Kolec Traboini
Faqja 1 e 1
Kolec Traboini
Kolec Traboini
Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane.
Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri.
Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare.
Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere.
Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit.
Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist.
K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike.
Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes.
Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi.
Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar.
Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993.
Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe.
Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore.
Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik.
Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe.
Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht.
Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".
Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB.
BUKA E ENGJEJVE
Po ha gjysmën e bukës së mergimtarit sonte
gjysmën tjeter do ta lë këtu për ju
mbi tryezen e refugjatit
që jeton prej një viti në një përdhese të Kesarianisë
në Athinë.
Do ta lë me shpresë se kur të dremis
fluturim si në endrra do vini ju fëmijët e Shqipërisë sime
të vini si ëngjëj të bardhë e ta shuani urinë
me gjysmën e kafshatës së shkretë
që nuk më shkon dot nga dhëmbja e dëshperimi
nga mjerimi juaj që është dhe mjerimi im...
Ejani. Unë po flë në qoshkun tim
nën një batanije të vjeter nga kohë e pasluftës
që UNRRA e kish sjellë për fëmijët e Greqisë
e tani ngroh kockat e mija të drobitura...
Ejani. Portën e kini hapur mos kini frike
e vetmja gjë që troket në këtë shtëpizë përdhese
është zemra ime.
Ra mesnata e gjumi më përhumbi në botën e ëndrrave.
...Erdhet, ju pashë
të bardhë e të bukur tek hynit tek porta
nata nxinte e as yje nuk kish
e ndërsa ju cicërinit si zogj pranvere me një këngë mrekullie
unë i magjepsur nga ninulla juaj e humba krejtësisht...
Zbardhi mëngjezi i zhurmshem i Athinës
nën mjergullën e dëndur dhe zhurmen e troleve
që ikin vajtueshëm, pa mbarim.
...O Zot pse u zgjova i tromaksur
prej gjysmës se bukës që zbardh mbi tryezë
asnjë therrime s'kishit prekur
asnjë gjurmë nuk kishit lënë
ju ëngjëj të bardhë të Shqipërise sime me uri të pashuar.
Tani nëpër humbellat e natës së zezë mërgimtare
më kot e kërkoj endrrën time me ëngjëj të bardhë.
Athinë 18 Maj 1992
TEK NENA
Ja ku erdha, nëna ime. Erdha
Por dora më dridhet e zilia nuk bie
tek porta
ndaj rri në prag si kërcu i harruar
i sjellë nga larg, nga lumi i mallit
që uturon nëpër dhera të huaj
e tundon zemren e mërgimtarit.
Erdha për të ndarë dhëmbjen me ty
për të bashkuar lotët
që rrodhën larg njëri-tjetrit
kaq vjet.
Tani s'na ndajnë kufijt e shteteve
veç kjo portë druri, e vjetër...
S'kam fuqi ta shtyj
s'kam fuqi ta hap
prandaj te lutem, hapma nëna ime
merrmë në krahë se ngriva
nga era, shiu e acari i huaj
që edhe këtu me ndjek pas si hije!
Qaj unë
qan ti nëna ime
e lotët mblidhen kruspull në futen e zezë
nga tmerri se unë, mëkatari i shpirtit
neser do të marr udhët prap nga kjo portë.
Shkodër 22 Mars 1992
KËNGA E PULËBARDHËS
Në mes të detit lodron, lodron, stërkala hedh
ti ikën larg, shumë larg e deti në gji të merr
notoj, notoj, dot s'të arrij, kthehu të them
imazhin tënd puhizë e kaltër në breg ma sjell.
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
Një gjethe plepi mbi supin tim si një pëllumb
më thotë në shpirt se do të vijë e shpresë mos humb
por ti në horizontin blu të detit humbet larg
e unë kërkoj e thërras- më kot thërras:
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
Ikën të gjithë, kudo qetësi, plazhi mbet shkret
veç zemra ime bashkë me valët rreh në breg
veç zëri im si një shpend deti kërkon e thërret:
Merrmë o Diell, më ço pranë saj, atje në det!
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
I THASHË HËNËS
I thashë hënës
merrmë si gjethe
varëm në dritaren e saj
i thashë
bëmë si rreze
përplasëm në jastekun e bardhë
i thashë
bëmë një zog
ti cicërij në ënderr
i thashë
bëmë një yll
ti pikoj në zëmër!
ME DY GISHTA NE ERE
Një gjysmë shekulli kafshuat terrin
o njerëz, duke ripërtypur tmerrin,
në thellësi të gjoksit, në thellësi të shpirtit,
gjersa zbuluat marramëndthi një copë qiell të kaltër:
askush nuk mundi t'ua mbulojë udhën e Kashtës së Kumtrit
e Yll polar patët ëndrrën tuaj.
Përmes errësirës, agonisë,
ëndërruat fytyren e pranverës
duke pritur ditën e dehjes së madhe
ditën e "marrëzisë",
sepse ju e dinit profecine e gjyshërve arbër:
se vetem atëhere kur njerëzve u hipen marrëzia e lirisë
vetem atëherë krrelat e erës në qiell nisen e bëhen të kaltra.
e anijet e stuhive te detit i afrohen bregut te shpreses.
Tash, si të dashuruarit e marrë pas lirisë rëndni
rëndni për ta puthur e mbjellur në gjoks atë copë qiell
nën strehen e të cilit edhe lotët janë gëzim
sepse puset e lotëve moti kanë shterruar;
veç gurët e zallit si gaca të syve na shikojnë
në terrin e dëndur që kafshojmë.
Jemi dehur nga shija, marrëzia, e Lirisë
e s'na vjen keq që na shpallin të çmëndur,
tek na shohin si arrnojme ëndrren tonë
me copëra qielli të kaltër:
si e ushqejmë me tamblin e gjirit të gurtë të Rozafës
foshnjën e lirisë
Kërkojmë nën ethe, nën zjarr e stuhi,
emrin e ri të kohës, të njeriut...
Etika e rreme mondane thotë do mbesim në gjysmë-rrugë:
në gjysmë-shtet, në gjysmë-hije, në gjysmë-lirie
është ky vetem trill, është kjo vetem një babëzi...
Vertete si mundemi vetem me dy gishta në erë
të shkruajmë në qiell tragjedinë e njeriut?
Të njeriut që në vdekje mbet pa varr,
të njeriut që në gjallje mbet pa diell?
Eshtë natë e territ të gjatë të Arberisë
e uragani i shpirtit s'e gjen kohen e vet të qetësimit;
si deti i egersuar që i rrëmben rëren brigjeve
enderra sublime i lëkund fronin tiranisë.
Pas ketij uragani, pas ketij ankthi e rrëmeti
kush poet i botës mund të thotë
se hajdut i natës qenka deti...?
Rëndim, rëndim, me dy gishta në ëre
puthim kaltërsinë
shuajmë etjen e buzëve të rreshkura shkrumb;
po pranë nesh ka nga ata që kanë harruar puthjen
e me dhëmbë të helmuar po i afrohen qiellit tënd, Arbëri!
Si Juda pranë Krishtit
me hapa tinëzar çapiten
me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit të ri.
Lutjet përdëlluese a e shpëtojne ëndrrën e kaltër
nga buzeqeshja cinike. . . nga kthetrat e djallit?
Jo! As kryqi, as gjysmëhëna, as apostujt e Krishtit
nuk e shpëtojnë dot, pa zgjimin tonë të ri!
A s'është në dorën tonë, a s'është në dorën tuaj, o njerëz,
ta shpëtojmë - o Zot! - ëndrrën tonë - lirinë-në- agoni!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi