Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shele:Vazhdon prezantimi i Kreaturave Krijuese te Lidhjes Internacional "Pegasi"

Shko poshtë

Agron Shele:Vazhdon prezantimi i Kreaturave Krijuese te Lidhjes Internacional "Pegasi" Empty Agron Shele:Vazhdon prezantimi i Kreaturave Krijuese te Lidhjes Internacional "Pegasi"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 20, 2011 4:38 pm

Agron Shele:Vazhdon prezantimi i Kreaturave Krijuese te Lidhjes Internacional "Pegasi" 168660_1538934198307_1383477671_1221359_5193728_n

Agron Shele:Vazhdon prezantimi i Kreaturave Krijuese te Lidhjes Internacional "Pegasi"


Ne fokus : Kryetari Deges Permet Dhoske Ilia


Dhoskë Ilia eshtë një tjetër protagonist dhe një penë shumë e mprehtë,qe vazhdon te perfaqesoje denjesisht traditen e shkelqyer te poeteve dhe krijuesve permetare dhe atyre kombetare. Si poet ,botues dhe Drejtor i gazetës “Rrëza Prolog“ ka trajtuar tema të rëndësishme në fushën e artit dhe kritikës letrare,dhe per me teper ka ndikuar drejtperdrejte ne rritjen e kapaciteteve intelektuale te qytetit te tij, duke shprehur pjekuri,maturi dhe kurajo qytetare ne zhvillimin e proceseve integruese dhe demokratike te gjithe jetes qytetare.
Ne Simpoziumin e IV "Pegasi Internacional" Prill 2011 ,Kryetari Deges Pegasi Internacional Permet ,si nje kreature e plotesuar ,figure dinamike ,poet pikant dhe mbresëlënës , shfaqet me nje profil sa orgjinal, po kaq dhe religjos.
Po kush eshte autori Dhoske Ilia ?
Per te njohur poezine e tij,patjeter qe duhet te hedhim nje veshtrim edhe ne mjedisin jetesor te ketij autori, pasi eshte interesante pikenisja e berjes art nepermjet ndergjegjies dhe shpirtit rrebel, per te kundershtuar te keqen e madhe shoqerore gjate diktatures ne Shqiperi me shperthime stilistikore dhe gjetje poetike te tilla si:

Rrethimi

Brenda meje jam rrethuar
pa folur,pa shkruar
Dikush për mua është ankuar
Person i padëshiruar
Dhe nis rrethimi i dytë,i tretë
Akoma nuk është dorëzuar.

Vrapojnë njerëzit,
Disa qeshin,
qeshin sikur lehin.
Disa të tjerë më ndjekin
Po rrethin tim se prekin
Unë jam banor në qytetin e ferrit.

Sigurisht qe perbrenda ketyre vargjeve shprehet qarte fuqia dhe potenca intelektuale e ketij personaliteti permetar,i cili jo vetem qe profilakson semundjen e rende te dogmes”diktat” ,e cila po terrirozinte nje komb te tere,por tejcon dhe kurajon per tu peballur me te dhe per te rezistuar me te gjitha mjetet ,dhe e gjithe kjo ne emer te se drejtes hyjnore njerezore,ate te lirise .

A është e vërtetë

Shpesh herë flitet për skllevër,
Që botën zbukuruan
Vallë bota nuk ishte e bukur?
Po njerëzit ishin skllevër,
apo skllevër njerëz.

Flitet për njerëz të bindur
dhe për armiq në djep të lindur
Kur i urti mallkonte të “marrin“
që e vrasin,e varin
A kishim nevojë për njerëz të bindur?

Flitet pastaj për njerëz të zgjuar,
që kanë shkuar
dhe kanë harruar ç´far kanë shkruar
Njerëz të zgjuar?!
Flitet pastaj për njerëzit e artit
Sulmuan Frojdin,pikason
Kafkën,Sartrin
Dhe thirrën në skenë moralin,
ushtria e tabuve
në fushën e druve
digjte lirinë.
A ka më nevojë të flasim?

Të heshtim!
Me shumë ,me shumë respekt
Për njerëzit.

Portretizimi ketij autori sa eurudit,po kaq dhe interesant,kerkon nje analitike te gjere ,nje zberthim ideor ,nje veshtrim pertej inkoshiences dhe substraktit te paraqitjes grafike, e cila ka ne thelb gershetimin e thjeshtesise me madheshtine e artit, drejtimin e vargut me muzikalitetin e fjales. I endur perbrenda muzes poetike te Dhoskes sigurisht qe hapesirat jetesore, dashuria ,e perditshmja qe rreshqet poshte kembeve kohe,notat e gjalla te dinamikes dhe natyres ,krijojne nje bosht te qendrueshem ,i cili me te drejte e vendos kete autor ne aurolen e krijuesve te mirefillte dhe qe perbrenda artit te tij na suprizon dhe befason pareshtur me risine poetike sa te larmishme ,po kaq dhe te prekshme,te ndjeshme dhe profetike.

Piktori dhe hiri i zjarrit.

Me bishtin e penelit
hirin e zjarrit trazonte
Vizatonte figura nga më të ndryshmet,
Diçka kërkonte të zbulonte
Përse u shua zjarri?Si t´a ndizte?

Siç duket u mjaftua vetëm me hirin
E dinte që njerëzit zjarre ndiznin
dhe ashtu me hirin e mbetur
mbulonte pikturat që kish djegur.

Pastaj kishte fjetur
në fakt kishte vdekur
bishti i penelit si qiri i ndezur,
ndriçonte fytyrën e tij,
nuk kishte asnjeri,
gratë piktura
qanin rreth kufomës mbledhur.

REVOLTA

Sa revolta kanë fjetur nën lëkurën time,
Une veç jam kujdesur të mos i mbaj zgjuar,
Mos u largoni ju lutem,
Kam nevojë për ndihmën tuaj
Mbi vuajtjen time ndërtoni pa zhurmë, pa zë,
Karrigen ku të ulem,
Nuk është karrige e zakonshme pune ku vargje shkruaj,
Karrige ndjenjash me këmbë, me duar,
Që është veç për te ëndërruar,
Ah! Pa ëndrrën çfar do të isha;
Kështu i gjymtuar
Për dashurinë gjithmonë i paftuar
Jo! Do të qëndroj zgjuar
Boll kam heshtur, boll jam maskuar
Jam i revoltuar?
Jam i dashuruar.

Tema lirike shkon bashke me shpirtin lirik te Qytetit qe e lindi,me aromen e trendafilave , me bukurine e valeve lajkatare Vjose dhe Gyrit te Qytetit,simbol i egzigjences se vete permetareve, shkon me veren tradicionale dhe sazet aq te bukura ,me shpirtin paqesor te njerezve te thjeshte dhe me vete ndjeshmerine e autorit qe perifrazon aenesine e tij poet:


TRADHËTI

Asnjëherë nuk të përkas,
Dhe ti nuk më përket,
Veç ty o Zot të dashuroje pa frikë,
Me gjuhën tënde flas
Përse më bëre poet?
Të vuaj,
Me ndjenjat të luaj
Pastaj ti kthej në relike.
Të paktën të isha det.
Ti mblidhja të gjitha dashuritë
Ti fshihja të gjitha tradhëtitë
Tradhëti!
Ti varkë e re e dashurisë,
Shpëtomë!
Do vi me ty të udhëtojmë
Drejt rrugës së lirisë.
Shpesh herë zbulojmë
Se kemi nevojë,
Te gjejmë vetveten,
Nga tradhëtia shpesh herë mbeten,
ata që na mungojmë.
Ndaj ska pse ankohet
Me forcë të burgos shpirtin
Kur tradhëtia prej gjumit zgjohet
Ndjenja te tjera lindin
Vrapojnë në fushën e lirisë
Dhe presin
Se dashuri te tjera lindin
Nga tradhëti që vdesin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi