PO VENDOS POLITIKA, POR JO LIGJI
Faqja 1 e 1
PO VENDOS POLITIKA, POR JO LIGJI
PO VENDOS POLITIKA, POR JO LIGJI
Që të dalim më lehtë në temën thelbore të editorialit, na duhet të flasim pak për një copë “situate politike sot”, që të kthehemi pak, në disa rreshta retrospektivë. “Bota sot” në korrik të vitit 2000 shkruante se gjyqet e Kosovës po vazhdonin të funksiononin me ligjet e shtetit të Serbisë. Hajgare! Jo, hajgare është sot, kur po implementohen të njëjtat ligje, dhe punojnë po ashtu të njëjtit gjykatës, gjykatës shqiptarë të Serbisë, desha të them të shtetit të Serbisë. Në atë kohë çdo lloj kritike “sistemit të ri” shurdhohej nga brohoritja e “karnavalit politik” në vendosjen festivalore të administratës së UNMIK-ut, që vinin nga vendet e civilizuara drejt në Bregun e Fildishtë pa elefantë. Kur arrijnë të të bindin se të kanë çliruar, nuk të intereson të kuptosh se liria - të cilën nuk e mbron ligji - është anarki, dhe liria me ligje të okupatorit - është robëri tipike. Ligjërisht po vazhdonte okupacioni, por moralisht ishim fitimtarë dhe të çliruar, kështu thoshte krejt bota pa përjashtim, dhe cili me mend në kokë do të dilte kundër “sistemit të ri” që na “hoqi qafe Milosheviqin”. Aty-këtu, jo ndonjë (jo më shumë se dy) publicistë, kritikuan politikën akulturizuese që UNMIK-u po e ushtronte në mënyrë ilegale duke e lënë në duart e shoqërisë civile. Po mobilizohej “shoqëria civile” në punën e saj për ta zhbërë qenien kombëtare, dhe këtë projekt e udhëhiqte Den Eversi duke implementuar modelin e sistemit politik në romanin e Orvellit 1984. Gazetarët “e tillë” u desh të tërhiqen nga publiciteti. Ishin të rrezikshëm për shkak se po “propagandonin” kundër “ndërkombëtarëve” grumbull të UNMIK-ut, pa pasur avokaturë së paku të thonë se brenda grumbullit të ashtuquajtur “ndërkombëtar” kishte kombe (shtete) antishqiptare që po punonin për akulturimin e Kosovës. Në hapat e breshkës që bëjmë ne si “popull i vonuar” ne ia dalim gjithmonë të gjejmë alibi. Në atë “kohë - koha” ishte e shkurtër, dhe arsyetimi afirmonte faktin se, menjëherë nuk mund të vihen ligje, ligjet i aprovon parlamenti që nuk ekzistonte, se qeveritë ishin “të përkohshme” voluntere - dhe një mijë e një net arsye deri në pambarim. Dhe koha “e shkurtër” zgjati pikë për pikë (në qershor 2009) dhjetë vjet të rrasta. Dhjetë vjet të rrasta ndodhën qeveri dhe parlamente, u bënë ligje që Rregulloret e UNMIK-ut nuk lejonin implementimin e tyre, si nuk lejojnë pikërisht as sot, e kështu me radhë, deri te Kushtetuta, përsëri e paimplementueshme pikërisht në sferat më delikate të ligjit që bën shtetin - shtet! Historia e Absurdit do ta shënojë rastin e konkurrimit të gjykatësve për “trupën” e Gjykatës Kushtetuese (që do të themelohet “së shpejti”), dhe dosjet e tyre që u shpaluan në media, si për njerëz të korruptuar “të sistemeve” (jo të një sistemi), një ansambël i konservuar në bocën ku ruhen fetuset eksperimentale të marrëzisë politike. Nëse në Kosovë nuk ka më shumë se dhjetë mijë juristë të diplomuar, atëherë a mund të gjenden nja një mijë që do ta nxirrnin drejtësinë në një shkallë normale, (e të largohen shërbëtorët që nga Rankoviqi deri te Milosheviqi), që punojnë sot në gjyqësinë “kosovare”, individë që nuk kanë nivel më të lartë sesa gjykatësit e ligjit të “sheriatit”, implementuesit e ligjeve të sistemit totalitar të diktaturës sllave, primitive fetare. Prandaj ndodh kështu si ndodh në Kosovë qe dhjetë vjet me radhë, nuk funksionon ligji, por politika. Mijëra shembuj, por e marrim një: vendimi politik u jep rroga policëve serbë, kurse ligjërisht ata nuk mund të konsiderohen punëtorë të policisë, se e kanë lëshuar punën, dhe plus nuk e kanë respektuar ligjin. Por nuk ka ligje në Kosovë. Ka vetëm politikë. Vendime politike. Vendos politika. Jo ligji.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi