Albert Zholi:Ç’TË BËJ ME KËTË COPË JETË QË MË LANË
Faqja 1 e 1
Albert Zholi:Ç’TË BËJ ME KËTË COPË JETË QË MË LANË
C’TË BËJ ME KËTË COPË JETË QË MË LANË ?
Albert ZHOLI
Së bashku me një shokun tim po ngjisnim shkallët e spitalit “Evangjelizmo”, Athinë, kur akoma pa mbarritur tek hyrja, në të majtë të portës, na zunë sytë një njeri të mbështetur në mur, me krahët gjysmë të hapur, si në një ngrirje të detyruar.
Na tërhoqi vëmendjen ajo pamje njeriu dhe ndalëm përballë tijë. Ishte një djalë, aty rreth të njëzetave. Në fytyrë i kishin mbirë bulëza djerse, që s’donin të treteshin e të rridhnin nëpër faqe. Shikimin e kish të mjergulluar e pa përcaktim drejtimi Nuk ishte zor të kuptoje se ai ishte jashtë mundësive fizike e nga momenti në moment trupi i tij do të përplasej në rrokullisje, nëpër shkallët e spitalit. E kapëm prej krahëve dhe e ulëm në një stol aty pranë. Ai e respektoi ndihmën tonë dhe pa folur në buzë krijoi një gjysmë buzëqeshje, që ia plotësuan cepat e syve, e mollëzat e faqeve me lëvizje mirësie.
-Kini nevojë për ndihmë ? Me se mund t’ju ndihmojmë ? Nuk ndjeheni mirë?! – i folëm në gjuhën e vendit.
Ai e vonoi përgjigjen, na pa në sy, harkoi vetullat si pikëpyetje, shkurtoi qafën brenda supeve dhe foli vetëm dy fjalë në gjuhën greke : “ Jam shqiptar... nuk di greqisht”.
Unë dhe shoku im i folëm njëherësh: “ Edhe ne shqiptarë jemi !”Ai u cel i tëri, tundi disa herë kokën dhe tha disa fjalë falenderimi, në gjuhën tonë të përbashkët.
Pastaj duke biseduar na tregoi cc’i kishte ngjarë :
“...Më quajnë I.Q dhe jam nga veriu . Kam ardhur para disa muajve në Athinë. Punën kur e gjej, nuk punoj përditë. Banoja në një shtëpi të shembur, që s’është banesë, por halli...Vetëm një kënd muri kish mbetur në këmbë me një copë tavani si strehë... Aty mbrohesha nga era edhe nga shiu, por nga njeriu nuk u mbrojta dot ... Një mbrëmje, më vijnë tre njerëz me maska në fytyrë e me thika në duar ... Vetëm thikat kishin fytyrën e vërtetë. “Paratë se të vramë”, më foli njëri prej tyre. Ishin shqiptarë, se flisnin në gjuhën tonë dhe në dialektin tim. Mendova se bënin shaka, por nuk më lanë më kohë as të mendoja, as të flisja, e as të lëvizja. Kundërshtimi im ishte vetëm dhimbja e plagave të thikave. Më rrëmbyen portofolin me gjithë ç’kisha e më përplasën në tokë.” Merrjani të gjitha”, dëgjova një zë, që fliste në gjuhën tonë e në dialektin tim, dhe s’ndjeva më cc’u bë.
Ishte e martë atë ditë. Pastaj u gjenda në spital, ku më bënë dy operacione të vështira. Sot, pata fatin të dal nga spitali, por ku të shkoj? Ku të ha? Ku të pi? Ku të fle? Mi morën të gjitha, por jetën s’ma morën dot të gjithën. C’të bëj me këtë jetë që më lanë??! S’duam njeri-tjetrin...
Athin’ 1996
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi