Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pershednetje te perzemerta nga Suedia për ditëlindjen e Sazan Egriut!

Shko poshtë

 Pershednetje te perzemerta nga Suedia për ditëlindjen e Sazan Egriut!  Empty Pershednetje te perzemerta nga Suedia për ditëlindjen e Sazan Egriut!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 17, 2011 10:47 pm

Pershednetje te perzemerta nga Suedia!
 Pershednetje te perzemerta nga Suedia për ditëlindjen e Sazan Egriut!  41497_1602953533_3356_n
Letër përshëndetëse urimi, djalit tonë të dashur, Sazan
Egriu me rastin e 44-vjetorit të lindjes
.
I dashur, Sazan!
Sot, më 16 janar e kremtosh 44-vjetorin e lindjes. Linde dhe u rrite në Dibrën Madhe, në Dibrën legjendare, të cilën ne vitet 1913 e shkëputën nga trungu amë.
U rrite ashtu i urtë, ashtu i dashur e i zgjuar dhe, që në klasën e dytë fillore e mesove përmenç poemën “Skenderbeu” nga Naim Frasheri. Shkollen tetëvjeçare dhe ate te mesme i kreve me sukses të shkëlqyeshëm dhe ishe një ndër nxënësit me te dalluar. Me shpirt e deshe artin skenik dhe, qe ne klasën e shtatë improvizove rolin e mësuesit ne dramën“Kthimi”, rolin e gjyshit ne dramen “Çamaroku i gjyshit”, rolin e heroit Liman Kaba ne maj të vitit’81. Kjo dramë u inçizua nga RTV-Shkupi, por, meqë përmendeshin demonstratat, nuk u lejua te shfaqet. Më 1982/83 more pjesë në dramën”Varret e pafajshme”, të autorëve: Qemal Hajdini e Muharem Shahiqi, kurse këtu ne Suedi, poashtu me sukses improvizove rolin kryesor te dëshmorit-Fazli Graiçevci, në dramën “Vrasja e mësuesit”, mandej, ne dramen “Procesi” te heroit Jusuf Gervalla, në dramen “Ditëlindja”
autor, babai yt-Imi dhe në dramen“Vellazeri e interes” te Kristo Floqit. Pa përmend rolin tënd te shkelqyer te Hitlerit, që e pelqyen se tepermi miqet tane.
Edhe këtu në Suedi, me zërin tënd të këmbueshem udhëheqje mbremje te ndryshme festive, festivale dhe protestat mbarëshqiptare dhe, çdo demonstatë që organizohej në SH B A
e Suedi, Ti me ate zë bilbili i lexoje thirrjet.
Qe kur ishe 11 vjeç, se bashku me vëllain tënd dhe birin tonë te dashur, Lulzimin, i cili më 12 maj i mbushën 45 vjet; per të më ardhur ne ndihmë mua, që ne ato vite me një rrogë mesuesi gjashtë gojë ushqeja, ju te dy, u ndatë nga shoket, u ndate nga lodrat e femijërisë dhe, gjatë çdo pushimi veror punonit se bashku me mua, ne Ohër, Ulqin e gjetkë, punonit që të mbijetojë familja.-Ma bëni hallall djem te dashur!
Me të arritur ne Suedi, Ti, aq shpejt e mesove gjuhen suedeze saqë, pas kater muaj me sukse e dhe provimin e RIKSTEKSTIT per t’i vijuar studimet universitare, mirë
po, duke mos dashtë te jetosh me ndihma sociale ne Suedi, se bashku me Lulzimin filluat punën ne restorantin e pizzerisë dhe krijuat familje ne moshë të re, duke lënë anash studimet për shkak te aktiviteteve dhe ngarkesave te mëdha.
Nga data 5 maj ’86, dy herë në javë, palodhshëm spikeroje në Radio-Emisionin “Zeri i Kosoves”, kurse me pas, duke filluar nga dhjetori i vitit ’87, per degjuesit e Radio “Zeri i Malësise” dhe për Agjencinë Telefinke “Albakos” në SH B A , rreth një dekadë transmetoje Edicionin e lajmeve me të dhëna më të freskëta nga te gjitha trojet tona te okupuara iliriane. Kurse Ti, djalë i dashur, me plot impenjim, sa herë që e lypte nevoja, në orën 12 të mesnatës, sepse, sipas kohës amerikane, atje ora ishte 18 i mbrëmjes, i lodhur e i raskapitur nga puna e rëndë, shfletoje rreth 30-40 faqe gjatë spikerimit dhe s’më the kurrë se u lodha o baba, kurrë s’me the se moshatrët e tu henden lart e posht diskotekave, kurse Ti bir i dashur, asnjëherë nuk u ankove e të thuash: Ç’është ky angazhim aq i madh, sepse ishe i vetëdijshem se ne atë vazhdë te ngjarjeve me dramatike ne Kosove e ne trojet e okupuara duhej informuar edhe bashkatdhetarët tanë përtej Oqeanit Atllantik, të cilët me padurim prisnin të mësojnë se ç’ndodh me vëllezërit e motrat e tyre ne Kosove, Dibër, Ulqin, Preshevë e gjetkë. Ti e dije se sa eshtë e madhe dashuria për Atdheun, për Kosovën, duke ngritur zërin per të fituar me gjak liritë e te drejtat qe na takojnë.
Per tërë ato perpjekje qe ke bërë bir i dashur, te drejtohem me sintagmen:
Te lumtë, Atdheu e Zoti i Madh ta shperbleftë!
Gezuar 44-vjetorin e lindjes!
Te rrosh 100 pranvera, se bashku me nusen tende te nderuar-Remin, djalin Herolindin dhe vajzën Darlindën, me prinderit, vellezërit, kunatat, nipërit e
mbesat dhe mbarë farefisin, miqët e shokët tuaj.
Me dashuri e respekt prindor, babai Imi dhe nëna-Meska

Të nderuar miq.
Të nderuar prind të SAZANIT,

E nderuara Meska,
I nderuari Imi,

Jam i nderuar dhe shumë i respektuar për njoftimet që m'i bëni. Me këto njoftime më bëhet se më afroni afër familjes Suaj shumë të nderuar dhe pikërisht për këtë jam shumë i lumtur. Jam edhe shumë më shumë se shumë i lumtur, sepse ndihem afër Jush dhe se, më bëhet se jam në mjedisin e kësaj familje atdhetare, që aq shumë bënë për kombin, por gjithnjë duke pasur
kujdesin më të madh për familjarët e vet, sepse e dini se vetëm familjet e shëndosha dhe mirë të edukuara e bëjnë një popull të lumtur dhe të shëndosh. E, populli i shëndosh do të di ta krijojë edhe shtetin e shëndosh.
Nga ky aspekt Ju përshëndes përzemërsisht dhe Ju uroj 44 vjetorin e djalit Tuaj, Sazanit, duke i dëshiruar atij dhe Ju shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë dhe njëherësh edhe edukim të fëmijëve të tij ashtu siç keni ditur Ju ta edukoni dhe ta rrisni atë. Pra. dëshiroj që AI të bëhet JU që ATA t'i bëjë si VETEN.
Gjitha të mirat pë shumë të nderuarën familjen EGRIU!
Latif Nallbani me familje

I dashuri vella Ibrahim dhe ju z.Mensur,e pranoni urimet tona familjare me rastin e ditelindjes se djalit tuaj Sazanit qe me 16 janar 2011 mbush 44 vjet prane prindeve te dashur duke sakrifikuar gjithcka qe e ardhmja e femijve tuaj te jete e mire dhe e lumtur.
Juve ,prof.Ibrahim dhe z.Mensure ju deshirojm shendet te mire dhe jete te gjate qe te pleqeroni ngjate femijve tuaj te ndritur Lulzimit ,Jasharit ,Dritanit e Sazanit ,niperve dhe mbesave tuaj qe jane dhe krenaria e jone e Dibres se Madhe Legjendare.
Mbrame kur erdha nga Meremja, me ra ne sy shtepija e juaj e bukur dhe m’u be sikur digjoja zera, i them Aferdides a te duket sikur ka njeres ne shtepi,
filoi vetla te me kruhet dhe mendova ne ju,dhe sot pranova informasionin per ditelindjen e Sazanit u gezova pa mase qe per momentin kam emocione
o i dashuri vella Imi.
Sazan urime 44-vjetori i lindjes sate duke te deshiruar qe edhe 100 pranvera te tjera te festoni ngat femijve tuaj , prindeve,vellezerve ,shokeve dhe miqeve tuaj.
Kete urim jua deshiron Lirimi ,Aferdita ,Bukra (nena ime ) Dafina,Burimi dhe Ilirida.
O gurbet ,gurbeti i zi ,
tere jeten tone na e le me lot ne sy,
jetojme me shpres qe do ktheheni perseri !
Nga zemra ju deshirojme gjithe te mirat.
Familja Jegeni
Diber
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi