Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota

Shko poshtë

Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota Empty Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 8:02 pm

Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota Petrit%20rrahmani%20-%20%20Isa%20Mustafa%20%28%20LDK%20%29%20%20%200368_587419_thumb_large

Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 13:23



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa insiston në përsëritjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, duke thënë se synimi i LDK-së është që të bëhet regjistrimi i popullsisë, të ndryshohet Ligji mbi zgjedhjet në mënyrë që Kosova të ndahet në zona zgjedhore dhe pastaj të mbahen zgjedhjet, mbi bazën e të cilave do të dalë një qeveri stabile.

Ai ka deklaruar të martën se edhe rivotimi më 9 janar ka pasur dobësi shumë të mëdha, ku janë identifikuar votimet e shumëfishta, ndërhyrjet në procesin zgjedhor dhe pengimi i vëzhguesve.

Mustafa ka thënë se argumenti kryesor është diferenca e madhe e votave ndërmjet 12 dhjetorit dhe 9 janarit, ku nga diferenca e përgjithshme prej 33 mijë votave, sipas tij, mbi 21 mijë i takojnë vetëm PDK-së.

“Është shumë keq për neve që nuk kemi zhvilluar një proces normal, që nuk e kemi dhënë një provim për demokracinë as tash as më 12 dhjetor. Mirëpo ne insistojmë që të sigurohet edhe parakushti ligjor, në mënyrë që të ndryshohet Ligji mbi zgjedhjet, të shkohet në zona, të bëhet regjistrimi i popullsisë, të bëhen përgatitjet teknike për zgjedhje dhe të shkohet në zgjedhje të cilat në mënyrë burimore do të japin një qeveri të qëndrueshme”, është shprehur Mustafa.

Arsyetimet se diaspora ka shkuar në kohën e rivotimit dhe se LDD-ja ka bojkotuar procesin zgjedhor, sipas kreut të LDK-së, nuk janë të qëndrueshme, ngase sipas tij, as më 12 dhjetor diaspora nuk ka qenë në Kosovë, por kutitë janë mbushur.

Për gjithë atë që ka ndodhë në këto zgjedhje, Mustafa ka thënë se PDK-ja duhet të jap përgjigje para opinionit në Kosovë.

“Pse vetëm në dy komuna kemi diferencë prej 30 mijë votash, pse Partia Demokratike ra prej afër 240 mijë vota në 200 e diçka mijë vota. Pra, kah shkuan ato vota, kah u avulluan dhe kush i mbushi kutitë? Ata duhet të japin përgjigje në qoftë se duam të zhvillojmë demokracinë. Nëse duam të zhvillojmë arbitraritet në Kosovë, atëherë munden edhe një arsyetim të tillë arbitrar ta japin”, ka thënë Mustafa.

Sidoqoftë, qëndrimi përfundimtar i LDK-së sa i përket këtyre zgjedhjeve do të dihet pas rivotimit në Mitrovicë dhe certifikimit të rezultateve.

Kreu i LDK-së ka thënë se askush nuk duhet të mburret me këto zgjedhje dhe askush nuk duhet të pret që vetëm të kryhen tërësisht zgjedhjet për ta bërë një qeveri dosido. /kosovapress/

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi