Abdi Baleta:Humbja e drejtpeshimit dhe kapërcimi i masës
Faqja 1 e 1

Humbja e drejtpeshimit dhe kapërcimi i masës
Abdi Baleta
Ekrani i “Top-kanalit” dhe “Kultura e skandalit”
U rrëzua dhe “aksioma” se në shtyp e propagandë edhe çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se tri ditë. Megjithëse kanë kaluar shumë ditë qysh kur plasi publikisht “skandali Pango” në një emision të programit satirik “Fiks fare”, në kanalin televiziv “Top Channel”, ekranet e tjerë televizivë dhe në faqet e gazetave vazhdojnë të gjëmojnë e të nxijnë lajmet, bisedat, komentet, replikat rreth këtij skandali.
Sapo u bë i njohur ky skandal në Shqipëri lajmi mori dhen, deri në skajet më të largëta të botës. Fjalën “Pango” e pamë të shkruar me germa latine midis hieroglifeve në tekstet e gazetave kineze. Shqipëria filloi të përmendej në botë në një kontekst krejt të ri, “me humor hokatar”, si vendi që gjithnjë është zënë në gojë për ngjarje të rënda e të trishtueshme, ndërsa kësaj radhe hyri në kronikat ndërkombëtare me një histori rozë të një qeveritari, që u shkarkua në vend për turpin që i solli qeverisë ndonëse mëkatin nuk e çoi deri në fund.
Shkathtësi apo kurdisje
Kurse në Shqipëri specialistët e skandalologjisë rozë nxituan të na kujtonin disa nga historitë më të bujshme në të shkuarën. U përmend sërish ai ish-ministri britanik i mbrojtjes i viteve 1960, që e pat pësuar nga dalldisja pas një bukurosheje (për këtë ka pas shkruar atëherë me qesëndi edhe “Zëri i Popullit” në Tiranë). U përmendën edhe emrat e një ish-presidenti të Francës, të një ish-presidenti të SHBA e të tjerë. Sikur donin të thoshin se edhe Shqipëria më në fund e regjistroi emrin e një pushtetari të saj në këtë sërë njerëzish të shquar, pikërisht tani në prag të anëtarësimit të saj në NATO.
Disa ditë para shpërthimit të “historisë së komprometimit femëror të ministrit të kulturës”, që më shumë do të mbahet mend si kurdisje e shkathët e “gazetarisë investigative”, një gazetë e Tiranës kujtonte një ndodhi të disa dekadave më parë, me kryetarin e një shteti mysliman të cilit KGB-ja sovjetike i kishte kurdisur rrengun e fotografimit komprometues me vajza, gjatë vizitës së tij në Moskë. Kur ia paraqitën filmimet për ta tërhequr në kllapat që donte KGB-ja, mysafiri i lartë nuk e bëri qejfin qeder, por kërkoi t’i përgatisnin disa kopje të tjera që t’i niste për në kryeqytetin e vendit të tij, pa mbaruar ende vizitën në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik.
E veçanta e “ndodhisë shqiptare” në “rastin Pango” është se bëhet fjalë për një “ministër kulture” të vendit, jo për ndonjë mysafir nga jashtë. Bëhet fjalë për një ndodhi që protagonistin e saj e vret më shumë se është “e rastisur”, ndërsa palën tjetër e bën krenare meqenëse ajo e ka stisur që të tregojë se çfarë bëhet e çfarë mund të bëhet në Shqipërinë tonë të zhytur thellë në korrupsion. Disa ditë me radhë debatet e komentet për këtë histori ishin vetëm histeri kundër ish-ministrit të kulturës, të cilin shefi i tij qeveritar e shkarkoi brenda katër minutash dhe fill pas kësaj edhe parlamenti e bëri tabelë qitjeje për shigjetat e kolegëve të tij deputetë që kurrë nuk ishin treguar aq moralistë sa hiqeshin, aq të frymëzuar për të linçuar pandershmërinë e zyrtarëve qeveritarë, për të harruar deri edhe mëkatet e veta që të fshikullonin ato të kolegut.
Më shumë “stisje”
U desh të kalonin disa ditë që njerëzit të ftilloheshin pak nga pak se “rasti Pango” kishte pasur precedentë, se ndodhia me ministrin e zënë në lak kishte dhe protagonistë të tjerë, hapte edhe avaze të tjerë lidhur me “gazetarinë investigative” të kthyer në “gazetari provokative”. “Vajza hallexhinje” nuk kishin shkuar vetë të kërkonin gjithë ndrojtje një vend pune në Ministrinë e Kulturës, por e kishin marrë këtë rrugë serbes-serbes si “gazetarka” të stërvitura për misione speciale zhbiruese e komprometuese. Disa mbrojtës moralistë e adhurues profesionistë të këtij misioni guxuan t’i barazonin ato në statusin profesional me “agjentët policorë” që infiltrohen në bandat kriminale, ose me gazetarët e guximshëm që shkojnë në frontet e luftimeve.
Zyra dhe banesa e ish-Ministrit të Kulturës në filmimet e bëra fshehurazi nuk ngjanin as si mjedise të narkotrafikut, as si ndonjë “fushë beteje” e mëkateve pasionante. Por natyrisht kjo nuk e bën rastin e ish-ministrit të kulturës më pak skandaloz, për sa i përket shkeljes së moralit të qytetarit që mban pozita të larta shtetërore e shoqërore dhe që nëpërkëmb etikën dhe rregullat që është i detyruar të zbatojë, si në zyrë dhe në banesë, kur dikush i paraqitet me kërkesa që hyjnë në kompetencat zyrtare. “Rastësia” dhe më shumë “stisja” që krijuan këtë skandal plotësojnë një tablo të shëmtuar që na shtyn të mos kufizohemi në gjykim vetëm tek një “skandal në kulturën shqiptare”, por të fillojmë të mendojmë edhe më shumë se një “kulturë e skandalit” është krijuar tashmë në Shqipëri dhe që për fat të keq po përhapet e po kthehet në psikozë që e trondit dhe e çorienton rëndë opinionin publik.
Në Shqipëri psikologjia shoqërore ka qenë dëmtuar rëndë qysh gjatë diktaturës komuniste, sepse shqiptarët u detyruan të jetonin në atmosferën e një histerizmi kolektiv që e krijonin rastet e shumta e të pandërprera të linçimeve politike të armiqve të klasës, të popullit, të partisë, të revolucionit, që e ushqenin ndëshkimet inkuizicioniste të bartësve të “mbeturinave të të shkuarës”, të “zakoneve patriarkale” dhe të “moralit borgjezo-revizionist” e të “modave të huaja”. Ishte krijuar një gjendje e rëndë, nga që opinioni publik drogohej pa pushim me fushatizmin për zbulimin e komploteve armiqësore, politike dhe ideologjike. Shqiptarët u bënë të varur nga histerizmi që sillnin këto fushata. Sapo përfundonte njëra njerëzit duhej të viheshin në pritje të një tjetër fushate, që duhej të vinte në mënyrë të pashmangshme.
Varësia
Psikologjinë e varësisë nga histerizmi kolektiv që shkaktonin zbulimi e goditja e veprimtarive të tilla në kohën e komunizmit e ka zëvendësuar shkallë –shkallë varësia nga histerizmi që sjell “kultura e skandalit” në vitet e demokracisë. Histerizmi i politikanëve në “rastin Pango” në parlament ngjante shumë për nga natyra e tij emocionale dhe shpërthyese me atë histerizmin që në kohën e komunizmit shpërthente në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë së Punës gjatë shqyrtimeve inkuizicioniste të mëkateve politike, ideologjike apo morale të njërit e të tjetrit, sipas radhës. Si atëherë edhe tani politika dhe propaganda e kanë përpunuar aq shumë psikologjinë kolektive e individuale të njerëzve sa krijohet një varësi e tyre nga etja për të parë e dëgjuar sa më shumë skandale dhe nga prirja për të shpërthyer në histeri gati të pakontrolluara pas çdo skandali. Edhe vetë politika e propaganda janë zënë rob nga “kultura e skandalit”, përderisa u duhet që pa u shuar zhurma për një skandal të bëjnë gati atë të radhës për ta plasur publikisht. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përpunim dhe nxitje e “kulturës së skandalit”.
Fjala “kulturë” është një fjalë e shenjtëruar në kuptimin e përdorimin e saj të mirëfilltë dhe duket mëkat ta vësh atë në shoqërinë e fjalës “skandal”, e të flasësh për “kulturë të skandalit”. Por për fat të keq po ndodh pikërisht kjo, që skandali nga dukuri e shëmtuar episodike, aksidentale, anësore e shoqërisë shqiptare, po kthehet në tipar i përgjithësuar i jetës së vendit. Për të besuar këtë fatkeqësi mjafton të vështrohen jo vetëm programet humoriste dhe satirike në ekranet e televizioneve shqiptare e në faqet e gazetave, por dhe shumë ndodhi të përditshme që nuk kanë privilegjin të zënë vend në mjetet e informimit publik. Një pasqyrë zmadhuese e “kulturës së skandalit” janë mbledhjet e parlamentit shqiptar, mitingjet politike të politikanëve shqiptarë, deri ekstravagancat që vërehen nëpër rrugët e kafenetë e Shqipërisë. Prandaj të mos sëkëlldisemi nëse përdoren termat “kulturë e skandalit”, por të merakosemi që “skandali” po nxjerr jashtë nga përdorimi i gjerë publik kulturën në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Për të shkruar diçka rreth kësaj teme që tashmë është rrotulluar mbarë e mbrapsht në të gjitha versionet e mundshme të fantazisë, që është ngjyrosur me të gjitha nuancat e mundshme nga penelet e zemëratës së përligjur e deri ato të ligësisë e të hipokrizisë mendova të drejtohem tek fjalorët e gjuhësisë. Për fjalën “skandal”, që është dhe kryefjala e shkrimeve dhe e komenteve për “rastin dhe dukurinë Pango”, në Fjalorin e gjuhës shqipe jepen shpjegimet “ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, rregullave, moralit shoqëror që merret vesh nga të gjithë”. Këto shpjegime janë shumë të goditura për rastin konkret.
Nëse kjo ngjarje nuk do të ishte bërë e ditur nga përkujdesja e veçantë e ekipit të ”Fiks Fare” kronikat shqiptare e botërore do të kishin humbur shansin të regjistronin një “skandal rozë” të njerëzve me pushtet në Shqipëri. Në këtë vështrim “Top Channel” e ka bërë mirë punën e vet. Vitet e fundit ekrani i “Top-Channel” është bërë më i bujshmi midis stacioneve të shumta televizive të Shqipërisë. Programi “Fiks fare” e meriton të përgëzohet për faktin që në gazetarinë televizive shqiptare ka mbajtur më mirë se të tjerët parasysh porosinë e Molieri se “goditja më e rëndë që u jepet veseve është kur ato i zhvesh para gazit të botës”.
Ndikimi i prirjes politike
Për këtë ka ndikuar teknika dhe teknologjia më e përparuar që është siguruar nga investuesit në këtë media televizive. Ka ndikuar pa tjetër grumbullimi nëpër studiot e tij i shumë specialistëve nga fushat e ndryshme të gazetarisë, të humorit, të publicistikës politike e kulturore. Ka ndikuar edhe prirja politike dinamike, politika redaksionale sensacionale dhe një sërë faktorësh të tjerë shqiptarë e të huaj. Kjo dinamikë e fuqizimit me ritme të shpejta, me kapërcime të largëta e kërcime të larta të këtij kanali televiziv ka bërë që programi humorist-satirik i emërtuar “Fiks fare” të jetë sot më i specializuari për zbulimin dhe denoncimin e veprimeve skandaloze në jetën politike, shtetërore, shoqërore dhe kulturore të Shqipërisë. Por dinamika e rritjes dhe fuqizimi i ndikimit çojnë nganjëherë edhe në humbjen e drejtpeshimit dhe në kapërcimin e masës së veprimit. Vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Abdi Baleta:Humbja e drejtpeshimit dhe kapërcimi i masës
Shpifja, trillimi e provokimi gazetaresk si armë lufte në politikë
Abdi Baleta
Ekrani i “Top-kanalit” dhe “Kultura e skandalit” ( 2 )
Në kohën kur nisi ky program kam bërë vlerësimin se ai praktikisht po dilte në skenë si e vetmja opozitë vepruese në Shqipëri. Në atë kohë në pushtet ishte Partia Socialiste e kryesuar nga Fatos Nano, që sot, nën kryesinë e Edi Ramës, është në opozitë, pasi ka pësuar disa fragmentarizime. Atëherë në rol opozitar ishte Partia Demokratike, e kryesuar nga Sali Berisha, e cila sot është në krye të qeverisjes së vendit, pasi ka dalë nga faza e fragmentarizimeve dhe ka hyrë në fazën e rikthimit në vathë të deleve të humbura. Në atë kohë, vitet 2002-2003, midis palës qeverisëse, PS-së dhe palës opozitare, PD-së, po krijohej njëfarë bashkëqeverisje informale, si në kohën e “qeverisë së stabilitetit” në 6-mujorin e dytë të vitit 1991.
Metamorfizmi i “Fiks fare”
Ishte shfaqur rreziku që Shqipëria të mbetej pa një opozitë serioze, rrezik që në një formë ose tjetër, shfaqet herë pas here edhe tani, kur bëhen shumë pazare midis partive (më saktë klaneve politiko-ekonomike) që sundojnë tërë jetën e vendit dhe të shoqërisë. Edhe tani në kushte të tilla vendi ka nevojë për “opozitarizëm” jashtë këtyre strukturave politiko-ekonomike, që me kohë i kemi cilësuar si reparte konkurruese dhe bashkëvepruese të “bandokracisë shqiptare”.
Qysh nga fillimi e deri sot “Fiks fare” ka pësuar metamorfozën e vet sipas rrjedhave të ngjarjeve të kohës. Është kthyer në një veprimtari mediatike me status, me peshë e me rol të veçantë. Në kuadër të këtij programi më shumë se humor e satirë zbavitëse prodhohen e përpunohen tashmë ngjarje me ndikime të fuqishme, që krahas interesimit të veçantë në publikun e gjerë ngjallin edhe mjaft frikë tek ata që mund të kenë mizën nën kësulë, apo dhe tek të tjerë që mund të jenë thithur nga vorbullat që krijohen në realitetet e turbullta shqiptare. “Fiks fare” sikur na entuziazmon, ashtu dhe kur krijon trazirë shpirtërore me paraqitjet e episodeve skandaloze nga jeta e vendit, e shtetit, e shoqërisë e individëve është një pasqyrë e “kulturës së skandaleve” që tashmë është krijuar dhe po ia zë frymën shoqërisë shqiptare dhe qytetarit të Shqipërisë. Duke nxjerrë në publik skandalin më të ri në radhët e hierarkëve më të lartë të kulturës shqiptare “Fiks Fare” i është përmbajtur destinacionit e funksionit të vet, por ka ngjallur dhe kritika të përligjura, madje dhe shqetësime e dyshime se mund të shkasë në “shpërdorim të misionit”, të ushqejë në vend që të përthajë çibanët e histerizmavet që prodhon “kultura e skandalit”.
Veproi shumë mirë Kryeministri i Shqipërisë që shkarkoi ministrin, sepse nuk ishte një “çështje morali personal”, por një cenim i moralit shoqëror dhe një shkelje e rregullave e ligjeve në kryerjen e detyrës. Pikërisht këtu qëndron faji parësor e kryesor i ish-ministrit, pavarësisht se atë e provokuan, siç është theksuar në shumicën e komenteve që janë bërë. Ky vendim i Kryeministrit ndoshta do të mbetet si shembull i plotësimit më të shpejtë në kohë e më radikal në karakter i një kërkese të natyrshme që dilte nga emisioni i “Fiks Fare”. Vetë paraqitësit e këtij programi e vlerësuan dhe përshëndetën me kënaqësi këtë reagim të menjëhershëm të Kryeministrit.
Zhurma
Por çështja e zgjidhur kaq shpejt politikisht, nuk mund të kalonte në arkivin e skandaleve të mbyllura. Në Fjalorin e gjuhës shqipe shpjegohet se skandal përbën edhe “zhurma e madhe që bëhet për një ngjarje të papëlqyer që vete në kundërshtim me normat e moralit e të shoqërisë”. Në fjalorin e gjuhës frënge “Le Petit Robert” jepen shpjegime që e zgjerojnë këtë kuptim specifik të skandalit duke përmendur: “veprimin mëkatar të një personi që nxit të tjerët të largohen nga Perëndia... mëkati që bën një person kur e lë veten të përfshihet në skandal”. Pjesë e skandalit quhet si ngjarja e rëndë që trondit publikun për karakterin e saj imoral dhe ata që janë kompromentuar në këtë ngjarje.
Në atë që është emërtuar “skandali Pango” ka dhe të implikuar të tjerë që, sipas deklaratave vetëmbrojtëse të Pangos, i kanë kurdisur atij një kurth shumë djallëzor për ta dëmtuar vetë atë dhe për të arritur qëllime të tjera që shkojnë më larg dhe janë me natyrë politike. Për fat të keq ngritja e kurtheve, shpifjet, provokimet me shumë mënyra të pandershme mbeten pjesë e lojërave të ndyra që luhen në Shqipëri. Megjithatë nuk mund të pranohet justifikimi “rashë në një kurth të sofistikuar”, “ma hodhën, ma punuan shokët e miqtë, desha të bëja një nder” etj., etj., kur ke krijuar skandal duke vepruar ndryshe nga rregullat dhe në shpërfillje të përkujdesjes së rëndomtë qytetare.
Por nuk mund të pranohet as hipokrizia e cinizmi i atyre që nxituan me aq vrull të përfitonin nga plasja e “skandalit Pango” për të rrëmbyer flamurin e moralistit dhe të dilnin në rolin e flamurtarit në mbrojtje të namuzit pushtetar e politik, qoftë nga pozitat e qeverisjes së dëmtuar, qoftë nga pozitat e opozitës që fërkoi duart se iu dha rasti në prag të fushatës zgjedhore të dëmtonte palën qeverisëse. Shembullin më të keq në këtë drejtim e dhanë pikërisht ata që duhej të tregonin pjekuri dhe maturi më të madhe, deputetët, që e kthyen parlamentin në arenë të shfaqjes së pështirë të “kulturës së skandalit”, duke u vënë kështu në qendër të një fushatizmi histerik që po vazhdon si “festivali i kulturës së skandalit”.
Për më tepër shumë nga politikanët e të dy krahëve dhe disa tellallë të tyre gazetareskë janë përfshirë në këtë fushatë me një mendjelehtësi skandaloze, sepse prej kohësh janë bërë vetë të njohur në opinionin publik për sjellje e bëma po aq, në mos edhe më të shëmtuara se ajo që quhet këto ditë “skandali Pango”. Njerëz të zemëruar që janë shprehur publikisht për këtë ndodhi nuk kanë lënë pa sjellë në kujtesën kolektive shqiptare shumë nga bëmat e mëparshme. Vetë Pango, pasi e mori veten nga goditja fillestare, ka bërë kërcënimin publik se do të flasë edhe ai për historitë rozë të atyre që e batërdisën deri sa e çuan në prag të rënies psikologjike dhe me britmat linçuese, që nuk ishin vënë re në raste të mëparshme, po e shtynin drejt vetësakrifimit. U desh të kalonin disa ditë që të merrnin zemër disa politikanë e gazetarë që kësaj histerie t’i ngrinin njëfarë gardhi pengues, për nevoja politike, duke hapur kapitullin e rreziqeve që krijon për shoqërinë shqiptare shpërdorimi i lirisë dhe i mundësive teknike që ka sot “gazetaria investigative”, e cila mund të kalojë lehtë në veprimtari me tipare policeske-agjenturore për të nëpërkëmbur të drejtat e liritë e individit, për të krijuar në vend klimën e frikës nga gjobëvënia e nga shantazhi politik nga qendrat komanduese të kësaj gazetarie.
Gazetaria shantazhuese
Edhe deri tani kanë qenë të shumta shenjat se gazetaria e shkruar dhe televizive është përdorur për vënie gjobash, për kërcënime, për shantazh e manipulime politike, për diskreditim kundërshtarësh, për mënjanim nga skena politike, ekonomike, apo akademike e konkurrentëve, ose të atyre që nuk kanë pranuar të hyjnë në brazdat e korrupsionit e të shthurjes morale, të përfitimeve të pamerituara e të tepruara materiale, ose të përfshihen në marrëdhënie kompradore me të huajt që livadhisin në Shqipëri. Janë të shumta shenjat se gazetaria shantazhuese, sidomos nga hiçër që në kohën e fillimeve demokratike të ngjallnin mëshirë apo krupë me paraqitjen e tyre “intelektuale” e pasurore dhe janë kamur nëpërmjet gazetarisë, u ka shërbyer edhe politikave antishqiptare të të huajve. Ka vite që shpifja, trillimi e provokimi gazetaresk janë përdorur si armë lufte në politikën shqiptare, si helme për trullosjen e opinionit publik. Përdorimi i teknologjive dhe teknikave të reja, jo më me nisma individuale, por në mënyrë më të organizuar institucionale e bën këtë rrezik shumë më të madh. / Vijon

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi