Kristaq Shabani:Pjesa e II-rë-Zëvendës Presidente e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , BOSTON SHBA N Ë KUADRIN E RRUGËTIMIT PEGASI INTERNACIONAL 2010-2012
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Pjesa e II-rë-Zëvendës Presidente e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , BOSTON SHBA N Ë KUADRIN E RRUGËTIMIT PEGASI INTERNACIONAL 2010-2012
Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese
Pjesa e dytë
Fokusuar libri poetik “Lotët e Nimfës” i poetes Lediana Stillo Paja
Zëvendës Presidente e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , BOSTON SHBA
N Ë KUADRIN E RRUGËTIMIT PEGASI INTERNACIONAL 2010-2012
Nga Kristaq F. Shabani
*
Kjo pasthirrmë fundore bashkohet me një pasthirrmë vetiake të lexuesit, të studiuesit, të kritikut mendimor të një trajte tjetër këndvështrimi,( jo si deri më tani dhe të një mënyrë lexuari ndryshe dhe origjinale, siç shprehet “vrojtuesi dhe studiuesi i mirëfilltë mendimor dhe kritiku Prend Buzhalla për pjesën e parë të këtij mendimi të dhënë), si përfundoi ky vëllim i quajtur “LOTËT E NIMFËS”, i kaluar në një diagram të konfiguruar: loti, pellgu dhe malli…
Detyrimisht në këtë “lexim” po vë një presje të madhe figurative….
III. MALLI I NIMFËS
Dhe arrihet në një mall ku Nimfës, e rezidencuar diku larg, shumë larg i shfaqet në ëndërr gjithçka e bukur shpirtërore, që sjell dhe përafëron mall. Fillesa e këtij malli ka fokusuar babanë fillimisht. Është një mall gjithëpërfshirës , i cili në mbyllesë përfundon me një mendim domethënës figurativ :
Heshturazi,
me kokën ulur
me lot të grirë
në cepat e syve
që mallin
kristalizonin
nën qerpikë.
Dhe malli I Nimfës larg fokuson mandej nënën e saj, e cila pasqyrohet përlotur, e ngrysur dhe poetja shpërthen bukur: “ Lotët e tua më ler t’i thaj, me frymën e shpirtit tim…”. Malli i nënës krahasohet me llavën.. Ah, largësia tejoqeanesh si i ndan mallet! Lodhësi nëne, plakje nëne, djegie nga malli si një qiri..
dhe pika e lotit e nimfës bie mbi mall:
Pika e lotit
i rëndë ,
pafajësisht,
në dorën time re.
Dhe unë,
peshën tënde s’e durova dot,
dorën drejt tokës lëshova,
ku ti ethshëm pikove aty, pik-pik…
Ndalesh në këtë vëllim te poezia “Gonxhe, o lule!” (Nënë Terezës). Kjo poezi ka një titull të “huazuar “ nga lulësia” e fjalësit popullor që i shkon shumë për shtat
O Gonxhe, o lule!
Thonë se ëngjëjt vdesin shpejt,
sepse janë të pafajshëm.
Ata nuk i tjerrin mëkatet
në furkën e jetës.
As të keqen nuk e veshin
Me vellon e bardhë.
I këndojnë një luleje të vyshkur,
që një pranverë të re pret,
dhe ngrohin një endacak,
që shirat e rrugës mbledh
dhe një plak të braktisur
që zvarritet tuneleve të jetës,
i harruar nga çdo shpresë.
Por ti jetove dhe fale.
Dhe ëndrrat
në çdo zemër të mplakur
Ringjalle.
Nëse këndvështron poetikisht këtë poezi dikton elementët e saj lëvizës dhe përshkrues: Ëngjëjt, preken mëkatet e paprekshme nga Ëngjëjt, e keqja që nuk vishet prej tyre me vello jetësore… Ëngjëjt lëvizin dhe këndojnë, ngrohin… sa arrihet deri atje në finalizim që ky ëngjëll me një emër Nëne të madhe “Terezë” ringjall ëndrrat…
Urka, ( anija me përmasa midis një varke të madhe dhe nëj anije të vogël) e cila lodron mbi det, duke u krahasuar me fatin e njeriut… Një paralelizëm material me atë shpqëror, apo ndërgjegjësor:
Kështu fati i njeriut,
kur gjendet përmbi ujë,
një klithmë në errësirë
që qiellin trazon më shumë…
Kapitulli “Malli i Nimfës” pasurohet dhe zbraz “imazhe” dhe përkufizime vetiake për dashurinë e mjerë, në të cilën shprehet:
Limfë hyjnore që brenda meje rron,
pafajësisht endesh në çdo cep
ëndrrat më ndjell,
zemrën më çel
dashurinë njerëzore thellë meje mbjell…
Dashurimi me rimimin foljor është një përdorim vetiak i poetes, i cili dhe “ha “ diskutim, pasi kjo nuk është një preferencë imja, por, në këtë rast, përdorimi nuk ka luhatje dhe humbje të forcës rrezatuese të vargëzimit poetik, megjithatë në këtë aspekt duhet bërë kujdes…
Mjaft Meduza!
Mjaft i zgjate gjarpërinjtë e tu, Meduza!
Sorra krakëllitëse mbi pafajësinë mos hidh,
natës i mjafton katrani i mëkatarëve,
helmin vdekjepurës, mbaje ndër dhëmbë ti!
Është një sentencë e shkëputur nga fillesa e kësaj poezie, e cila kalon në një urdhërim moral ndaj Meduzës dhe me plotësi të drejtë bëhet një “parakalim” për mëkatësitë e saj, sa arrihet në finalizimin :
“Tani , shpëto shpirtin tënd , Meduza!
Se sot a nesër një Perze do të lindë,
Ti dhe Luciferri ndër flakët e ferrit
Shpirtrash përpëlitur, do jeni gjithnji...
Poezia “Shpirt femre” mund të quhet si përkufizim vetiak që Nimfa i bën një shpirti femre…
Thonë se femrat shtatë shpirtra kanë.
Të vuajtjes,
dhimbjes,
xhelozisë,
tradhtisë,
jetëdhënies,
dashurisë,
shkeljes
dhe ringjalljes
secili prej tyre i veçantë,
unik,
I ndryshueshëm,
Ne secilin prej tyre…
Shpirtra të ngjizur
në të vetmin trup
mes fijesh shpirtërore,
rolin tuaj çdo çast përtërini.
Shpirtra të ngjizur
nën bukurinë trupore
që shpirtrat mashkullorë
çdo çast gllabëroni.
“Nimfa” është një vrojtuese e hollë dhe tipike me temperament e fenomenit, duke sjellur në pah elementët më të padukshëm të një materie “ornamentale” krijesë natyrore, sikundër është gonxhia e vogël, duke i atribuar dhe zbërthyer gjithë bukurinë, që i sjell kopshtit pranverues. Unë mund ta quaja këtë zbërthesë “Goxhe e Mirësisë”.
Ky vëllim përfundon me një Sonatë të mbrëmjes, ku vija melodike është e notatuar me nota të tilla si “Viu, viu, viu…. Ding, dang, dong, Tik- tak, tik- tak… dhe Ohhhh!” Nota këto sonate interesante, që përsjellin erën, këmbanat, kohën dhe pasthirrmimin njerëzor, ku koha merr “kohën” më të shumtë në njësinë e saj!
Në këtë poezi të ndërtuar në këtë mënyrë të hijshme dhe intuitive ndal në mendimin e krijuar gjatë leximit të këtij vëllimi poetik se, Nimfa po hap siparin dramatik, që, duke u nisur nga këmbëngulësia dhe aftësia e rikthimit, e përpunimit të ”produktit të saj ,ka për të thënë shumë edhe në këtë fushë, që mezi lëvrohet…
Melodi, pikë vere, gishtrinj, puls, buzëtharë, Saharë e braktisur, qelq, epsh, dehje, recitim lutjesh, rrëmbim momentesh, tretje e bukur, këmbanë përtese, pelerinë diellore
”Hëna përmbi bërryla,
Fillon që të bierë
Në hipnozë”.
Ritëm, klithmë nate, klithje shpirtrash, përshpejtim rrahje orësh…. (Poetja apo poeti ka zotësi të shpejtojë rrahjet e orës!!!..), bërtitje për ndalesë, për mos vrapim në fushë kohore ore….
Dhe një përfundesë:
Tik-tak, tik-tak,
Tik- tak-tak, tik- tak,
Tik…
Ohhhh!
***
Kjo pasthirrmë fundore bashkohet me një pasthirrmë vetiake të lexuesit, të studiuesit, të kritikut mendimor të një trajte tjetër këndvështrimi,( jo si deri më tani dhe të një mënyrë lexuari ndryshe dhe origjinale, siç shprehet “vrojtuesi dhe studiuesi i mirëfilltë mendimor dhe kritiku Prend Buzhalla për pjesën e parë të këtij mendimi të dhënë), si përfundoi ky vëllim i quajtur “LOTËT E NIMFËS”, i kaluar në një diagram të konfiguruar: loti, pellgu dhe malli…
Detyrimisht në këtë “lexim” po vë një presje të madhe figurative….
NJË JETËSHKRIM I SHKURTËR
Lediana Stillo Paja ka lindur në qytetin e Korçës më 25 nëtor 1980. Në qytetin e lindjes kreu shkollën fillore dhe të mesme, studimet i vazhdoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik. Në mars të vitit 2003 detyrohet t’i ndërpresë studimet për shkak të emigrimit në SHBA. Studimet i vazhdon në Boston, në Universitetin Of Massachusetts e njëkohësisht fillon të punojë në Departamentin e thesarit të Massachusetts. Me krijimet letrare merret që në rininë e hershme. Vëllimi “Lotët e Nimfës” është libri i saj i parë. Pas këtij libri Lediana përgatiti për botim librin e dytë të saj poetik, gjithashtu dhe katër drama në gjuhën angleze, të cilat do të dalin së shpejti nga botimi.
PËR KRIJIMTARINË E KËSAJ KRIJUESE TË TALENTUAR KANË SHKRUAR SHUMË KRITIKË DHE ËSHTË PASQYRUAR NË MEDIA DHE NË INTERNET.
Krahas kësaj Lediana ka shkruar mjaft artikuj dhe ka realizuar mjaft studime jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë shkrimor. Mund të përmendim edhe pjesëmarrjen aktive në përgatitjen e librit shumë dimensional “PEGASIADA” 1 si dhe në organizimin dhe zhvillimin e Simpoziumit të Tretë Ndërkombëtar të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA me objekt “MAGJIA E PËRKTHIMIT”. Ajo është angazhuar totalisht në organizimin dhe përgatitjen e Simpoziumit të katërt Ndërkombëtar të po kësaj lidhjeje me objekt “LIRIZMI NË LETËRSI” i cili do t’i zhvillojë punimet e tij në muajin prill (15-18.04.2011) në TIRANË dhe PRISHTINË. Duke qenë në Presidencën e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA si Z/PRESIDENTE E KËSAJ LIDHJEJE, LEDIANA STILLO PAJA PËRFAQËSION BREZIN E RI TIPIK ME MENDËSI TË REJA MODERNE PËR TË REALIZUAR OBJEKTIVIN MADHOR TË LNPSHA “PEGASI” ALBANIA : “PËR NJË FRYMËMARRJE DHE NJË MIRËFILLËSI NË LETËRSISË SHQIPE”.
Këtë material do ta gjeni në www.bashkimikombetar.com LNPSHA “PEGASI”“LOTËT E NIMFËS” NGA LEDIANA STILLO PAJA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi