“Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë të gjallë në Pejë
Faqja 1 e 1

Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban të pavërteta. Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, e të cilët janë gjallë dhe jetojnë në Pejë. Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave dhe mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës. Për ta, raporti është shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt. Paralajmërojnë padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur.
Më i vjetri i familjes Muriqi, Ramizi e lexon për të di satën herë gazetën dhe nuk u beson syve.
Ai lexoi dhe dëgjoi se Sadik dhe Vesel Muriqi kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur nga Haga në rastin Haradinaj dhe janë vrarë, ashtu siç pretendon raporti i fundit i Këshillit të Evropës për dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë.
KTV-ja i takon të gjallë teksa jetojnë në Pejë normalisht dhe ky duket të jetë fakt i mjaftueshëm që të rrëzojë pohimet e raportit që pretendon se në Kosovë janë vrarë dëshmitarët për krime të luftës.
Në rrëfimin ekskluziv për KTV-në, Ramizi përkrah njërit prej të përmendurve si të vdekur, Sadik Muriqi, tregon se bashkëfamiljarët e tij kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt në jetën e tyre me Hagën.
Ai nuk di si ta argumentojë se janë gjallë pos t’i tregojë letërnjoftimet e tyre, ndërsa kërkon edhe të verifikohet kush ka dyshime.
Raportin e quajnë shpifës.
Sadik Muriqi, i përmendur në raport si i vrarë, është më fjalëpak, por ende ndihet i shokuar lidhur me atë se një deputet i një institucioni, si Këshilli i Evropës, i shpallë ata të vdekur dhe shkruan të pavërteta.
“Unë kur e kam ni në televizion, e kam ni veten shumë keq për do gjana që s’më kanë ndodh kurrë. Skam qenë dëshmitar i kurrkujna kurrë. E kam ni veten keq. Nuk e di qysh mundet me qit emra në raport, kur njerëzit janë gjallë”.
Raporti shpifës për dëshmitarët, thonë ata, dëshmon se i gjithë raporti i Dick Martyt është i tillë.
Ata paralajmërojnë padi dhe kërkojnë ndihmën e medias që të vazhdojë të raportojë të vërtetën, duke i ndaluar shpifjet që në fillim.
Disa ditë më parë, deputeti nga Monakoja i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Charles Gardetto (në foto), në raportin për dëshmitarët e mbrojtur, theksonte se në Kosovë gjendja është shumë e rëndë. Në raport pretendohej se në rastin Haradinaj, disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim janë vrarë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
Raporti është futur për diskutim në agjendën e sesionit dimëror të Këshillit Evropës, që pritet të zhvillohet mes 24 dhe 28 janarit, ku do të prezantohet edhe raporti i Dick Martyt me pretendimet e tij për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
Fakti që dy prej emrave të përmendur janë gjallë mund të ngjallë debat lidhur me kredibilitetin e raportuesve dhe të vetë Këshillit të Evropës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi