Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TI ANONIM NË LOG TË FJALËS

Shko poshtë

Vullnet Mato:TI ANONIM NË LOG TË FJALËS Empty Vullnet Mato:TI ANONIM NË LOG TË FJALËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 1:04 pm

Vullnet Mato:TI ANONIM NË LOG TË FJALËS 164821_1491384015744_1568334934_30943731_2987013_n

Vullnet Mato:TI ANONIM NË LOG TË FJALËS 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato

TI ANONIM NË LOG TË FJALËS
(Drejtuar njeriut pa emër në internet)


Ti, që nuk nxjerr emrin e vërtetë,
nuk je krenar për emrin tënd në jetë
dhe nuk zotëron të drejtën morale,
të hysh të ndeshesh në këtë log fjale.

Ashtu i fshehur pas maskës anonim,
mund të jesh frikacak i zhytur në krim,
mund të jesh hajdut që fsheh njollën,
dikush që hedh gurin e fsheh dorën.

Emri i vërtetë, të bën Gjergj Elez Ali
kurse epiteti anonim, të lë Bajloz të Zi,
që nxjerr shpatën me synime të mprehta,
gjakos fjalët e tjetrit pritave të pabesa.

Lë kundërshtarin të godasë mbi hije,
pa fytyrën e dukshme, pa emër burrërie.
Në qofsh femër e bukur a e shëmtuar
të paktën ndeshu me emrin tënd zbuluar.

Siç bëri Teuta, Shota, Maro Mokra,
dhe mos sulmo me shigjeta dokrrash.
Po ta mbajti dil në shesh drejtpërdrejt,
të kesh nder te shpata e gjuhës së vërtetë!...

Ose ulu te spektatorët e fushës së madhe,
të ndjekësh garat me kalorës fjale!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi