Vullnetarë të Enverit si në Shkurt të Vjetit ’91(..nga Studentet e Dhjetorit...)
Faqja 1 e 1

06 March, 2009 09:19:00 Gjokë Vuksani
Kanë kaluar gati dy dekada nga lëvizja studentore e Shkurtit 91, kanë kaluar shumë vite nga qeverisja e kryeministrit të fundit punist që studentët e asaj kohe e quajtën tao-tao. Për ne, ish-studentët që kishim fatin e madh të bëheshim aktor të ngjarjeve historike të viteve ‘90-të, është i paimagjinueshëm prosperiteti i madh ekonomik që ka bëre vendi.Gjithashtu duket që edhe aspiratat integruse të levizjes studentore po bëhen realitet, Shqiperia në Prill pranohet si anëtare në “NATO” dhe se shpejti do aplikoj si kandidat në BE. Por nuk na rrokte mendja në shkurt ‘91, që do ishte kaq e vështire të ndaheshim nga ndëruesit dhe zbatuesit e diktatures se proletariatit. Mendoja se këta njerëz të diktatures komuniste do ta kishin perfunduar misionin me përmbysjen e sistemit të tyre. Bustin e diktatorit ish-studentët dhe populli i Tiranës e rrezuan për 72 orë por ata që e ngriten në pjedestal diktaturën dhe diktatorin edhe sot ngatërrohen si ferra nëper këmbet e politikes dhe drejtësise shqiptare. Ish-të bugosurit politikë menduan se me rrëzimin e Bustit në shkurt të ‘91 do të thyenin qafen edhe ushtruesit e diktatures së tij. Por shkulja e kësaj fare të keqe qenka shumë më e vështire se e kishim imagjinuar. Çdo ditë, në rrugë ose në televizon shikojmë nëpër institucionet tona fytyrat e atyre që kanë shtrënguar prangat në duart e të burgosurve politikë. Simboli i diktatures ra, por ish-ministrat, zëvendësministrat, hetuesit e prokurorët janë kacavjerrë me thonj dhe dhëmbë në gjitha degët e pushtetit shqiptar. Ata madje sot flasin me fjalë bashkëkohore si: Të drejtat e njeriut, liria e zgjedhjes dhe për t’u zgjedhur, shteti ligjor etj, etj Por a kanë të drejte morale këta xhelatë të pashpirtë, që kane vrare, torturuar e internuar me mijëra njerëz? A është shkelje e të drejtave të njerut që të largohet një prokuror që ka dhënë plumbin e fundit në emer të diktaturës nga piramida më e lartë e drejtesise? Jo dhe Jo! Keto hiena të së kaluares të cilët i kanë duart e lyera me gjak duhet të dorëhiqen vetë nga pozicionet që kanë uzurpuar.
Nuk mund të ketë asnje gjykate në botë që të shfajësojë krimet kundër njerëzimit, nuk ka asnje organizëm politik që mund të dalë në mbrojtje të këtyre monstrave. Në Shqipëri ka me mijëra njerëz që kanë baballarë të pushkatuar, kanë gjyshërit që nuk u dihen varret, kanë akoma njerëzit e familjes me shenjën e prangave në duar.
Dhe këta mijera njerëz nuk kërkojnë më shumë, vetëm të mos drejtohen më nga fosilet komuniste, ata nuk kërkojnë qe t’i varin në litar ashtu siç thoshte në dhjetor të ’90-s Edi Rama, por vetëm t’i largojnë nga tribuna e baballarëve të Kombit. Viktimat kërkojnë që të qetësojnë shpirtin në vitet e fundit të jetës duke mos u torturuar përseri nga prania e tyre në jetën publike. Por s’qenka kaq e lehtë kjo punë, sepse ata qëndrojne stoikë në pozicionet e tyre, sot edhe bijtë dhe niperit e tyre i mbrojnë ata politikisht me fanatizem. Madje edhe ekstremisti i djeshëm Edi Rama jo vetëm që nuk do t’i varë më në litar, por i mbron me vetëmohim. Rama, nga dëshira për t’i varur komunistet në litar, ka kaluar tek Vullnetarët e Enverit. Duket sikur ai me vonë e ka kuptuar se për të dënuar xhelatet e komunizmit duhet t’ia fillojë nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, pastaj duhet të vazhdojë me të tjerët. Duket që tani e ka kuptuar që për të dënuar ushtruesit e diktaturës së proletariatit dhe bashkëpuntoret e Sigurimit të Shtetit duhet të shpërbëjë grupin e tij parlamentar, duhet të shperndaje Këshillin e Përgjithshëm Drejtues, duhet të rithemelojë Partine Socialiste. Prandaj ai në krye të PS është kthyer në mbrojtesin më të zjarrtë të ish-spiuneve, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave të diktaturës, sepse pa ata nuk mund të ketë Parti Socialiste, nuk mund të jetë as Kryetar. Politika e re e Rames, përtej së djathtës dhe të majtës mbështetet pikërisht tek këta njerëz që i kanë duart e lyera me gjak. Rama sot ka thirur vullnetaret në skenë si në ’91, duke menjanuar figurat e moderuara të së majtes, jo me bustet e Enverit ne supe, por me këngë për Edvinin në goje dhe me fotografine e tij ne ballë.
Mendoj se është detyrim i mazhorances së djathtë që perfaqëson vlerat më të mira historike të disidencës antikomuniste të vendosë pak drejtësi sociale. Mendoj se është vlera jonë më e madhe politike që të mbështesim dy shtresat më të vuajtura, ish-të përndjekurit politikë dhe pronarët e vërtetë. Ne duhet te bejme sa me shpejt demshperbilimin e tyre moral dhe material, koha nuk pret ata që çdo dite po largohen nga kjo jete me nje brenge te madhe ne shpirt.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi