Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës

Shko poshtë

Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës Empty Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 6:25 pm

Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës


Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës Pr-pl-C899300


(E Plotësuar)Demonstrata, mediat e huaja: Situatë kaotike në Tiranë
Mediat ndërkombëtare kanë filluar të komentojnë demonstratën e mbajtur sot në Tiranë.
Gazeta “La Repubblica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”.
“Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeministrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar”, shkruan gazeta italiane.
4 policë të plagosur, 11 persona të lënduar
Rëndohet bilanci i incidenteve të ndodhur gjatë demonstratës së sotme në bulevardin kryesor të Tiranës.
Burime zyrtare të policisë së shtetit thonë se katër oficerë policie të angazhuar me ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimit, janë plagosur.
Ata janë qëlluar me gurë dhe sende të forta dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë ka pasur të lënduar edhe në radhët e demonstruesve. 11 persona gjithsej, përfshi edhe efektivat e policisë, numërohen të lënduar pa dëme serioze nga incidentet gjatë demonstratës.
Pak çaste më parë protestuesit që kanë djegur gjashtë automjete në zonën mes kryeministrisë dhe Piramidës, i kanë vënë flakën edhe disa palmave para kryeministrisë.
Shpërthehet dera e Kryeministrisë
Demonstruesit e opozitës kanë shpërthyer këto çaste njërën nga portat kryesore të Kryeministrisë, pikërisht atë ku ndodhej kabina e rojës dhe ku kalon administrata e kabinetit qeveritar.
Forcat policore nuk po ndërhyjnë energjikisht dhe kjo po bën që të precipitojë kaosi dhe njerëzit të vazhdojnë dhunshëm të përpiqen të hyjnë brenda Kryeministrisë. Momentalisht kane hyrë disa persona në brendësi të oborrit te Kryeministrisë.
Oborri perpara Kryeministrise po mbushet me demonstrues qe qellojne me ç’te munden, kurse forcat e rendit nuk po i pengojne qe te mos qendrojne brenda institucionit qe gezon mbrojtje te posacme nga shteti.
Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës
Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.
E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.
Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer kështu në një vend që flakëron nga flakët dhe nxin nga tymi.
E nuk dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë kjo protestë, ndërsa, vetë organizatorët e protestës, ata që hedhin gurin dhe ngritën popullin, qëndrojnë në heshtje duke vëzhguar “fatkeqësinë” që mbollën me kujdes.
- - - - -
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike dhe drejt daljes nga kontrolli. Një grup i vogël i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë.
Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës Dhuna
Ndërkohë që asnjë prej liderëve të Partisë Socialiste nuk është parë të jetë duke ndaluar turmën apo duke kërkuar qetësi. Pyetja që lind natyrshëm në këto momente kur rrugët e Tiranës e kanë humbur qetësinë dhe mes radhëve të protestuesve dhe të forcave të policisë mund të ketë viktima, është: Ku janë liderët e opozitës?
Pamjet e sotme janë ta papranueshme për Tiranën e vitit 2011.
Digjet një makinë e policisë, shkatërrohen makinat afër bulevardit
Demonstruesit kanë sulmuar një makinë policie në afërsi të piramidës duke i vënë flakën. Situata ke degjeneruar në goditje me gurë dhe me sende të forta ndaj policisë. Po ashtu janë shkatërruar dhe dy makina civile. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të ndalur demonstruesit që janë sulur drejt policisë dhe duke e provokuar.
Deri tani raportohet se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë sot nga përplasja e dhunshme këto momente para kryeministrisë. Ndaj forcave të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e një polici.
Ndërsa qytetari mendohet se është goditur nga shkopinjtë e policisë gjatë reagimit.
Këto momente po gjuhet me gurë dhe me shashka dajret policisë.
Plagoset efektivi i policisë
Një efektiv policie është plagosur pak çaste më parë para kryeministrisë në Tiranë.
Oficeri i policisë ndodhej në kordonin e vendosur para kryeministrisë, kur pas nje incidenti me protestuesit, këta të fundit kanë qëlluar me mjete të forta.
Forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve ndërsa polici i plagosur po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, njoftohet se protestuesit kane qelluar me gure ndaj policise, e cila nderhyre duke bere shperndarjen e tyre.
Aktualisht forcat e policise jane vendosur ne pozicione mbrojtese prane kryeministrise
Shpërthen dhuna në demonstratën e opozitës
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata popullore në kryeqytet. Demonstrues janë përleshuar me policinë e cila ndodhet para kryeministrisë.
Një pjesë e turmës është duke tentuar që të kalojë kordonin e policisë dhe te hyrë në oborrin e kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta ndaj policëve dhe janë përpjekur të godasin forcat e rendit.
Policia ka ndërhyrë me skafandra. Situata po del jashtë kontrollit. Ndërsa dallohet dukshem se sulmi rezulton si provokim ndaj forcave policore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi