Qemal Sakajeva:Luftë politike me shtegtimin e ikësve
Faqja 1 e 1

Luftë politike me shtegtimin e ikësve
Qemal SAKAJEVA
Dukuria më e veçantë politike, e parafushatës zgjedhore 2009, është shtegtimi i ndërsjellë i militantëve: disa të LSI-së rikthehen në strukturat e PS-së, ca të PS-së kapërcejnë në strukturat e LSI-së. Ata ikin heshtazi dhe mbërrijnë zhurmshëm. Që prej atje, shpallin arsyen pse u larguan. Partitë, ikjet i quajnë zbutur - “largime”, dhe mbërritjet - “prurje”. Kur u hyn më thellë akuzave që shoqërojnë braktisjet, në to ndesh përcaktime si, atmosferë mbytëse brenda partisë apo blerje të neveritshme me lekë të thata. Nga kjo, të shkon mendja, se e vërteta duhet të thuhet më drejtpërdrejt: këta nuk janë të larguar, të ikur apo të përzënë, ata më shumë ngjajnë me pengje që përdoren për sulme politike.
“Bing Bang-u” që krijoi “Yllësinë e Pluralizmit” shqiptar, nuk mund të veprojë më tej se kaq: nga i njëjti popull, i vogël e me një parti, u krijuan shumë parti për të njëjtin popull të vogël. Copëzimi i mëtejshëm, tashmë, përbën një dukuri dekurajuese, sepse prej atij procesi shpërthyes dikur, nuk u përftuan parti me fuqi politike konkurruese ndaj dy të mëdhave, PD-së dhe PS-së. Ndërsa, gëlltitja e të voglave nga të mëdhatë, gjithashtu, nuk ka ndodhur. Është mendim që vetëm sa vetëtinë, një shenjëz e pamjaftueshme për të karakterizuar ndonjë zhvillim të dëshiruar, ndoshta, vetëm i pritshëm në kohë. Po të përqasim Konicën që, ndër dymbëdhjetë shqiptarë trembëdhjetë duan të jenë komandantë, edhe me partitë është gati asisoj: nga dymbëdhjetë parti trembëdhjetë duan të futen në Kuvend. Por, për të kaluar përtej asaj dere, nevojiten luftëtarë. Pikërisht, kjo e vë në spikamë betejën e egër PS - LSI. Është një luftë politike ku palët nuk ballafaqojnë ide e forcën e tyre, por zënë pengje dhe gjuajnë akuza.
Kjo, ndërmjet këtyre dy partive, ngjet për shkaqe të kuptueshme. LSI-ja llogarit një PS të dobësuar, sepse ish - kryetari i saj historik, Fatos Nano, për shumë kohë bën heshtësin e madh, ndërsa mbështetësit e tij në parti, ndjehen të pakënaqur nga shpërfillja. Të shpërngulurit nga Bashkia e Tiranës tek Partia, nuk vështrohen me merita të vërtetuara. PSV91 (Partia Socialiste e Vërtetë ’91), është e re, e sapo ndarë nga Partia Socialiste, por duke u vetëquajtur Parti Socialiste e Vërtetë dhe në aleancë me LSI, bën thirrje: mos votoni Edi Ramën, sepse ai i ka tjetërsuar vlerat e socialistëve. Dhe, LSI-ja e dalë prej PS-së, nuk është aleate, por kundërshtarja më e ashpër. Ajo vetëndjehet e rritur, e shtuar me anëtarësi, me ambicie të shpallur: o tani o kurrë, është koha për të dalë në krye e për t’i prirë së majtës.
Midis dy partive, njëra e dobësuar dhe tjetra e fuqizuar, po përdoret lufta e shtegtimit të ikësve. LSI-ja i mori Partisë Socialiste kryetaren e komunës së Ndroqit në Tiranë, e cila nuk nguroi e doli në TV. Atëherë, PS-ja i rrëmbeu Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Shkodër, ish-ministren e Kulturës dhe kryetarin e bashkisë së Urës Vajgurore të cilët, gjithashtu, i nxori në TV e folën. Pa vonesë, LSI-ja i zhvati Partisë Socialiste një grup prej shtatë vetash, ish - zëvendësministra e ish - deputetë, që dolën e folën para kamerave. PS, ditën tjetër i mori LSI-së tre këshilltarë në qytetin e Vlorës që, edhe ata thanë shkaqet në TV. Në këtë shtegtim ikësish, e akuzash që shoqërojnë ikje - mbërritjet apo largime - prurjet, gjëja më e pabesueshme tingëllon aritmetika me ta, kur thuhet se ato shtojnë anëtarësinë e së cilës palë. Ushtria luftuese e asnjërës nuk shtohet me pengje, por kumti që përcillet me këtë lloj lufte, me të ikur e mbërritës, përbën qëllimin dhe qëllimi është shtimi i votuesve: “Ju, socialistë e simpatizantë, jepni votën për LSI-në, sepse njerëz të rëndësishëm të PS-së po vijnë te LSI-ja!”, apo “Ju, lësëistë dhe simpatizantë, votoni për PS-në, sepse vetëm kjo parti mund ta sjellë të majtën në pushtet”. Duke qenë se, ky ndikim i ndërsjellë nuk mund të kryhet me një apo pesëqind individë, militantë të thjeshtë apo figura të rëndësishme, dhe brenda një dite e të mbajë vlagë për deri në zgjedhje, shfaqja e shtegtimeve të ndërsjella është bërë e përditshme: sot njofton njëra, nesër tjetra, nganjëherë të dyja brenda së njëjtës ditë, që të mbahet sa më i trazuar elektorati i majtë. Ky veprim i dyanshëm, nuk është vetëm “arrati”, por edhe një spektakël ekranesh, i pasuar nga dy kryetarët, Rama dhe Meta, apo zëdhënësit, në një garë me përcaktime për t’u mbajtur mend, që e shkallëzojnë luftën e pengjeve dhe të akuzave vetëm në ngjitje. Edhe pse është e njohur aforizma që, politikë të përhershme nuk ka, por ka interesa të përhershme, ndarja mes PS dhe LSI është aq e thellë, e mbuluar me aq epitete të rënda sa, duket tejet e guximshme, të mendohet se, ato mund të futen në aleancë me njëra-tjetrën, me përjashtim të hamendjes, nëse njëri nga kryetarët do të largohej pas zgjedhjeve, domethënë, PS të futet në aleancë me LSI-në pa Metën, ose LSI-ja të futet në aleancë me PS-në, pa Ramën

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi