Kolec Traboini: Një shekull përballë greqizimit nëpërmjet orthodoksisë
Faqja 1 e 1
Kolec Traboini: Një shekull përballë greqizimit nëpërmjet orthodoksisë
NJE SHEKULL PERBALLE GREQIZIMIT NEPERMJET ORTHODOKSISE
- Vezhgimet e mia gjatë 15 vjetëve jetë në Boston -
Nga KOLEC TRABOINI
Një person anonim në Internet që paraqitej si shqiptar atdhetar e shkruante mirë e bukur në gjuhën shqipe, mbronte me fanatizëm diversionin grek në kulturën e traditat shqiptare. Megjithë paqartësinë se kush fshihet pas e-mailit anonim, kish zëra që thonin se vinte çuditërisht nga selia e kishës shqiptare të Fan Nolit nëBoston, që konsiderohet historikisht si qëndra e shqiptarizmës. Dhe kjo për opinionin në internet ishte një sfidë. Dhe jo nga ato sfidat e dikurshme që përshkruheshin në gazetat e vjetra shqiptare të mërgimtarëve e që zgjidheshin me “sopatën e dardharit”, por shumë e komplikuar për shkak të një shoqërie moderne dhe një teknike të sofistikuar të komunikimit.
Është një sfidë në kushte e situata të reja por që në thelb mbetet e njëjta si sot e 100 vjet më parë, zë përçarës.
Por ky zë, për fat të keq nuk ishte dhe nuk është i vetmi në korin antishqiptar brënda dhe jashtë komunitetit. Ajo çfarë të shqetësonte ishte se vinte pikërisht nga andej ku nuk pritej. Dhe kur ka të tillë zëra nëpër institucionet që historikisht janë konsideruar si qëndra të atdhetarizmit, merret me mend se si venë punët në mjediset e tjera ku ka plot "patriotë me disintiv" që qëllojnë nga prapa ferrës sipas stilit të njohur të megallomanëve grekë prej të cilëve marrin uratën.
Ndoshta nuk është koiçidencë e rastit, që këto zëra progrekë në Internet fuskoheshin në një kohë kur në San Françisko mblidhej Federata Panepirote e Amerikës në kuvendin e saj të 31, dhe lakejt e grekëve të ardhur enkas nga Shqipëria për këtë kuvend, si Zisos Loutsisi, Kristos Gotsis, Grigoris Karamelos, Evangelos Doules, Jorgo Manos, Thoma Miço dhe Diana Bezhanis, bashkonin zërat për autonominë e Vorio Epirit në një platformë të drejtuar nga antishqiptari i tërbuar Nicholas Gage (Gaxojani). Është e natyrshme që shpatën e megalidhese në kuvendin e tyre antishqiptar falangat e Gaxojanit ta kenë mprehur në dy drejtime, për andej dhe për këtej Atlantikut. Platforma greke në terrenin ballkanik është si puna e ajsbergut, që i duket vetëm maja, ndërsa pjesa më e madhe dhe që përbën rrezikun më të madh për anijet e lundërtarët është poshtë sipërfaqes së ujit e thellësive.
Pas vellos së vendit demokratik,kjo skile e vjeter e Egjeut, në angazhimet e veta antishqiptare në Ballkan ashtu dhe në Diasporën Shqiptare në Amerikë vepron mbi parimet e konspiracionit.
Dhe kjo për shkaqe të shkatërrimit ekonomik të Shqipërisë dhe tollovitjes së Diasporës shqiptare nëpër shtigjet e politikës pa krye që bëhet në Shqipëri por jo më pak edhe në Kosovë, nuk është fort e lehtë për tu përballuar.
Greqizimi i shqiptarëve në Amerikë
Misionarët e megaloidhese përpiqen të hyjnë në të gjitha mjediset ku ka shqiptarë e ku e shpërndajnë frymën e helenizimit në mënyrë të kamufluar. Përgjithësisht nuk preferojnë frymën e debateve, por sikur të ishin vetë misionarë të fesë orthodokse, i ndjellin shqiptarët në kishat e tyre, i pagëzojnë fëmijët e tyre, shpeshherë u a kthejnë fenë, si kumbarë që janë zgjedhin emra të dytë grekë për fëmijët, krijojnë lidhje dhe janë gati të bëjnë edhe krushqira në të cilat domosdoshmërisht do të dominojë rraca greke, fryma greke, gjuha e kultura greke. Pothuaj të gjithë shqiptarët apo shqiptarkat që janë martuar me grekë shkojnë në kishë greke,flasin greqisht por ka edhe nga ata që shtiren si të ishin grekë mbi grekët.
Njoh vëllezërit shqiptarë Malita në Filadelfia të cilët janë tregtarë, njerëz të dashur dhe kanë ndihmuar disa familje shqiptare nga Gjirokastra për të ardhur e sistemuar në SHBA , por për fat të keq janë e mbeten filogrekë me bindje. Madje flasin greqisht në shtëpi dhe po të mos e dijë anglishten ndonjë kushëri a fis i tyre të ardhur nga atdheu,kurrsesi nuk mund të komunikojë me ta.
E pra babai i tyre, Lame Malita, një njeri i nderuar nga Libohova,i arratisur më 1945, fliste shqip deri sa ndrroi jetë në moshen 105 vjeç. Dhe i gjithë ky transformim i fëmijëve u bë, sepse ai ishte martuar me një minoritare greke e cila me fanatizëm nuk donte të fliste shqip dhe fëmijëve u mësoi gjuhën e vet. Por nuk ishte vetëm gjuha, sepse ata duke u rritur me frymë greke, duke shkuar në shkolla të dyta pas anglishtes në ato greke, filluan ta ndjenin veten më mirë në mjediset greke se sa shqiptare. Dhe martesat e tyre vazhduan në udhën e babait. Të pestë djemtë dhe vajza u martuan me grekër.
Vitet e fundit, nga influenca e kushërinjve të tyre nga Shqipëria apo diç edhe nga sedra se edhe ata ishin shqiptarë, djemtë e plakut nisën të flasin nga pak edhe shqip, dhe madje gjetën dokumentat e regjistrimit në gjëndjen civile të Libohovës dhe kërkuan e morën nënshtetësinë shqiptare.
Por nuk është vetëm kjo familje e Filadelfias që jeton në mes të një korrenti influencash greko-shqiptare, por të tilla ka me qindra e qindra anë e mbanë Amerikës, veçmas në ato qytete ku komunitetet etnike greke dhe shqiptare ndodhen pranë njeri-tjetrit.
Rabia vajza "greke" nga Radomira
Rasti më solli që në Amerikë të njihem me një vajzë nga New Jersy që fliste greqisht. Ajo e dinte veten greke dhe vetëm kur rastësisht mësoi se isha shqiptar, më shkroi jo pa droje "Më quajnë Rabie, por emrin e pagëzimit e kam Kristovalanda".
Tregimi i saj ishte sa emocional aq dhe tronditës. "A ke dëgjuar ndonjë herë për Radomirën" më pyeste në një letër.
Si të mos kisha dëgjuar për Radomirën. I shkrova se nuk bëhet vend më i bukur e nuk bëhen njerëz më të mirë se radomirasit.
Theksova se në Shqipëri këndohet një këngë për vajzat e Radomirës që kishin nam për bukurinë e tyre dhe kënga është një ndër më të bukurat e muzikës popullore shqiptare.
Ajo u gëzua, por edhe u trishtua njëkohësisht. Në tregimin e saj thoshte se babai e xhaxhai i ishin arratisur nga Radomira e Shqipërisë në vitet '50. Vëllezërit Shavelli kishin shkuar në Jugosllavi e më pas në Amerikë.
Babai, që kishte lënë të fejuarën në Shqipëri, ishte njohur me një greke dhe vendosën të martohen, por që të bëhej kjo, ai qe i detyruar ta ndërronte fenë nga myslimane në orthodokse.
Mbas pak vitesh, kur vajza Rabia ishte 4 vjeç, babai i saj për fat të keq vdiq. Kjo vdekje solli ndarjen përfundimtare të Rabijes nga njerëzit e babait dhe miqëve të tij shqiptarë. E shoqja e varrosi Rifat Shavellin me prift orthodoks grek ndërsa i vellai e kushërinjtë e tjerë kishin kërkuar ta varrosnin me ritet e një varrimi mysliman. Që atëherë xhaxhai i vet Adem Shavelli, ashtu si dhe shokët e babait, nuk u pa më në shtëpinë e vëllait dhe mbesën nuk e takoi më kurrë.
Këtë ngjarje Rabije Shavelli e kishte plagë shpirtërore, ndaj më shkruante se : "Ëndrra ime është të shkoj në Shqipëri dhe të shoh Radomirën fshatin e babait tim dhe njerëzit e familjes sime, gjysmën tjetër të indentitetit tim".
Megjithë përpjekjet e mia dhe të Lefter Dakut nga Radomira me studime në Virginia, nuk qe e mundur të krijohej ndonjë lidhje e vajzës së Rifat Shavellit me njerëzit e vet të cilët ishin shpërndarë nga Radomira sa në Maqedoni, Francë dhe Amerikë. Shumë shpejt u këputën dhe lidhjet tona për shkakun se djali me të cilin ajo njihej dhe që thoshte se ishte fejuar, ishte një grek fanatik që i urrente shqiptarët dhe bëri çfarë ishte e mundur për të këputur të gjitha lidhjet e Rabijes me gjakun e vet. Madje u shkua deri atje sa nëpërmjet internetit nisën të dërgonin kërcënime fizike ndaj kujtdo që do të përpiqej të krijonte lidhjet e Rabijes me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Brenga e plakut nga Leskoviku: “Unë shqiptar e fëmijët grekë!”
Në një prej supermaketeve të Bostonit në vitin 1996 më afrohet një plak i moshuar, i gjatë me trup e me sy të kaltër. Më flet shqip dhe më tregon se është nga Leskoviku.Kishte dëshirë të tregonte çdo gjë që mbante mend nga vendlindja që nuk e kishte parë kurrë më që kur kishte ikur gjatë luftës. Ai ishte një shqiptar që kishte ruajtur gjuhën dhe kishe kënaqësi të bisedoje me të. Më tha se se fëmijët i kishte të rritur dhe kishin mbaruar universitetet për doktor e juriste si dhe qenë martuar e trashëguar. Por e kishte dhe ai një peng. Ishte martuar me greke. Dhe grekja kishte bërë të vetën. Të gjithë fëmijët e tij e quanin veten grekë, shkonin çdo të djelë në kishën greke të Roslindales, në festat e festivalet greke dhe nuk kishin marrë pjesë qoftë dhe një herë të vetme në ndonjë grupim shqiptarësh.
"Ndoshta duan" - tha ai,-"por i pengon gjuha." Nga mënyra se si e tha e kuptova se ai e kishte peng në shpirt greqizimin e fëmijëve të vet.Kur ishte i ri nuk e kishte menduar, por tani e vuante.
" Ti shkon në kishë?"- më pyeti.
" Ndonjëherë po"-ia ktheva.
" Mos je mysliman?"
" Jo, jam katolik".
" Aha... Ju katolikët jeni të fortë, nuk e ndërroni fenë kurrë- dhe vazhdoi:
"Por e kam merakun se shoh shumë shqiptarë këtu në kishën greke të Roslindales, ku grekët kanë vënë dhe Aleksandrin e Maqedonisë. U thuaj atyre patriotëve të tu që kanë ardhë rishtazi të mos të shkojnë në kishë greke por të gjënden në kishat shqiptare në South Boston, se do ta pësojnë si puna ime, unë shqiptar e fëmijët grekë".
Herën e fundit,se u bë një vit që nuk e shoh më, më tha: "Ti je i vetmi shqiptar me të cilin flas dhe vetëm kur të takoj ty flas shqip."
Çfarë t’i thoja atij njeriu.T’i thoja se e kishte fajin vetë, nuk ishte punë që bëhej, sepse nuk i di njeriu punët e hallet e tjetrit.
Bostoni- nga kryeqendra e atdhetarizmit një simbol i përçarjes
Bostoni gjithnjë e më shumë po dëgjohet si qëndër e kurtheve të stërholluara antishqiptare. Është fakt se nga qëndra e patriotizmit, e organizimit, e shtypit, e traditave kulturore kombëtare, komuniteti ynë është kthyer në një organizëm të vdekur.
Sot në tërë New Englandin nuk ka gazetë, kur në vitet '30 kishte afro 10 të tilla,sot nuk ka shkolla shqipe- kur çdo shtëpi dikur ishte një shkollë e vërtetë e gjuhës shqipe, sot nuk ka klub shqiptar, kur kishte dhjetra shoqata e degë shoqatash si dhe qendren e "Vatrës" për gjithë Amerikën, kishte tradita të shkëlqyera me pikniket e famshëm, fotografitë e të cilëve na emocionojnë sot kur i shohim në faqet e gazetës "Illyria", por ato fotografi e qindra dokumenta të tjera, relike të çmuara kombëtare po humbasin se nuk ka një muze të komunitetit në tërë New Englandin.
Pothuaj është harruar emri i "Vatrës" që e vuri Bostonin në Historinë e Shqipërisë, sepse jo vetëm qëndra e "Vatrës" u largua për në Neë York, por kurrkush prej autoriteteve të komunitetit nuk bëri përpjekjen më të vogël për të krijuar qoftë dhe një degë me 10 anëtarë si një shkëndijë për të ruajtur traditën. Mesa dukej dikush ishte i interesuar që "Vatra" në Boston të shuhej një herë e përgjithmonë.
Kështu që Bostoni nga kryeqendra e shqiptarizmës me Fan Nolin, Faik Konicën, Sotir Pecin, Kostë Çekrezin, Josif e Vasil Panin e të tjerë, është kthyer paradoksalisht në simbol të mjerimit dhe shkatërrimit të komunitetit.
Dikush e spjegon këtë rrënim me dy faktorët kryesorë me të cilët është përballur komuniteti shqiptar, me platformën e misionarëve grekë për greqizimin e shqiptarëve nga njëra anë dhe luftën për të shtrirë influencat e veta në emigracion të Qeverisë Komuniste të Tiranës. Të dyja këto forca që kërkonin të penetronin në jetën e mërgatës shqiptare, megjithëse kundërshtare, përdornin të njëtën armë, atë të grindjes dhe përçarjes.
E keqja kish nisur diku në shekullin që shkoi
Të bësh një inkursion historik, duke hequr paralelet në mes të ngjarjeve në diasporë dhe atyre në Shqipëri nuk mund të rrish pa konstatuar se duke filluar me Kongresin e Lushnjës më 1920 e më pas, diaspora ndryshe nga dy dhjetëvjeçarë të mëparshëm , po përjetonte një fenomen të ri, ankthet e politikës që kishte nisur të acarohej në parlamentin shqiptar e që përcilleshin edhe përtej Atllantikut. Kjo për faktin se në parlamentin shqiptar merrnin pjesë edhe figura të shquara të emigracionit shqiptar në Amerikë ku spikaste padyshin Fan Noli që ishte jo vetëm një udhëheqës fetar por edhe politikan, diplomat dhe burrë shteti.
Polarizimi i parlamentit por i tërë shoqërisë shqiptare, acarimi i përfaqësuesve që mbronin interesat e shtresave të ndryshme të popullsisë, çoi në konflikte dhe incidente që e kaloi gjëndjen jashtë kontrollit pas vrasjes së Avni Rustemit nga Isuf Reçi.
Në Shqipëri u prish rregulli i një shoqërie demokratike që problemet i zgjidh nëpërmjet betejave politike parlamentare, dhe kundërshtarët e ideve ftuan popullin të rrëmbente armët.
Çfarë ishte ky revolucion e çfarë të mirëzezash i solli popullit Shqiptar kjo dihet. U zbua Zogu. Qeveria me Nolin në krye, nuk ishte në gjëndje të zgjidhte problemet e shumta që kishte shoqëria e prapambetur shqiptare e cila nuk ishte mësuar me demokracinë sepse jetonte ende në trajtat e një ekonomie gjysmëfeudale, madje Qeveria Demokratike nuk arriti as ta mbronte vendin nga invazioni serb-zogist e si rrjedhim u vendos në fillim një pushtet kalimtar presidencial për të kaluar në atë monarkik.
Ata që morën përsipër t’i jepnin popullit shqiptar një shtet modern mbështetur në parimet e demokracisë u shpërndanë si zogjtë e korbit edhe për faktin se diplomacia disi pro ruse që mbajti Qeveria e Nolit, i solli asaj namin e keq sikur në Shqipëri ishte bërë një tentativë për të vendosur një regjim të ngjashëm a disi kofident me atë të Rusisë Bolshevike. Këtë përshtypje do ta shtonte më pas vajtja e Nolit në Moskë në kohën që ndodhej në ekzil në Gjermani. Duke përfituar nga ecjaket e tij në Europë dhe veprimtaria në KONARE kundërshtarët e tij në Shqipëri, por edhe përkrahësit e Zogut në Diasporë nuk munguan të krijonin për të figurën e Atit të Kuq, e cila do t’i sillte jo pak telashe kryeministrit të rrëzuar që vazhdonte të shpresonte dhe të luftonte për rrëzimin e Zogut e kthimin në pushtet
Krisjet e para me kthimin e Nolit Dualitet në Kishën Orthodokse Shqiptare.
Në vitin 1907 Kristo Thimi Dishnica, një djalosh i ri, vdiq në Hadson Masachusets- shkruan Fan Noli në librin e vet autobiografik. Prifti grek refuzoi të shërbente duke patur për pretekst se i ndjerikish qënë një patriot shqiptar e si i tillë ishte i përjashtuar nga kisha. Kështu djaloshi shqiptar u varros pa prift çfarë indinjoi shqiptarët emigrantë që vendosën të emërojnë një prift shqiptar dhe menduan për Fan Nolin.Jo pa vështirësi më në fund u arrit që Noli të dorëzohej prift dhe më 22 mars 1908 të celebronte liturgjinë e tij të parë në Tremont Strit të Bostonit, e para liturgji kjo në gjuhën shqipe në historinë e Kishës Orthodokse.
Me organizimin e Kishës së Shën Gjergjit, për nevojat e shërbesës lindi nevoja e priftërinjve të rinj dhe kështu u thirr Naum V. Çerria një atdhetar i flaktë që punonte si kiptor kishash në Rusi. Më pas do të dorëzohej prift dhe Koli Kristofor që konsiderohet deri tani i pari shqiptar që ka shkelur tokën e Amerikës si emigrant.
Mirëpo bashkë me shtimin e priftërinjve do të lindnin edhe moskuptimet e mosmarrëveshjet mes tyre që do të reflektoheshin edhe tek mërgimtarët.
Më 27 Korrik 1919 Fan Noli u emërua peshkop i kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë. Kjo me sa duket solli mospëlqimet e para, sepse jo më shumë, se 800 metra poshtë Kishës së Shën Gjergjit në South Boston në vitin 1921, ngrihet kisha tjetër shqiptare e Shën Janit me prift At Dhosi Katundi.
Pasqyrë e përçarjes së asaj kohe janë edhe dy korniza që qëndrojnë sot në murin ballor të hollit të kishës, ku në njërën duket fotografia e Nolit e fare pranë saj fragmenti i një botimi të vjetër, ku poshtë fotografisë së Dhosi Katundit bie në sy shënimi i gazetës "Vdis pa të të dua" në të cilën stigmatizohet Noli për ngushëllimin që ai bëri publikisht me rastin e vdekjes së At Dhosit.
Pse, vetëm prifti atdheshkalë Mark Lipa?
Paradoksalisht në atë kishë ku ka shërbyer Mark Lipa, me gjithë filogreqizmin e tij dhe të pasuesve të vet, në atë kishë të Shën Trinisë në South Boston, sfidantja historike e Kishës së Shën Gjergjit, kanë shkuar nxënës e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe jo greke. Përpjekjete Mark Lipës për të minuar autoritetin e Nolit në Kishën Shqiptare nuk patën sukses e jo vetëm aq, por roli i tij u minimizua në atë kishë të vogël, e cila pas vdekjes së Lipës, nuk u shqua më për atë filogreqizmin fillestar, përkundrazi atje shkonin vetëm shqiptarë të cilët nuk dinin madje as dhe një fjalë greqisht. Mirëpo disave në petkun e autoriteteve të komunitetit, u interesonte të kishte një dhi laramane në tufën e bardhë, e për këtë vazhdonin ta cilësonin si kishë filogreke pa bërë as përpjekjen më të vogël për të shtruar ura pajtimi në mes të besimtarëve të së njëjtës kombësi e të së njëjtës fe.
Me sa duket, si në të kaluarën dhe tani dikush vazhdon të mbetet i interesuar që të ruhet gjëndja e statuquo-së, çfarë nënkupton vazhdimin e avazit, shqiptarët kundër shqiptarëve madje brënda në tempujt e perëndisë. Dhe çfarë është për të vënë duart në kokë brenda një religjioni të vetëm, orthodoksisë, që mbetet pika nevralgjike e marrëdhënieve me fqinjët shovinistë të jugut të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë t’i konsiderojnë orthodoksët shqiptarë si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.
Nuk mund të besohet por deri në frymë te fundit, 100 e kusur vjeçari Piter Minari, një shqiptaro amerikan zogist, ish balerin në skenë e Bostonit,burim i të gjitha të këqijave të komunitetit siç e cilesonte z. Andon Sotiri në Boston nëpërmjet mesazheve në Internet apo shkrimeve në shtypin e Tiranës, ku e cilësonte si fryma më regresiste antinoliane, e cila vinte si jehonë e largët që nga mesi i shekullit të kaluar..
Por deti ka qenë deti më i thellë. Tek e fundit nuk mundej të ishte një individ, sado i fuqishëm faktor i shkatrrimit organizativ të një komuniteti deri ader vitit 2000.
Ka një të vërtetë, shqiptaro-amerikanët e Bostonit por edhe tërë Nju Inglandit, duke qënë orthodoksë, madje edhe nolianë të vendosur në të shfaqurin publik, nuk e kanë kuptuar fare shkarjen në batakun grek. Festat e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë të shoqëruara me këngë greke nuk janë bërë për herë të parë në vitin 1997- 98, kur nisa te shkruaj kritikat e mia për këtë skandal në Boston, por vite të shkuara.
Që mbas vdekjes së Nolit e këtej, komuniteti shqiptar është degraduar. Vullneti i njerëzve është fashitur. Interesat e tyre për punët kombëtare gjithnjë e më shumë ka humbur. I plasi shpirti Sotir Panit nga Dardha e Korcës, të birit të kryetarit të Vatrës, Vasi Pani dhe nipit të një prej pionerëve të gazetarisë shqiptare të pavarësisë Josif Pani, që të hapet një muze i emigracionit shqiptar në Boston, që të mos humbasë tradita e mrekullueshme e komunitetit shqiptar në këtë qytet, mirëpo as ata që kanë para, as ata që janë autoritete e dalin nëpër podiume konferencash, nuk e përkrahën e kështu vandakët e gazetave, fotografive o ruhen privatisht nga individët e pasionuar si Sotiri, ose kalben nëpër lagështira bodrumesh e qilare kishash për të mos parë më kurrë dritën e diellit.
E të gjithë rrahin gjoksin se janë patriotë të mëdhenj, kur dihet mirëfilli se më shumë se patriotizëm në radhët e komunitetit shqiptar është bërë lojë greko-ruse. Ndarja e kishave shkoi në këtë linjë duke u kapur pas faktit se nuk kishte më institucione fetare në Shqipëri. Nën këtë pretekst në vitet 70 (katraurën Hoxha e bëri më 1967) , atë që Noli e kishte mbajtur me aq mundime mbi supe, pra kishën Shqiptare, pasuesit e tij e bashkuan me kishën Ortodokse Amerikane, që është kurrgjë më shumë se kishë ruse, ose në fund të fundit, kishë amerikane ku e tërë hierarkia është ruse.
Kudo që të shkosh nëpër kishat orthodokse që varen prej K.O. Amerikane, do të gjesh shumica prifterinj rusë dhe një pakicë irlandezë. Ata që nuk u bashkuan me rusët por me grekët e Patriarkanës së Stambollit ranë pre e krahut tjetër.
E ja paradokset e sotme, të gjithë flasim për Kishën e Shën Gjergjit, kur ajo nuk ka asnjë lidhje me Kishën Autoqefale Shqiptare, por është pjesë e Kishës Orthodokse Amerikane( alias ruse), ndërkohë që kisha që citohet si progreke, prej kësaj të fundit ka lidhje e vartësi me Kishën Autoqefale Shqiptare me seli në Tiranë. E kështu ndasinë e merinë në mes të shqiptarëve në këtë rast e ushqejnë dhe predikuesit fetarë. Natyrisht kjo më se shumti u ka pëlqyer dhe nuk u ka pëlqyer ujqërve grekë, për faktin se donin ta gëlltisnin jo gjysmën, por tërë tufën e deleve të Perëndisë të sektit orthodoks shqiptar.
Festat e Flamurit shqiptar me kënge greke
Atje ku nuk kanë mundur të depërtojnë nëpërmjet fesë, grekërit, si dinakë që janë, kanë përdorur Kalin e Trojës duke penetruar në platformën e kulturës popullore të gjuhës e të traditave. Dihet se kënga greke është një sintezë e artit të lindjes së afërme në kohën e Perandorisë Otomane, me disa karakteristika vendase. Grekët përdorin çiftelinë, ne përdorim çiftelinë, buzuku është një instrument teli i kësaj natyre dhe origjina është lindja sepse në traditat ballkanase të lashta njihet instrumenti jo metalik, pra lira e lahuta.
Këtë art greko-arab të këngës, që më së shumti është, megjithëse i bukur, një shartim lindor në periudhën e sundimit otoman, e shisnin dhe ende e shesin si një mrekulli të madhe dhe perëndi së cilës i duhen falur e përkulur shqiptarët, kur këta të fundit kanë, jo vetëm këngët popullore tradiconale si dhe muzikën e kultivuar, apo polifoninë që është jo vetëm e lashtë dhe autoktone, por edhe një perlë e folklorit popullor për mbarë Europën.
Faji në këtë rast nuk është as i grekëve, as i kasnecëve të tyre në rradhët tona, por i yni që heshtnim, që e pranonimë nëpër dekada këtë gjendje të turpshme. Vetvetiu lind pyetja: Para se të vinte emigracioni i ri nga Shqipëria, në Boston kanë qënë e vazhdojnë të jenë figurat qendrore të mbarë komunitetit shqiptar në SHBA, apo titullaret e fesë që bekonin darkën përkujtimore. Si nuk u ka vrarë veshin ndonjë herë nëpër vite, kur ne praninë e tyre luhej kënga e vallja greke në ditën e Flamurit të Shqipërisë. Si nuk e ngritën zërin dhe me influencen e tyre ta ndalonin këtë farsë me Flamurin e Gjergj Kastriotit e Ismail Qemalit...
Ky skandal i festave shqiptare të Flamurit në Bostonit nuk kish ardhur si një rrufe në një ditë të kthjellët por si rezultat i përçarjeve të brendshme dhe inkursioneve të misionarëve grekë shumë vite më parë, që atëherë kur Bostoni akoma vazhdonte të ishte kryeqendra e shqiptarizmës apo si i thoshin" një Shqipëri e vogël".
Kjo ka ndodhur sepse peshku është qelbur nga koka, nga kokat e organizatorëve që zinin tavolinat qendrore në raste festash, i rrihnin supet njeri-tjetrit, uronin e flisnin për shqiptarizmën, ndërkohë që notonin në ujrat e turbullta greko-ruse të cilët janë hedhur historikisht në ofensivë nëpërmjet influencave fetare e kulturore.
Gjykohet kështu sepse mosreagimi i të gjithë atyre që kanë marrë pjese si prijës nëpër vite në këtë turp kombëtar, ka qënë një miratim në heshtje i diversionit grek në indentitetin e dinjitetin kombëtar të shqiptarëve të Amerikës.
Shënim plotësues:
Deri në festen e Flamurit me 28 nëntor 1998 në Komunitetin Shqiptar të Bostonit festoheshin në “Pier Four“ të shoqëruara nga një grup orkestral „Ta Pedhia“me këngë e valle greke. Pas shkrimit tim“ Skandal në Boston-Festa e Flamurit shqiptar me këngë greke“ dhe jehonës së madhe që pati në komunitet shqiptar në SHBA, organizatorët hoqën dorë nga kjo mesele turpi kombetar. Gjithësësi tashmë këto ngjarje i takojnë të kaluarës por edhe sot e kësaj dite, ndjehet kudo ekspansioni grek si në mëmëdhe por edhe në Diasporë. Një skile si Greqia ani pse me mjaft probleme në shtëpinë e vet e ka të vështirë të harroj zanatin e vjetër të ekspansionit dhe shovenizmit në drejtim të Shqipërisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi