e të ndjerit, majtën një ceremoni të shkurtër mortore, ku me fjalë përkujtuese e me dhëmbje për vepren dhe jetën e Abedin Gashit, opinionet e tyre para të pranishmëve i shprehen Qazim Bajgoraliu, Anton Kolaj, Miftar Dragidella, Faruk Tasholli, Muharrem Sfarqa, Agim Gashi, Muharrem Ramabaja, Sahit Haziri etj.
Për fjalët ngushlluese në emrin e familjes Gashi u falenderua djali i Abedinit Muharrem Gashi i cili falenderoi mërgimtarët, miqët dhe bashkëveprimtarët për ngushllimet dhe për prezencebn e treguar në këto çaste të rënda dhimbjeje dhe pikllimi.
Nga ky takim u caktua edhe delegacioni në përbërje Anton Kolaj, Qazim Bajgoraliu dhe Muharrem Sfarqa i cili do të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit në atdhe.
Varrimi i z. Abedin Gashit bëhet nesër në varrezat e qytetit në Obiliq. Kortezhi niset nga shtëpia e tij që gjendet në rrugën „Agron Rama“ nr. 23 në Obiliq.
Edhe unë si autor i këtyre rrjeshtave u ndava nga miku im Abedini që në aktivitetet e ndryshme kulturore e patriotike ishim sëbashku, e nganjëherë edhe duke udhtuar nëpër tërë Evropen që të arrihet liria e pa përdhosur. Fjalët e fundit që ia thashë ishin këto:
Vargje dhimbjeje për mikun!
Lamtumirë Abedin Gashi
Lamtumirë o i dashur mik,
Kishe vlera të mëdha njerzore
Ishe burrë zemërçelik.
Do të jetojmë me krenari
Që të njohëm e t´patëm Ty,
Zemra jote bënte tik-take
Pë Kosovë e për liri.
Shko të flesh në tokë Kosove
Për të cilën je mundu,
Do ta gjesh Ibrahim Rugoven
Me u qmallë me bisedu.
Mos harro tu tregosh t´vërteten
Atyre luleve të Vatanit,
Ibrahimit e Sali Çekut
Agimit, Zahirit e Fehmi Aganit.
Takon Xheven me Fehmiun
Shumë të tjerë dhe Legjendarin,
Mixhen Shaban me të dy djemtë
Hamëz dhe Adem Jasharin.
Bëhu engjëll bashkë me tjerë
Atje larg në përjetësi,
T´fluturoni mbi qiell të Arbërit
Të na mbroni në liri.
Lamtumirë miku im Abedin Gashi!
http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=97524
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Jan 11, 2011 3:08 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Sabit Rrustemi: Koment mbi vdekjen e Abedin Gashit
Sabit Rrustemi: Koment mbi vdekjen e Abedin Gashit
Miq
Ky moment sado i rëndë, prekës dhe pikëllues, na obligon ta përballojmë dinjitetshëm. Sepse, vetëm kështu nderojmë figurën e atdhetarit dhe veprimtarit Abedin Gashi.
Vdekja, si dhe lindja, është një proces i natyrshëm , i pandalshëm dhe i paparalajmërueshëm. Sado që shenjat e saj nganjëherë reflektojnë, neve jemi të prirur ta shmangim këtë goditje të ftohtë që prekë mu në zemër, të mos e pranojmë, sepse jetën e duam më shumë dhe, e duam për secilin.
Abedini ynë, ishte në moshën më të mirë të jetës dhe veprimtarisë së tij.
Sëmundja që dhe ia solli vdekjen, gjatë kohë ishte fshehur qenies së tij. E godiste herë pas here dhe pushonte. Derisa Abedini nuk ndalej. I injoronte ato të therrura. Dhe, ecte, ecte rrugëve përmes të cilave mbante familjen, miqtë, mbante dhe ndihmonte veprimtarët dhe, krejt atë që kërkohej prej tij, në emër të Kosovës, përmes një embleme që e kish ngulitur në zemër: LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës.
Dhe, i heshti këto të therrura, përderisa gjatë verës së 2010-tës, kjo sëmundje e zezë, doli sheshit.
Për gati gjashtë muaj, Abedini u përballë me të. E, nuk ju dorëzua lehtë.
Ai ish një karakter i fortë prej burri që s' jepej për asgjë. As para kësaj tinzareje që tashmë nuk fshihej sepse kishte krijuar epërsinë.
Njëmend, në kohën kur Abedini projektonte vepra të reja për LDK-në dhe Kosovën, si pjesë e veprimit të parreshtur në mërgatë, sëmundja që ia kish ngrënë tinëz trupin, nuk u fsheh më dhe, mjerisht, bëri të veten.
Ai përfundimisht shporri dhembjet, u kthye me fytyrë kah i Lumi Vet dhe u nis për në amshim, drejt thellësive të zemrës dardane, siç ishin nisur dhe të tjerë para tij.
Neve na la me mallë, na la me kujtime shumë, me vepra e fjalë të mira dhe me një kërkesë që e përsëriste pa pra: bashkë vetëm bashkë për ta bërë si duhet Kosovën, për hirë të emrit të doktor Ibrahim Rugovës.
Vetëm bashkë!
Ora e Kosovës rrah përmes vizionit , emrit dhe veprës së Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës.
Rrah edhe përmes hapit të pandalshëm të Abedin Gashit.
Do jenë pasardhësit e tij, miqtë, veprimtarët e shumtë dhe gjithë ata që e njohën e nk e njohën, të cilët do vazhdojnë ecjen për t' mos u ndalur ajo Orë dhe për të arritur Kosova aty ku e ka vendin, në familjen e shteteve europiane, me krejt shqiptarët.
Duke besuar dhe vepruar që kjo të ndodhë, le të lutemi që trupi i tij, i bekuar dhe nga I madhi Rugovë që e deshi aq shumë, të lëshohet i qetë dhe përjetshëm në Shtëpinë e Përjetshme, në Kosovë, në "ma t'amblin vend"!
Gjilan, 7 janar 2010, 21:01 min
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi