Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199

Shko poshtë

Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199 Empty Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 8:12 pm

Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199 49293_100001922524761_2779702_n

Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-1990


Lugano, 09.01.2011

/Si letër dërguar Këshillit organizativ te përvjetorit te demonstratave te vitit 1981, dhe qartësimin e përvjetorit/


Duke ju përshëndetur, miqësisht këshillin e përgatitjeve te përgatitjeve te 30 vjetorit te Pranverës studentore apo te periudhës 1981-1990.

Shprehu se pari nderim për te gjithë te rënët dëshmor te vitit 1981, e cila periudhë hapi një proces te ri e krenar ne truallin e Ballkanit apo filloj zhbërjeje e asaj Jugosllavie artificiale.

Qëndrimi dhe organizim, dhe veprimi i te gjithë atdhetarëve si te renë ashtu dhe te burgosur ishte dhe mbeti një rrugë drejt bërjes se Shqipërisë.

Përvjetori i 30 i këtyre ngjarjeve krenare duke përkujtuar te rënët e lirisë jep edhe një mesazh te çartë se këto ngjarje ishin dhe mbeten vetëm te rrugës veç kombëtare, qe sot si kurrë duhet te reflektojë bindshëm ne vetë ditët e sodit qe kërkojnë një vëmendje kryesore se si ishin e cili vërtet është roli i tyre, atëherë e sot, ku ishim dhe ku arritëm cilat janë dhe mbeten detyrat tona.

Përvjetorët kanë rëndesën e vetë duke kuptuat çartë e se përvjetori i martirëve tanë është i ndryshëm nga përvjetori i te gjallëve apo procesit te ish burgosurve me krajatat e tyre fizike e psikike ne përudhen 1981-1990.

Këshilli duhet te jetë i qartë ne faktorin rrjedha te e këtyre dy evenimenteve qe pa dyshim kanë rolin dhe rëndësinë e vetë qe duhet te janë edhe sot me mesazhin e tyre konkret.

Përvjetorët e martireve
Përvjetorët e martireve tanë është një përkujtim ne porosinë e vetë martireve qe duhet te qohet ne vend, me veprat dhe porositë e tyre, te përkujtohet edhe dhembja dhe krenaria qe u pru vetë procesi deri ku jemi sot.
Sot ne popullin tonë kemi si pasuri kombëtare shumë e shumë përvjetor qe secila e dha dhe e ka porosinë e vetë te shenjet kombëtare, e secila hijeshim qëndron ne datat e ecjes tonë.

Përvjetori i 30 i pranverës studentore,
me pjesëtarët e vetë te cilët kaluan nëpër burgjet jugosllave ne përudhen 1981-1990, ishte dhe mbeti një ngjarje e dalluar krejtësisht me konceptin e një vazhdimësie te çlirimit te Kosovës tonë ne vazhdimësinë shekullore te ngjarja mbas ngjarjeve me dekada, e cila periudhë lidhet ngushtë me vetë procesin e ndodhive te mëdha si betejave ballkanike, pavarësimit te Shqipërisë me 1912, ngjarjet e luftës botërore, ngjarjet e demonstratave te 1968-ës, pra ishte e veçantë dhe duhet te jetë e ndarë e sistemuar, e studiuar, e përkujtuar, e konceptuar, sepse roli i tyre nuk durojnë as far kamuflimit, as far bashkëngjitje te ngjarjeve te tjera edhe pse janë apo kanë rëndesën e vetë si te veçanta, sepse çdo përzierje e zbenë jo vetëm rolin e njërës por shkakton një trazirë te konglomeratit qe vështirë dalim edhe te studimi i mirëfilltë apo ta themi shkurt e shqip si ngjarjet e tjera se si u mbajtën ne popullin tonë si pavarësia e Shqipërisë, si demonstratat e 1968-ës...

Aspekti i ngjarjeve 1981–1990, ne 30 vjetorin e këtij procesi kombëtar duhet një përkushtim vërtet akademik-shkencor, qe te bie aty ku e meriton ne rrjedhat e ecjes se kombit tonë.

Këto ngjarje po varët edhe nga trajtimi i drejtë i vetë Këshillit te këtij përvjetorit, e ku pritet shumë qartë nga ky këshill, se sa u shqyrtua, sa u kuptua, se Demonstratat dhe burgjet me miliona vite nuk duhet dhe nuk lejohen te përzihen as me një ngjarje tjetër, kjo u tha shume here por prapë dëgjohen zëra nga vetë Këshilli ne përzierjen e lloj lloj përvjetori apo lloj–lloj demonstrate ne Kosovë apo mërgatën tonë. Duke mos minimizuar as gjë ne te shenjtat ngjarje te popullit tonë unë edhe një herë kërkoj qe me pranverën studentore qe e përfshiu krejt Kosovën dhe burgosjet e mijëra vetave dhe mbajtja e tyre me miliona vite te mbetet ajo qe ishte me faktorin ish te burgosur e ne mos përzierjen e asgjë tjetër, sepse bindshëm e thash dhe e them, se çdo përzije e dëmton jo vetëm këtë periudhë por e shkakton një lloj “kaçamaku” te themi te pa bymyem.

Mbes me shpresë qe te kuptohem drejt nga vetë këshilli i përgatitjeve te këtij përvjetori qe te kuptoj njëherë e mirë rolin e çdo përvjetori dhe te sistemohet ne kohën e hapësirën e vetë e jo kurrë përzierje artificiale.


- Te bëhet si tema apo studime te vlerave kombëtare ne përvjetorët e tyre solemn
- Te krijohet roli i mërgatës tonë dhe kontributi konkret
- Dhe te sistemohen rrjedhat e ngjarjeve ne ditarin e rrjedhave kombëtare


Me nderime te sinqerta nga i Juaji Syl Mujaj Lugano
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi