Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë

Shko poshtë

EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë Empty EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 11:14 pm

EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë



EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë 1PoliciaeEULEX-it_2

Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur sot katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren, lidhur me hetimin për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi