Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heshtja Flet: Cikël poetik

Shko poshtë

Heshtja Flet: Cikël poetik Empty Heshtja Flet: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 15, 2011 12:35 am

Heshtja Flet: Cikël poetik 173501_100000238957508_6772398_n

Heshtja Flet: Cikël poetik


UNË PUHIZË

Unë puhizë dua të bëhem
për një çast të vij tek ti
ta prek ballin edhe faqen
e të pëshpëris
"Dashuri."
Lehtë flokët t'i shpupuris
në vesh të pëshpëris
ta ndjej aromën si dikur
të ma ndjesh ofshamën e zemrës
t'i ndjesh dallgët e shpirtit
si pëpëliten në muret e shpirtit tim.
E ndjen se në mua ka shtërngatë ndjenjash
ka falje gabimesh për mëkatet tua
për ëndrrat që të shoh
për mëngjeset që më gjejnë me lotin në sy
e për shumë të tjera
që me puhizë do t'i sjell tek ti.
M'i kthe me pranverën
por eja edhe ti
mbase puhiza do të të kthjell
se dikush të do ende ty.

TË KAM MALL

Të kam mall se nuk të kam pranë
nuk më ke mall se më ke larg
antitezë e dashurisë sonë është kjo
jam e veshur me vellon e vuajtjes
ajo më shoqëron kur ty më s'të kam
ajo më shoqëron kur e di
se më e jotja nuk jam.
As në ëndërr nuk më vjen
ke frikë nga prania ime
nuk mund të më shohësh me sy
e di mirë se je i pagëzuar
me emrin pabesi
dhe i tillë ke mbetur gjithnjë.
Batanijen e lag me lotët e mi
se gjumë nuk kam natën në sy
mallkoj veten
përse të desha ty
ANTITEZË në jetën time...

TË FOLA NË GJUHËN E DASHURISË

Të fola me gjuhën e ëmbël
era i vinte dashuri
e ti vetëm buzëqeshe
mbase nuk e kuptoje
e as që më dashuroje
Nuk kupton ti gjuhën e dashurisë
je i mbështjellur
me ëndrra pabesish
ende ke mbetur i tillë
o yll i shuar në qiellin tim
nepërkë i përjetshëm në shpirt
nuk të rrah ty zemra për dashuri
nuk e kuptin këtë fjalë ti.
Nuk ia njeh zjarrin dhe të mirat e saj
nuk ia kupton puhizën dhe nektarin
e unë tash me hare e shpresë
zemrës ia hoqa zjarrin.
Jetoj,gëzoj
se çfarë ndodhi me ty
unë shpejt po e harroj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi