Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DREQI I ZI

Shko poshtë

Vullnet Mato:DREQI I ZI Empty Vullnet Mato:DREQI I ZI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 5:44 pm

Vullnet Mato:DREQI I ZI 168922_1490561355178_1568334934_30942270_5111284_n


Vullnet Mato:DREQI I ZI 49948_1568334934_1204402_n


Vullnet Mato

DREQI I ZI

Pëllumbesha bukuroshe
kishte rënë në mërzi,
se një korb forcërisht
e paskëshe përdhunuar.
Kërkoi mendje,
të denonconte dreqin e zi,
nga shoqja e ngushtë,
sorra e shëmtuar:

Moj motër ta dish,
se nuk ka më keq
kur tjetri me forcë
të ul dinjitetin.
Të ekspozohem,
në gjykatë me atë dreq,
që pa dëshirën time
bëri ç’farë deshi?...

Sorra e shëmtuar,
krejt pa përvojë
në skena të tilla
intime me meshkuj,
u mendua duke shijuar
gjuhën në gojë,
dhe së fundi nxori
mendimin e pjekur:

Fajin e ke vet
që nuk di të mbrohesh,
nga dëshira përdhunore
e një dreqi.
Unë kam gjithë jetën
që pres të afrohet,
pa le të bënte me mua
ç’t’i donte qejfi!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi