Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dije Meniqi Fazliu:Ditarin po e shpalos...

Shko poshtë

 Dije Meniqi Fazliu:Ditarin po e shpalos... Empty Dije Meniqi Fazliu:Ditarin po e shpalos...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 10:19 pm

 Dije Meniqi Fazliu:Ditarin po e shpalos... 48827_100001669445476_6238263_n
Dije Meniqi Fazliu:Ditarin po e shpalos...

Ditarin tim sot e shpalosa
shpalosa kujtimet dhe ëndrrat e mia
jam vetëm me vargun tim
dhe shkruaj panda për një kujtim...
Sirtarin e hapa
dhe pash një shkëndi
mendova se shkrepi e imja dashuri...
Sot unë shpalos kujtimet e mia
dhe prapë më shoqëron vargu im
sa bukur shkrihet kjo pendë
dhe në kujtimet e mia ai zë vend.
Sirtarin e hapa
shumë ngjyra pash
e kaltërta dhe e bardha
dominuan në rrafsh...
Por edhe e kuqja shpejt zuri vend
dhe zemrën time shpoi si shigjetë...
Ditarin e shfletoj
me mall e dashuri
po pse këta pika loti pikojnë tani!?
Mos vallë ,po bie shi
apo dallgët janë trazuar përsëri!?
Po ,po janë dallgët ,dallgët shpirtërore
dhe gjasojnë shumë dallgëve verore...
Vargu im ,po ndalemi pak
mjaft shpalosëm kujtime në sirtar
si thua ,ta mbyllim tani
se kujtimet do na ndjekin
dhe ne do i shpalosim përsëri.përsëri...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi