Poezi nga Hasime Hoti
Faqja 1 e 1
Poezi nga Hasime Hoti
Ju prezentojmë poetën:
Hasime Hoti
KOSOVË HEROIKE
Kosovë e pamposhtur, heroike
Luftërat kurrë nuk i ndale
Përpara dëbimeve ti gjithmonë stoike
Se të dogjen, hapat nuk i ndale!
Shqiptarët të dhanë jetë e rritë
nga rrënimet më lartë të ngritën
ti je bërë më e dashura dritë
Ardhmërisë i këndon plot rritë .
28.11.2009
NËNËS
Nënë - mbete të pragu i derës
Duke pritur me lotë në sy
Unë në shtigje kërkova mbijetesën!
Dashurinë tënde kurrë se harrova
Gjithmonë në mendje dhe në zemër e kam,
Amanetin me mall e ruaj
Bije,bëhu e shkolluar
Gjaku yt me rrjedh nëpër damarët e mi
Më fal nënë që nuk të gjendëm pranë
Kur mëse shumti të duhem , të mungoj!
Malli për mua i ka vënë thinja pleqërisë sate
Të zbardhen flokët e të rrudhet balli
Duke klith për mua kur do të vijë
Ty, të te shuhet malli
Nënë, mori nënë !
Kurrë s'arrij të te shpaguhem
Përjetësisht të dua se kurrë s'u kurseve!
Po kthehem të të gëzojë!
Dorën të ta shtërngojë
Diplomën të ta tregojë.
HERONJTË E NËTOKËS
Minatorët, heronjtë e nëntokes
Burrat e dheut që u ngriten në këmbë
I thanë armikut : Mjaft !
Mos gërmoni nëpër damarët e jetës sonë !
Në do të ngujohemi në thellësi të saj
Për lirinë dhe ligjin që na mbron!
Greva jonë nga thellësia e tokës
ka ngritur në këmbë Kosovën tonë.
Nuk jemi të lodhur e të rraskapitur
Nuk pranojmë prangat e robërisë
Nëse mendoni se Kosovën keni zbritur
Do të ndjeni goditjet e stuhisë !
Minatorë, hero të nëntokës sime
Nuk kurseni jetën për Liri
Kosova pret nga thellësia agime
Se do të dalë nga ai pushtim!
TË VIJË AI ÇAST
Përkulem ! Dhe në heshtje lutëm të vijë ai çast!
I them gurit të ftohtë fol të shkrihën damarët!
Se trupi po me dridhej nga ndjesia!
E ngrirë kështu, në vetmi as vetën nuk po e njoh
Pa krahë në këtë, largësi hap shtigjet e mbijetesës
Të realizohet ëndrra, të ngritet atdhedashuria!
Dua të kthehet dashuria për jetën time atje.
Të jemi sëbashku me gjithçka , gjithmonë .
Të ndihemi të fuqishëm për gjuhën dhe gjakun tonë!
Pse kjo ndodh kështu, në këto shtigje mërgimi ?
Kuptimi do të ketë arsye, do të ketë mirësi.
Të vijmë e të jetojmë , të bëjmë për Ty, pamundësi!.
SONTE
Sonte –
Në këto orë të vona
Me duket se zemra po me qan!
Nuk e di pse !
Jam e mbushur me mall e mërzi
As vargjeve nuk mund t'u jap kuptim
Për dqshirat që kam!
Kam mbetur në udhëkryq
Nga t'ia mbajë
Kosova ime është larg
Dhe i dashuri, matanë!
Me duket se humba
Në vetvete flas e lëngoj
Është malli ,ai që më përvëloj
Eja, mos hezito
Nuk e din se sa dhembje ndjej
Kupto, kur s'te kam pranë
Në zemrën time ka vetëtima!
Eja se zemra shumë të do.
Pa ty nuk kam ardhmëri,
Pa ty do të ndjej përherë vetmi.
XHAXHALLARËT E MI
Jeni të gjallë, ju xhaxhallarët e mi !
Edhe pse nuk mund të iu gjejë askund .
Gjithmonë për ju ndjej mall në gji
Në foto kur iu shikoj, malli më trand
Ju gjithmonë në zemrën time jeni të gjallë
Xhaxhallarët e mi - iu kujtoj çdo çast,
E vogël isha kur ikët , po ku shkuat vallë ?
-E vrisja mendjen e pikëlluar n'atë rast !
Të gjithë nga familja kokëvarur , derdhnin lot
Tani që u rrita e kuptova përse ju mungoni !
Në dasmën time e di se do t'iu pres kot !
- Desha të jeni e të më uroni ...
JAM E PA THYER
Jam e pa thyer
Por ndjenja kam
Yllin që e dua
E shikoj vigan!
Jam e pa prekur
Me shije romantike
Ylli im që dua
Me thërret ,mike,ashike !
E dua yllin tim
Të jetë sokrat
Të shihet qellimi
Nga shpati në shpat!
E dua me gjithë zemër
Se kemi një emër
Për të realizuar dëshirat!
Më të mirat
E pres agimin
Le të nis dhe stuhia
Se mallin që e kam
E ndezë si dashuria!
SADIK RAMA
Sadik Rama me plis të bardhë,
Trim pas trimit të Gjyrgjevikut
Pas Isë Boletinit ishte ushtar
Ushtoj Rugova e Gryka e Kacanikut!
Përgjithmonë në odat shqiptare
Në kuvend ky trim e kryeplak
Ia drejtoi gishtin trimërisht armikut
Ik, se të kalli flakë !
Lësho Kosovën dhe tokat shqiptare
Se janë djepi i trimerisë
Në to janë rritur zemrat legjendare
Që dhanë jetën e i kënduan lirisë .
Sadik Rama heshti si guri
Në krahë pushkën ngjeshi, burri
I bëri zë dhe në shpellë, ku ish Bajram Curri
I dola në pritë armikut se nuk po me merr gjumi...!
UKSHIN HOTI
Të pret Kosova me padurim
Nuk do të dorëzohemi kurrë
O, legjenda e gjallë Ukshin
Qendresa që fole si burrë !
Ti je simboli i rrugës për liri
U bëre shpresa jonë e pafund !
Kosovës ia gjete shtegun, pavarësi
Armiku prej saj u shkund!
Zëri juaj jehon deri në kumtim
Të gjithë shqiptarët : Një komb një qendrim!
Ashtu doli e u bë kushtrimi shqiptar !
"Bëje ose vdis, për ta vdekur vdekjen"
Ti, krenaria e kombit legjendar
Kur do të bësh me ne pikëpjekjen!
Të presim, o prijës - shënjtor i ngujuar
kush e krijon misterin në këtë mes
Por ti jeton e ke për të jetuar
Armiku e shikon se çdo çast vdes!
NDALU
Besnikërinë e ruaj përjetësisht
Çdo ditë zemra mbushur dashuri.
Sytë e tu më bëjnë magji
Të unë është ndal e botës lumturi!
Dua ta ndal harkun kohor
Që të jem prore me Ty...
Ta ndaj çdo çast në dy pjesë
Je frymarrja ime i dashur, vetë.
Je dhe jeta e lumturia ime
Ti dhe vetëm Ti më mbush me gëzime!
DASMËN DO TA BËJMË NË KOSOVË
Eja me mua
Në Kosovë për ne është hapur porta
Me ka marrë malli
Për njerëzit, që flasin shqip
Edhe dasmën e kemi nda
Me miq për të festuar
Në pritje do të dalin motrat
Dhe vëllëzërit
Ne dasmë do të ftojmë
Të gjitha trojet shqiptare
Le të të jetë dasma jonë
Me ngjyra kombëtare
Në Atdhe të gjitha do i gjejmë
Atje do kurorëzojmë besën e dhënë
Për dy zemrat bujare
Le të ketë gëzim e trashëgim!
BIOGRAFIA E POETËS HASIME HOTI
Hasime Hoti u lind më 27.05.1987 në Mitrovicë.Ka prejardhjen nga fshati Turiqevc, Komuna e Skënderajt. Në vitin 1989 me familje, u detyrua të ik nga vendlindja dhe migruan në Finlandë.Shkollën fillore e përfundoi në qytetin Oulu të Finlandës. Aty mbaroi edhe shkollën e mesmepër laborante të kimisë me sukseses të
plotë.
Tani jeton me familje afër Kryeqytetit të Finlandës, Helsinki. Është e punësuar në Spitalin Rinnekoti në qytetin e Espos, Finlandë dhe eshte regjistruar ne fakulltetin e hapur per shkencat juridike. Në kohën e lirë mirret me krijimtari, dhe shkruan poezi.
Kohë më parë botoi libri pare me poezi "Të vijë ai çast" botua ne Prishtine 2010.
Për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hasime Hoti:Tradhëtarit
» Hasime Hoti:Eja t`i ndezim ëndrrat
» Hasime Hoti: Te lumtur
» Hasime Hoti:Kërkesa
» Hasime Hoti:Etje
» Hasime Hoti:Eja t`i ndezim ëndrrat
» Hasime Hoti: Te lumtur
» Hasime Hoti:Kërkesa
» Hasime Hoti:Etje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi