Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:I HESHTË DHE ERËRAT ( dy poezi për Shkambin e Kavajës)

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:I HESHTË DHE ERËRAT ( dy poezi për Shkambin e Kavajës) Empty Sabit Rrustemi:I HESHTË DHE ERËRAT ( dy poezi për Shkambin e Kavajës)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 3:18 am

Sabit Rrustemi:I HESHTË DHE ERËRAT ( dy poezi për Shkambin e Kavajës) 49292_1563102666_1656_n

Sabit RRUSTEMI I HESHTË DHE ERËRAT


SHKAMBI I KAVAJËS

Sa dallga u përplas
Mbi timin gjoks
E u kthye mbrapshtë
Heshtur e pa lavd

Shkamb mbeta
Përballë këtij deti të pa anë
I patrembur me krejt këto gjamë

Nuk qava kurrë
As lot derdha

Qau ky përbindësh i zi
Që nuk arriti në timen lartësi

Në shenjë mllefi
Përnatë ma grabit hënën
E ma çmend
Nëpër të errtën thellësi

Ditën ma mbështjell
Ma hudhë
Në kaltërsi

Unë rri e pres bri rruge
Kohërave që ikin varg

Atë sykaltëroshe
Me flokë prej uji
Tek zbret si puhizë
Fytyrës sime të gurtë

Pres



AI SHKAMB BALLË DETIT
(variant)

Pëballë Shkambit që s’thyhet
Deti shgrehet në vaj

Ditenatë e mësynë
Vetëm faqet ia shpërlanë

Ai i heshtë dhe erërat
E kokën s’e qanë

Një vit malesh
Shkamb e breg

As pritja bri udhe
Nuk e djeg

Pret aty pret
Me pritje pritjen vret


(29 gusht 2010 - 20 janar 2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi