Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PLOT GJASHTË SHEKUJ, FJALA N´JEHONË! -Vargje nderimi të Madhit Skënderbe-

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PLOT GJASHTË SHEKUJ, FJALA N´JEHONË! -Vargje nderimi të Madhit Skënderbe- Empty Mentor Thaqi:PLOT GJASHTË SHEKUJ, FJALA N´JEHONË! -Vargje nderimi të Madhit Skënderbe-

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 12:46 pm


Mentor Thaqi:PLOT GJASHTË SHEKUJ, FJALA N´JEHONË! -Vargje nderimi të Madhit Skënderbe- 161505_100000582437455_3297989_n
Mentor Thaqi:PLOT GJASHTË SHEKUJ, FJALA N´JEHONË! -Vargje nderimi të Madhit Skënderbe-
(Në 17 Janarin Skenderbejan, Janarin e ftohtë 600 vjeçar!)

Fjalë e Skënderbeut, përgjysmë u tha,
gjysmën tjetër, malarja e ndali,
mortajë e kobshme, ahera e tevona,
kërdisi e gjymtoi shpirtin!
Po Gjergji i Gjonit të Kastriotëve?!
Atë të veten, të tërën jo se jo,
shtrati i dergjjes në zjermi,
qepallat, medet mbylli
me sytë drejtuar kah Zoti.
Nuk e tha krejt, as Gjoni i Gjergjit,
tevona.
Koha, fjalën peng la,
ke Portë e Historisë së ngatërruar,
e fjala, peng-uar,
atë ditë e sot, ashtu e kështu
dhe herë diku e herë asku,
as u tha e as u dëgjua,
se zhurmë e jashtme,
brënda theu benë!

Ah, dhimbja jonë e purpurtë!
Muret e Kështjellës, Lavdinë s´e prisnin,
fluturoi me kohën, kep e thep,
në çdo cep nderi,
në çdo Maje Krenarie
e në çdo bujtinë lugine,
por, folenë në Zemrat Shqiptare, bëri!

Po, cila ishte ajo gjysma e pathënë
e Skënderbeut
dhe ajo gjysma tjetër e padëgjuar nga Gjergji,
Zotynë?!
Atë ditë e sot, vesh s´e morëm,
as si deshëm e as si duam!
Nuk na e thanë,
as Matrëng, Arianit, Lekë e Balsha,
as Boqarë e Ali Pasha,
jo jo, Bogdan, Abdyl e Ismail Qemal!
Po cili e tha, s´e tha dhe e la?!

Eh, ne shpesh Historinë së prapthi lexuam,
morëm atë që na servuan,
me ëndje, pa ëndje, me dhe pa fajin tonë,
pak rreshta fjalësh,
më shumë mesrreshtash fjalë-heshtje,
kollitje, teshtitje e rrotulla odash,
fundja, të thëna e të dhëna,
flasin edhe kur heshtet
edhe pas gjashtë shekujsh,
Shpatë e tij rrin dhe pret n´gjeti,
se ka të tjerë që lavdinë
më shumë njohin
nga sa ne thëmi,
e ato gjysmat, po thuhen disi,
sa në Ulqinin balshian,
aq në Çamërinë Arbërore,
apo Dardaninë Rugoviane?!!!

Nderim, o Gjergji ynë Kastriot,
ti Skënderbeu i Madh në Botë!
Ajo gjysmë fjala jote, akoma mungon,
apo e the dhe ne s´e dëgjuam dot,
të humbur diku në lotë?!

Mentor Thaqi VS., 17.01.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi