Engjëll Koliqi:Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm
Faqja 1 e 1
Engjëll Koliqi:Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm
Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm
NXORI NË DRITË ROMANIN «IMAZH»,
SI MJALT MBI PLAGËT TONA
TË TRANZICIONIT KOMBËTAR
Në mbyllje të vitit 2010, pak para vitit të ri, Shtëpia botuese Weso na e dhuroi romanin shumë të bukur «Imazh» ku përshkruhen shumë origjinal vuajtjet e popullit tonë, në fazën e tranzicionit, që vjen si mjalt mbi plagën shumë të dhembshme të trafikimit me qenie njerëzore, sidomos me fëmijë.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), 9 janar 2011
Dita e djeshme ishte për mua një ditë shumë e këndshme dhe e ngrohtë, edhepse në këtë acar të madh dimri. Dje, paradite erdhi të më vizitojë miku im i shtrenjtë Ndue Qokaj dhe më solli një befasi të bukur – romanin «Imazh», të shkencëtarit shkrimtar – Dr Zef Mulaj, që spcial për mua ia kishte dhënë në dorë vetë autori. Me plot të drejtë e quaj shkencëtari shkrimtar, sepse Zefi ka mbaruar në Tiranë fakultetin e farmacisë dhe pas disa viteve të punës e të studimeve shkencore-profesionale në atdhe, erdhi me familja në Itali, ku – në Universitetin e Camerinos vazhdoi studimet plotësuese dhe ato të shkallës së tretë dhe i kurorëzoi me titullin shkencor – doktor i shkencave farmaceutike. Në vitin 2008 ka botuar librin shkencor-studimor monumental “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, që është një nga kryeveprat shkencore europiane dhe botërore.
Dr Zefi, përveç kontributit të jashtëzakonshëm në fushën e farmaceutikës, i ka kontribuuar edhe letërsisë kombëtare. Ai deri më tani ka qenë i njohur dhe shembullor si poet, me veprat e tij poetike “Emri që lind diellin” dhe “Mjegullvarur mbi Ballkan”, botuar në vitet 2004 dhe 2006. Që të tri këto vepra kam patur fatin t’i marr nga vetë autori, i cili ishte mysafir special në kremten e Ditës së Flamurit, i ftuar nga Shoqata “Sofra Shqiptare” në Lecco.
Tani – dje, Dr Zefi pasuroi shijen time letrare-artistike, edhe me një vepër madhore e monumentale, të një zhanri tjetër letrar – me romanin a parë të tij “Imazh”, që në letrat shqipe hapë horizonte të reja.
Mbasi ta përfundoj leximin dhe analizën e këtij romani, do të dal para opinionit shqiptar me një recension special, ndërkaq kësaj radhe po e lë vetëm me këtë informacion gazetaresk, që sigurisht se do pritet mirë nga artdashësit letrarë të mbarë kombit tonë. Tani po them vetëm faktin e pakontestueshëm, se ky roman që në kopertinat e tij tregon se prekë me shumë emocione dhe metaforika letrare artistike çështjet dhe plagët tona madhore. Në ballinë bie në sy portreti i Dr Zefit, duke menduar shumë seriozisht për problemet tona kombëtare që kërkojnë ndërhyrje të pavonuar të të gjithëve, kurse në kopertinën e sprasme, mes malesh në Tropojë shihet shtëpia e tij e boshatisur, sepse të tridhjetë anëtarët e familjes që banonin aty, tani janë shpërngulur, ose në Tiranë, ose edhe jashtë vendit.
Po e mbyll këtë informacion të këndshëm, duke falënderuar nga zemra Ndoun që ma solli romanin, e sidomos Dr Zefin, që e ka hartuar kaq bukur dhe që ma ka dërguar, si dhuratë shumë të ngrohtë në këtë acar dimri. Gëzuar dhe suksese! Na ardhshin në dorë edhe shumë vepra letrare e shkencore të Dr Zefit!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: EDHE SHQIP NJIHERË KËNDONA
» Poezi nga Engjëll Koliqi
» Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË
» Poezi nga Engjëll Koliqi
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 29 TETORIT 2009 - POESIE DEL 29 OTTOBRE 2009
» Poezi nga Engjëll Koliqi
» Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË
» Poezi nga Engjëll Koliqi
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 29 TETORIT 2009 - POESIE DEL 29 OTTOBRE 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi