Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''

Shko poshtë

Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe'' Empty Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 12, 2011 1:29 pm

Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''

Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe'' 1marksopi


Pas meshës së shenjtë, e cila u mbajt në Kishën "Shën Ndou" në Prishtinë, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Mark Sopi, është bërë edhe promovimi monografisë "Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe". Me ç'rast u përkujtua figura dhe veprimtaria e Sopit.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i ka përshëndetur edhe ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se nëpërmjet predikimit kanë lexuar edhe gjurmët e tij në zemrat e tyre.
Arbër Xhaferi, ish-kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, ka thënë se veprimtaria shoqërore e atyre që kanë lënë gjurmë në histori ngërthen në vete informata për mendësinë, botëkuptimet, idealet, paragjykimet, aspiratat e një individi, apo të një komuniteti në një kontekst të caktuar kohor.
Ai tha se kontributi i Mark Sopit për fe dhe atdhe, mund të kuptohet vetëm nëse analizohen rrethanat kur ka vepruar ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Qemajl Morina ka thënë se Mark Sopi dha kontributin e tij të çmueshëm si në aspektin i dialogut ndërfetar brenda dhe jashtë Kosovës, po ashtu dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në planin ndërkombëtar.
Autori i monografisë, Don Ndue Ballabani ka pohuar se kjo monografi është një dëshmi e vogël e asaj qe bëri Imzot Sopi për fenë dhe atdheun, duke e krahasuar kështu veprën e Sopit vazhdimësi dhe trashëgimi e "Çetes së Profetëve" te Pjeter Bogdanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi