Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet Hebibi:Cikël poetik

Shko poshtë

Ismet Hebibi:Cikël poetik Empty Ismet Hebibi:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 1:49 pm

Ismet Hebibi:Cikël poetik 161433_100001787243861_6970041_n
Ismet Hebibi:Cikël poetik

T O K A E SH E N J T Ë


Tungjatjeta Shqiptari!Tungjatjeta Junik!
Tokë e shenjtë At-dhe Nënë Qiell Zot ynë!

ke gdhi mirë Sot! Agime t'hareshme dritëbardha
na ke Nevet:s’ Guxon askush t’Nëpërkëmbë më!

n’ Amerikë. Kanada. Europë . Australi. Azi. Afrikë
Shqiptarët t’përshendesin:për Ty ju rrah zemra

ke Ti e kanë mendjen: malli Përherë i merr e brenë
mërzia e Mjergullt i grimcon e Harxhon

saherë t’ Kujtojmë : e lajme të gëzuara Dëgjojnë
Zemra ju bëhet mal e trupi Shënd e verë!

përse s`të Përqafojmë- mos u hidhëro o Xhan
larg larg të Degdisur- prore Tjetërkund janë!

nga Dhe i huaj të Bekojmë e blatojnë
këngët e Himnin me mall ti Këndojnë

iu rrezaton si diell e hënë n'Trup Zemër Shpirtë
Prehje as lumturi askush n'Vende huaja s'ka gjetur!?

n’tryezën e begate të Uritur ngriten për Ty
mes pasurisë e Luksit ndihen Varfanjakë!!!

asgje s' paska vlerë sa nje gur Atdheu.Babai e Nëna
askush s’ qenka më i shtrenjtë se: Mikja. Motra e Vllau!

ferrat.Gurët.Shtëpitë.Rrugët.Gjithçka e dashur
e kanë Shenjtëbukurinë e Kujtimgjakun tënd

si besimtaret e Devotshëm:që kthehen i Luten
nga katër anët e botës Vendit vet të Shenjtë

ashtu kthehem nga Ti – vend i shenjtë Shqiptarihyjni
bien n’gjunjë t’puthin Dhenë me besnikëri!

Shqiptari!Kaba! Jerusalem! Vatikan!Budistan!
për Ty hyjmë në luftë – për ty digjemi n’ Zjarrë

n’humnera t’thella n’ burg e n’varrë t’ Zi
shqiptojmë me zë Zoti:Emërin tënd vigan

ndodh Mrekullia:hapet qielli marsor i Hyjnisë
shikojnë Shtyllat flori që mbajnë Atdheun trim!

shtrinë Mbretërinë e saj dashuria e Pakufijë
besimi i Amshuar si yll i largët- Shëndritë e shkëlqen!

katarsa shpitërore gurgullon në Aortë e Shpirt!
tragjedizmi Absolut zhduket Penjët i këputen fije-fije

pikëllimi Humbet si me gomë traktori Shlyhet
shëndrrohen n’ Mbinjeri t' Niçes n'mbinjeri t' Migjenit

si supermenët Amerikan e mbushim qiellin Shqiptarmadh
sfidojnë fjalet e Marra veprimet monafike sharjet Apokaliptike!!!

Zemra gjak pikë pikë u pikon.Sa herë ti vuan a Gjëmon
nën plisa Rritet bekimi. Mbi plisa Lulëkuqja lulëzon

Shqiptari Martire: Atdheu i Ynë Përjetshëm!
mallkimin për Ty e kanë Shpikur djajtë e barbarët

me të mbajtë Peng e çfrytzuar për së Gjalli
me të vajtuar e Gjakosur pa qenë e Vdekur!!!

krizantema të Pagëzuara nga Gjenet gjakëkaltëra
denbaden Përjetsojnë e stolisin Emërat tonë fisnik!

Mirëupafshim n’Shqiptari! Mirëupafshim n’Junik! Ismet Hebibi
……………………………………………

AMANETI I BABIT

të Thanë, mos e kërko Lirinë me Duar të bardha
n’kratere zjarri do i Djegësh shenjat e Gishtave
duart e pastra pa njollamëkatesh: digjen t’ Parat!!!

at mëngjes , at Krismë pushke për Lindjen time
jehonë n’lugje e Këngë maja Thepash bjeshkësh
e ndien shtatë Zanat emërmira t’ Kreshnikëvet t’ lashtë

diellin e Përqafove si ballin e fëmijëvet Nënat e dashura
the : tani është Udhërryesi ynë i Lirisë
n’dritaret e Kullave stërgjyshore t’ reflektoi ditënatë!

n’ kujtime e Balada shkëmb i kallur stuhish o Baba
n’bebza drite i Praruar si Mëngjesi i bekuar
Hero n’flatrat e zogut rojtar n’Tokën atdhetare!

n’ djep më përqafove o Baba- agim i bekuar Perëndish
si pëllumb paqeje Krahëhapur n’ qiell Fluturove
Librin e këngën e Emrit madh dhuratë i kam!

a dëgjove kur Zëri im të përcjelli si Ogur i mirë
vaj i denjë Fëmije: stoikja Shpirtbujari gjakfisnore
përqafim Engjëlli plot ngrohtësi e Dashuri!

o Baba u ngrite legjendë si Kështjellat krujane
si legjendat e Famshme e t’ paharruara Shqiptare
zanafillë e jetës Re! Amanetit Tënd i qofsha fal!


DASHURIA E PARË

me Shikime të zjarrta fillon dashuria e Parë
shigjetat e Kupidonit t’ lara n’flori e majabrilantesh

flakëzdritatdashurore djegin Ëmbël nervamuskuj
pushi Trëndafiltë skuq Veshët faqet hundën

oh!me t’ Magjishmen e ma të shenjtën Puthje vuloset
t’ Parin e t’ mbramin të Paharruarin lot gëzimi si katarakt

aq e Vlefshme sa asgjë s’ Munden me i ba sykqinjtë
shumë e fortë sa as Shita se shiton.Ora e ndalur se ndalon

t’ pashkelurave Male e vetme bredh si Flutur xinxare
ujk as ari përpara si del .Me këngëvalle e presin Shtojzavallet

noton si Sirenë oqeaneve të Thella e mrekullirave nënujore
peshkaqenët Gjakatar se ndjekin: skepter Drite e ka Zemrën e pastërt


fluturon n’Lartësi qiellore prek Zenitin si pëllumbeshat
me Flatra endërronjëse hijeson Diellin e sjell freskinë

Zoti i dritës si djeg krahë as shpinë si Ikarusit
n’nëntë palë qielletoke Dashuria i ka engjëjt mbrojtës

të ftohtit e Vapa as Shkretirat e shtreta se lodhin
kurrë nuk Humbet -Oaze e jetërave ishte e do Mbesi!

përjetë askush s’ Mundet me Robëruar as maskuar
kot e Shikojne vëngër me ngulm e sulme Parandaluese

lëshojnë Shkëndija sytë ndezet dashuri ' Mëndafshta
Dritat kallin trupin eksplodojnë nuancat n' ektazë Shpirtërash

t' tmerrshmet Egërsira zbut:dionosaur Minotaurus reptile
respekt deri n’Qiell:vetëm dashuria do ta Shpëtoj botën!

ata që e Humben me fllakadaj e Kërkojnë si rojat t’ burgosurën
ajo iken kurrë se gjejnë se nuk e Njohën- kot së koti e Idealizojnë!!!

le t’ qajmë Vajtojnë grithen: Copa copa nëse bëhen
ajo kurrë me s' iu Kthehet- kurrë nuk do t'iu Besojë,…

shajnë shkumojnë thejnë Përplasin:shumë Vonë e kuptojnë
përgjithmonë n' Pranga t'vetmisë Fati i katranosi

plafi saj i Plumbtë me vrima Harrese si gjithmonë
dangadale ndrydh Ndjenjat i mek zërat deshirat Asfikson

fajin as Tragjeditë nga kutia Pandorës si parashikojnë
si një Shterg i mbramë dashuria ju iken larg Përgjithmonë

ajo është si Dheu, si bima, si pikeza e ujit si Fara e mirë
n’ zemra ku ka Diell Dashuri e ‘n Shpirtra t’ bardhë rilindet!

nuk thuhet kot çka Humbtë kurrë kush mos u Gjetë
dashuria e gjen Vetëveten diku tjetër dhe gjithëhere Mbijeton!

n Kohë t’ arta n’ Kujtimet të blerta me sallatanet mbretëron
Dimërverë viteshekuj n' zemra fisnike prap Lulëzon!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi