Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:MESAZHI UFO PËR MIRËKUPTIM ME FEMRAT

Shko poshtë

Vullnet Mato:MESAZHI UFO PËR MIRËKUPTIM ME FEMRAT Empty Vullnet Mato:MESAZHI UFO PËR MIRËKUPTIM ME FEMRAT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 12, 2011 1:34 pm

Vullnet Mato:MESAZHI UFO PËR MIRËKUPTIM ME FEMRAT 167621_1480510463912_1568334934_30927815_4215539_n

Vullnet Mato:MESAZHI UFO PËR MIRËKUPTIM ME FEMRAT 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato


MESAZHI UFO PËR
MIRËKUPTIM ME FEMRAT

Ky mesazh i pazakontë e tejet interesant,
u gjet te një shishe në mes të detit Jonian.
Hedhur aty qëllimisht nga jashtëtokësorët,
që na studiojnë duke u vërtitur si meteorët.

Përshtatur me shkrimin e gjuhës shqipe,
fillonte me udhëzime e këshilla praktike:
“Për ju, o gadishullorë të relievit Balkanik,
të lidhur me femrat në marrëdhënie çift,

Sugjerojmë disa udhëzime këshillimore,
që rregullojnë ndjeshëm barazinë gjinore.
Ky udhëzues i mirëkuptimit të femrave,
orienton sistemin e përpunimit të zemrave;

Në përshtatje me qytetërimin te ky rajon,
për të kuptuar se femra nuk është pronë.
Shpirti i saj përbëhet nga disa tinguj violine,
të përdorshëm vetëm me akordim melodie.

Për ta pasur pranë këtë këngë jetësore,
krijohet atmosferë psikike sa më gazmore.
Ndryshe grindjet me eksplozion nervash,
sjellin vetëm ç’akordim e kakofoni femrash.

Mbingarkesa e instrumentit të saj delikat,
deformon dëshirën e dëfrimit në shtrat.
Lind fëmijë anormalë nga ana gjenetike,
me personalitet të gjymtuar në jetën fizike.

Trajtimi si qenie inferiore që duron çdo faj,
tregon se meshkujt ndjejnë rivalitetin e saj.
Testimet tona me organizma të riprodhimit,
provojnë këtu epërsi natyrore të feminizmit.

Dhunimi i femrës kuptuar qartë si veprim,
nuk është në përmbajtje thjesht si çdo krim,
dëshmon primitivizëm të shkallës sipërore.
dhe vrasja e saj, shtazëri të egërsisë fundore.

Përdorimi i femrës me brutalitet dhe forcë,
do të thotë, nisja e udhëtimit për në divorc.
Ndryshe bashkëjetesa me terror shpirtëror,
përjetëson shtypjen familjare te ky territor.

Balkani mes malesh e valësh kaltëroshe,
ku fërfëllojnë si flutura gratë bukuroshe,
plus gazin e plotë të dashurisë femërore,
do të ishte gadishulli i parajsës njerëzore. “
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi