Krisma armësh para kryeministrisë; Basha: Gati të ndërhyjmë!
Krisma armësh para kryeministrisë; Basha: Gati të ndërhyjmë!
Krisma armësh para kryeministrisë; Basha: Gati të ndërhyjmë!
Tiranë (16:00)– Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar se policia është e gatshme të ndërhyjë në çdo rast nëse kërcënohet siguria publike.
Deklaratat e Bashkës janë bërë për mediat italiane. Ndërkohë, demonstrata vazhdon prej dy orësh para kryeministrisë ku janë dëgjuar edhe krisma armësh.
Duket se situata nuk po shkon drejt përmirësimit, ndërsa grupet kolektive të grumbulluara rishtazi po tentojnë me çdo kusht të përkeqësojnë gjendjen. Të paktën 8 policë dhe 3 civilë kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi janë dëmtuar në demonstratën, e inicuar nga opozita, që vijon të zhvillohet në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi janë dëmtuar me plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Protestë e dhunë para qeverisë, 5 policë të plagosur
Tiranë (15:20)– Policia e Shtetit ka bërë të ditur bilancin paraprak të të plagosurve në radhës.
Pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital me plagë nga protestuesit e dhunshëm që hodhën gurë, shkopinj druri, e mjete të tjera të forta në drejtim të forcave të rendit.
Gjithashtu, ka të plagosur edhe në radhët e protestuesve të cilët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rimblidhet turma para kryeministrisë, digjen makina
Tiranë (15:04:)– Janë rimbledhur sërish para kryeministrisë turmat e irrituara, të cilët po protestojnë dhunshëm.
Policia po hedh sërish gaz lotsjellës, teksa makinave të parkuara pranë ndërtesës së kryeministrisë iu është vënë flaka.
Duket se situata po shkon drejt tensionimit, ndërkohë që opozita si organizatore nuk po bën thirrje për qetësi.
Situatë e nderë në shesh, shkatërrohen disa makina
Tiranë (14:54) – Vazhdon protesta e dhunshme e protestuesve në sheshin para kryeministrisë dhe pranë piramidës. Protesta ngjan me ato të huliganëve që po shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
Disa makina janë shkatërruar me mjete të forta nga protestues të dhunshëm. Situata duket e nderë, por ajo që shpresojmë është që mos përshkallëzohet më.
Shpërndahen protestuesit, gurë në drejtim të kryeministrisë
Tiranë (14:35)– Protestuesit e shumtë të opozitës të mbledhur para kryeministrisë u shpërndanë brenda pak sekondash nga dy automjete që hodhën ujë.Protestuesit kanë hedhur gurë të shumtë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Policia ka hedhur bomba molotov dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që kanë hedhur përveç gurëve dhe këpucë dhe mjete të tjera në drejtim të forcave të rendit. Ka edhe disa të plagosur lehtë nga demonstrata.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë për të qetësuar situatën, protestuesit vazhdojnë të hedhin sende të forta.
Protestuesit përleshen me policinë para kryeministrisë
Tiranë (14:20)– Demonstrata para kryeministrisë ka degjeneruar në dhunë, pasi protestues të shumtë janë konfrontuar me forcat e rendit të vendosura para ndërtesës së qeverisë.
Policia ka ndërhyrë me mjete e saj dhe shkopinj gome duke shpërndarë turmën e inatosur. Forcat e Gardës kanë ndërhyrë duke larguar turmën, çka ka sjellë më pas edhe një përmirësim të situatës.
Nis protesta e opozitës, policia në gatishmëri të plotë
Tiranë (14:05)– Demonstrata e paralajmëruar e Partisë Socialiste, ka nisur në orën 14:00. Qindra mijëra qytetarët po grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza” për të demonstruar kundër qeverisë.
Protesta vjen pas publikimit të një videoje midis Ilir Metës dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ku flitej për afera korruptive. Demonstrata po mbahet në sloganin: “Berisha ik, dorëzo bllokun”.
Ndërkohë, policia ka marra masa drastike për protestën, për të siguruar që gjithçka të shkojë paqësisht. Dhjetëra forca të gardës së Republikës po ruajnë selitë kryesore të qeverisë. Ndërtesa e kryeministrisë është rrethuar me tela me gjemba, ndërsa dhjetëra policisë kanë krijuar një kordon para ndërtesave qeveritare.
Zyrtarë të Policisë informojnë se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e demonstratës së organizuar nga opozita, ndërsa në terren do të angazhohen mbi 3000 forca policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
/S.Ll/Start/
2011-01-21 16:00
http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/30751/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sondazhi: Basha me vota para Ramës
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 500 vota para Ramës
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 1525 vota para Ramës
» Sulmohen ueb faqet e kryeministrisë dhe presidencës
» Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 500 vota para Ramës
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 1525 vota para Ramës
» Sulmohen ueb faqet e kryeministrisë dhe presidencës
» Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi