Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Idrizi:BEFASI

Shko poshtë

       Flora Idrizi:BEFASI Empty Flora Idrizi:BEFASI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 16, 2011 2:54 am


Flora Idrizi:BEFASI

       Flora Idrizi:BEFASI 161427_100000238957508_4846678_n

Në një mbrëmje vjeshte dola të shetisja veten e vetme.Nuk doja të takoja askë.Ecja me veten dhe sodisja vitrinat kotnasikoti.I shikoja,por nuk i shihja.Mbase notoja në mendime se sa kohë nuk të kam takuar.Sa më paska marrë malli për atë njeri!!!Vallë,ku është tash?Çfarë bën?Jo,jo.Nuk i dua këto mendime.Si m'i dërgon zemra mesazh në zemër.E di moj koka ime se me dhemb?Vazhdoj rrugën e fustani im valvitet nga era vjeshtake e bashkë me të valviten mendimet e mia.Ndalem në një vitrinë dhe e shoh një fustan të bukur në një kukull të buzëqeshur.Më bëri përshtypje buzeqeshja e kukullës.Uaaa.kisha harruar të buzëqesh kaherë.
INTUITA!E ndjej se kam afër dikë.Më rrah zemra.Më dridhen gjunjtë.Në vitrinë më nuk shoh vetëm kukullën.Nuk kam forcë të kthej kokën.Një prekje e lehtë në kraherorin tim.Oh,e njoh këtë dorë,po mos është halucinacion.?Jo.Më kthen ngadalë me duar të njohura për trupin tim.Stepem.Mungojnë fjalët.Përqafimi i vjetër më largon nga amullia.Heshtje.Pa fjalë.Lotët përzihen.Zemrat rrahin një.Vazhdoj rrugën,por nuk jam vetëm.Jemi një.Unë dhe ai.Më në fund në shtigje të përbashkëta.
E,THONË"Shpresa vdes e fundit"       Flora Idrizi:BEFASI 33677_166884679996163_100000238957508_490352_8035612_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi