Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e Ahmet Krasniqit, I vëllai: Lidhi FARK e UÇK

Shko poshtë

Vrasja e Ahmet Krasniqit, I vëllai: Lidhi FARK e UÇK Empty Vrasja e Ahmet Krasniqit, I vëllai: Lidhi FARK e UÇK

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 2:24 am

Vrasja e Ahmet Krasniqit, I vëllai: Lidhi FARK e UÇK
Vrasja e Ahmet Krasniqit, I vëllai: Lidhi FARK e UÇK U1_AhmetKrasniqi





Dhjetëra ish-oficerë të lartë të
FARK (Formacioni i Armatosur i Republikës së Kosovës) të kohës së luftës në
Kosovë, bashkëluftëtarë, banorë të Kosovës dhe familjarë, kanë përkujtuar dje
12-vjetorin e vrasjes së ish-ministrit të Luftës së qeverisë në ekzil të
kryeministrit Bujar Bukoshi. Ceremonia e thjeshtë në varrezat e Sharrës ku
prehen eshtrat e heroit kosovar, ngjante më tepër me një ceremoni familjare, e
harruar ndoshta nga politikanët e dy shteteve shqiptare. Flamuri i Kosovës, dhe
disa buqeta me lule mbulonin varrin e njeriut që ka drejtuar ministrinë e
Mbrojtjes dhe shtatmadhorinë e Forcave të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
deri më 21 shtator të vitit 1998, kur u vra pabesisht në një atentat në Tiranë.
Sot, më tepër se vrasja dhe zhvillimet politiko-ushtarake që pasuan në Kosovë,
familjarët dhe bashkëluftë-tarët e Krasniqit i mundon misteri apo siç thonë vetë
“mungesa e dë-shirës” për të zbardhur këtë ngjarje nga autoritet shqiptare dhe
ato kosovare. Të pranishmit në ceremoninë e varrimit, ku binin në sy edhe
studentë kosovarë të universiteve shqiptare, kishin përgatitur një
kërkesë-peticion për Kryeprokuroren Ina Rama dhe kryeparla-mentaren Jozefina
Topalli, për të hapur dhe hetuar do-sjen e krimit të rëndë. Bexhet Krasniqi,
vëllai i të ndjerit ka rrëfyer për Gazetën fjalët e fundit që ka dëgjuar në
telefon prej tij si dhe ka bërë apel për institucionet e hetimit dhe gjurmimit
në Shqipëri për të rihapur dosjen dhe gjetur autorët e krimit barbar.




Si mund të na përshkruani
ju, Ahmet Krasniqin?




Unë si vëlla dhe familjar i Ahmet
Krasniqit them se ai ka qenë një qenie e mrekullueshme, një punëtor i zellshëm i
përkushtueshëm edhe në punën rreth familjes dhe në punën për çlirimin e Kosovës,
dhe në kohën e fundit ka lënë anash familjen, ka lënë anash çdo gjithçka për
t’ju për-kushtuar lirisë së Kosovës dhe atë punë e ka bërë me zell me përkushtim
të madh dhe pa hile.




Kur keni komunikuar herën
e fundit me të, dhe çfarë mbani mend nga kjo bisedë?




Kam komunikuar 7 ditë para vrasjes
me të. Nga të gjitha bisedat që kemi bërë e kemi prekur edhe rastin e bisedës
dhe këshillimit në Astllok, të cilin e ka bërë bashkë me liderin e asaj kohe
Adem Demaçi, ku janë marrë vesh me i bashkue përpjekjet dhe me i shtri të gjitha
fraksionet e UÇK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes për të bashkërenditur punën për
lirinë e Kosovës. Ai ka qenë shumë i lumtur dhe ka thënë “tash edhe dy Serbija
nuk mund të na ndalin, na do fitojmë”. Ishte shumë i lumtur.




A mendoni se vepra e tij i
ka vlejtur për këtë Kosovë që kemi sot?




Jo, vepra gjithmonë..., nuk duhet
të pyesim për sakrifica për Kosovën e Shqipërinë dhe trojet e shqiptare, por
kujtoj që nuk është bërë boll as për njerëz si Ahmeti dhe as për Ahmetin, edhe
nuk është ba mjaft as për Kosovën. Punë të mëdha presin Kosovën, punë të mëdha
presin popullin shqiptar gjithandej.


Pse thoni që nuk është bërë boll
as për Ahmetin?


Na po bëjmë përpjekje edhe një
herë për me hap dosjen, po i bëjmë presion, po i lutna, premtime ka fjalë ka,
besoj se pas fjalëve të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës do të qëndrojë
edhe koha.




Ahmet Krasniqi, SHIK-u i
bastisi shtëpinë pak ditë para vrasjes




Vetëm pak ditë para vrasjes,
SHIK-u dhe policia do e çarmatosnin ministrin e mbrojtjes së Kosovës Ahmet
Krasniqi. Ata kryen kontrolle në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, të cilën që
në mars të vitit 1998 e kishte kthyer në bazë të koordinimit të veprimeve
luftarake që zhvilloheshin në Kosovë. Pasditen e 21 shtatorit të po atij viti,
teksa Krasniqi afrohej për te makina e tij në një rrugicë që lidhte Medresenë me
Shkollën e Kuqe në Tiranë, një person i mat pistoletën në kokë, dhe pasi pyet
mirë nëse personi që i i kishte drejtuar armën ishte Ahmet Krasniqi, e qëllon
atë për vdekje. Nga makina tjetër ku presupozohet të ishin rojet e Krasniqit,
askush nuk lëvizi, sikurse të dorëzoheshin në një betejë ku vritet gjenerali.
Ngjarja bëri bujë, pasi ishte kulmi i ekspansionit serb në Kosovë, dhe veprimet
ushtarake të formacioneve të FARK, koordinoheshin pikërisht prej Krasniqit.
Policia nisi hetimet për ngjarjen, por pa dalë asnjëherë në një konkluzion qoftë
edhe paraprak. Fillimisht pati akuza që implikonin shërbimin informativ
shtetëror, në organizimin e vrasjes së pabesë, por që asnjë prej pretendimeve
nuk u provua ndonjëherë. Përplasja e rrymave brenda aktorëve të luftës në Kosovë
për fondet e armatimeve të “frymëzuara” edhe nga shërbimet sekrete serbe, mbetet
pista më e përfolur për krimin. Ndërkaq policia dhe prokuroria e Tiranës vetëm
sa kanë luajtur “ping-pong” me dosjen duke ia pasuar dhe thyer njëra-tjetrës pa
i dhënë përgjigje mistereve të krimit.




Shoku i luftës: Ahmeti
armatosi Kosovën




Shpresojmë që vizita jonë të jetë
dhe një mesazh për autoritet dhe pushtetin shqiptar që së paku tash pas
12-vjetëve të bëj të pamundshmen që aktorët dhe vrasësit barbarë t’i qesë para
drejtësisë dhe kështu që një dhembje të qindra mijërave shqiptarë dhe një pritje
12-vjeçare ta zbardhë dhe të tregojë se këtu në shtetin amë mbizotëron
drejtësia” - kështu është shprehur për Gazetën koloneli Ismet Ibishi, shok lufte
me ministrin e vrarë kosovar Ahmet Krasniqi. Ibishi shpreson që autoritet
shqiptare të sqarojnë se pse u vra në kryeqytetin Tiranë, njeriu i parë që duhej
të udhëhiqte luftën e Kosovës. Ibishi, ka qenë oficer artilerie i ushtrisë së
ish-Jugosllavisë, dhe deri në vitin 1991 ka shërbyer në Slloveni, më pas u
angazhua me forcat çlirimtare në FARK, dhe pas disa vjetësh pedagog në Akademinë
e Kosovës së pas Luftës, është kolonel në lirim.




Juve keni ardhur sot në
Shqipëri për të nderuar një bashkëluftëtar tuajin që u vra për shkak të
angazhimeve për çlirimin e Kosovës, çfarë mbani mend prej tij?





Sot përkujtojmë 12-vjetorin e
rënies së të madhit kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Luftës dhe i Paqes
i Republikës së Kosovës. Ne si në ish-armatën e Jugosllavisë kemi qenë koleg
bashkëpunëtorë dhe me vite jemi përgatitur për misionin që na prite në vitin
1998. Koloneli ishte një drejtues, një strateg i rrallë që kanë pas trojet tona
në Kosovë dhe një njeri që ka ushtruar autoritet jashtëzakonisht të madh te
kolegët dhe bashkëluftëtarët e tij.




Si jeni njohur me
kolonelin e ndjerë?




Ne të dy kemi qenë nga grupi i
oficerëve të paktë shqiptarë që mundën të shkolloheshin në akademinë ushtarake
të ish- Jugosllavisë. Në vitet ’90 unë isha oficer i artilerisë në Slloveni,
ndërsa Krasniqi ndodhej në Kroaci. Aty na gjeti edhe lufta e parë në Slloveni,
ku unë u tërhoqa, sikurse bëri edhe Krasniqi nga ushtria. Prej vitit 1991, ne
jemi angazhuar në përgatitjet për luftën që do të vinte në vitin 1998.




Ku jeni takuar me
Krasniqin?




Në Dallnik të Kroacisë jemi
takuar. Krasniqi ishte oficer këmbësorie, kishte shumë përvojë dhe u caktua të
ishte kryekoordinator. Nëpërmjet shoqatave ne kishim mundësonim futjen në
shkollat paraushtarake të atyre që më pas do të bëheshin baza e ushtrisë tonë
për çlirimin e Kosovës.




Pse u vendos Krasniqi në
Tiranë?




Deri në vitin 1994, gjithçka që
kishim bërë ishin vetëm në letër. Prej kësaj kohe ishim hedhur në veprim për t’u
përgatitur. Në mars të vitit 1998, kryeministri Bujar Bukoshi, vendosi që Ahmet
Krasniqi të sistemohej në Tiranë. Prej këtu do të drejtonte veprimet për
armatosjen e ushtrisë, si dhe takime apo dalje edhe në terren, duke përdorur
kufirin tokësor nga Bajram Curri. Krasniqi u vendos në një bazë në Laprakë.
Gjatë kësaj kohe u mobilizuan dhe tre brigada të FARK, që ishin formacionet më
të mëdha luftuese në terren me ushtrinë serbe.




Si realizohej armatosja e
ushtrisë?




Fondet vinin nga diaspora dhe
kishin prej vitit 1991 që mblidheshin. Kishim marrëveshje të ndryshme, madje
edhe për ndërtimin e një fabrike armatimi në Tropojë, ku kishim gjetur dhe
ambientin.




Po për ngjarjen e rëndë të
vrasjes së tij, çfarë mund të na thoni?




Shpresojmë që vizita jonë të jetë
dhe një mesazh për autoritet dhe pushtetit shqiptar që së paku tash pas 12
vjetëve të bëj të pamundshmen që aktorët dhe vrasësit barbarë t’i qesë para
drejtësisë dhe kështu që një dhembje të qindra mijërave shqiptarë dhe një pritje
12-vjeçare ta zbardhë dhe të tregojë se këtu në shtetin amë mbizotëron
drejtësia. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i zbardhjes së realitetit dhe asaj
ngjarje të jete e rëndë për momentin. Kur Kosova ishte në luftë u vra ministri
njeriu i parë që duhej ta udhëhiqte atë luftë.




A mendoni që ishte thjesht
një vrasje, apo kishte ndonjë prapavijë?




Për kohën që ndodhi, ishte momenti
kur një koordinues e person që gëzonte autoritet të plotë si Krasniqi, i duhej
më shumë luftës dhe Kosovës. Situata nuk ishte fort e qetë edhe brenda
formacioneve luftarake dhe fraksioneve brenda. Pas vrasjes së kolonel Krasniqit,
shumë gjëra ndryshuan për FARK, duke e zbehur pak e nga pak.




Pse thoni që nuk ishte
situatë e qetë?




Nëse në terren bëhej luftë për
mbijetesën e Kosovës, jashtë saj “lufta” bëhej për armatimin dhe autoritetin. Në
zonën e Tropojës, kishim edhe incidente të rënda, për të na marrë armatimin,
ngjarje që nuk besoj se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjet që pasuan në
Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi