Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju prezentojmë poetin :ARSIM HALILI

Shko poshtë

Ju prezentojmë poetin :ARSIM HALILI Empty Ju prezentojmë poetin :ARSIM HALILI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 5:40 pm

Ju prezentojmë poetin :ARSIM HALILI 164156_1401870585892_1806157215_751778_4695363_n

Ju prezentojmë poetin :
ARSIM HALILI


AGIM I FUNDIT
(Babait tim të ndjerë)

Përshëndete diellin
Bashkë me perëndimin
Ikë në përjetësi

Fati m’i përkund kujtimet

Perëndia të trokiti në zemër
Eja pas meje të tha
Unë e gris buzëqeshjen

Atë dashuria më mungon
Pa ty bonjakë jam
Nga agimi i fundit...


KTHEHU

Matën kufirit
Vëllai ofshan
E kundroj pa mundur t’ia shtrij dorën

Demonët thonë
Lutuni nga larg

Fantazmat lëpijnë plagët
Për t’ia pastruar identitetin

Shërbëtori i djallit
I frikësohet hijes së vet

Engjëlli nuk do të pijë verë

Nesër do të vij në Preshevë
Do ta mbëltoj fjalën shqip
Në ballin tënd të bardhë

MARSI FLET


Riciklim kohësh
Epruveta tokë
Thithë gjakun deri në palcë

Maratonë krismash
Prangat gllabërojnë shekujt

Sa pranvera të kuqe
Vijnë e ndalën

Marsi flet shqip
Me gramatikë të korrigjuar

NDJEJË SE TË SHOH
( R Kukaj)


Dallgët trazohen
Në kala treten legjendat

Si të mos mbajë mëri
Apokalips i përsëritur
Kur shkopi magjik
Kthehet në matës horizontal

Bashkë me lajmëtarin
Ogurzi ...

Ndjejë se të shoh
Sa herë këndoj baladë
E të thuri vargje...

SHEKULLLI I NËNËS


Nga Iirida drejt majës,
Së Olimpit u ngjite
Gonxhja e shekullit

Dardanët ta patën lakminë,
Jezuesi të bekoi,
Për bamirësi

Shekulli i nënës
I birësoi vuajtjet.

Globi kishte një emër
Diti të lind shqip

Të bardhëve e të zinjve,
U fale dashuri.

Vrapuan në prehrin e saj
Të shuajnë etje e uri

BALSAM I TURPIT

E mbarësuar
Kohë indigjene

Përbindëshat hedhin valle
Balsam i turpit
Urithi kryqëzon kockat

Nuk erdha nga Kartagjena
Satanizmi juaj nuk njeh kufij

Bien kambanat
Lajmëtari i vdekjes
Pret në portën tjetër

NUK DO TË KETË HARRIM

(Çamërisë)

Tokë e qullur
Në ty ndjejë
Mall të pashuar


Nuk do ketë harrim
Lotin se tret dot Joni
As grafitet e gërryera
Në faqet e kohës

Le të rritet hija ime
Në mesin e hijeve
Ofshama të thundrrohet
Në pikën e dhembjes


Marko Boçari
Lëpinë djersëgjakun
Në planagun me beronja
Vritet sa e sa herë


Zeusi shikon me dhembje
Dua t’ia dëgjoj thirrjen
Lartmadhëri ….
E kujt është Çamëria…

NATA MEMECE
( V Gërvalla dhe K Zeka)


Zhgënjimin kohë
E thurin gërshetë

Fishkëllimat
Enden nëpër humburtirë
Asaj nate memece

Korbat hedhin valle

Muzgu i kristaltë
Sjell vdekje
Nëpër rrugët qorre

Orëkeqen
Përflakin bashkë me dhembjen


PËRKUNDË SHEKUJTË
( Rozafës)


Vertikalisht shikon Bunën
Metamorfozë në gurë
Ofshamën mos ta dëgjoj yt bir

Mos u trembni kur
E shikoni të heshtur
Gjysmën e fytyrës të përcëlluar
Gjysmën e trupit të gurëzuar

Shtrëngata do ta lë të qetë
Gurët në kala nuk lëkundën
Baladë nëpër kohë
Heshtazi përkundi shekujt

TË GJALLËT E HESHTUR

Koha ju pagëzoi emrin
Lakuar nëpër morfologji qëndrese

Ditiramb për sa pranvera
Të mbarësuar shqip

Heshtur në kornizë të bronzit
Shikoni diellin që nuk perëndon

Imazh i tjetërsuar
Bulevardit takohemi

Numërohen legjendat
Trajta e emrit ndryshe ju shkruhet

KUJTESË
( Din Mehmetit)

Nëntori t’i shëroi plagët
Ereniku ty të fali mëkatin
Që nuk e shikon karshi

Testament kujtese
E kemi fjalën
Buzëqeshja jote u ngri
Kur vdekja të kafshoi

Kosovë t’u tha një lumë
U thye një shkëmb
Toka përpin eshtra të padjallëzuara

Poet i ditëve të mia
Nuk e flet më gjuhën e metaforave

BALADË MIGJENIANE

Shekujt përplasen
Premtimin nuk u mbajt

Sërish në skenë
Duket qymyrxhiu

Plagët e zemrës protestojnë
Foshnjës dhuratë u fal lot

Kontraste nëpër kohë
Pluhuri i qymyrxhiut mbetet

Kërkohet pak diell
Acari të mos ngrij shpresën

LUMGJAKU I TRAZUAR
(M. Reçakut)

Fatet rreshtohen
Në agun e përhumbur

Ditiramb për lumgjakun
Në çdo portë shihet mallkimi

Palohen kafka
Në fundshekullin mëkatar

ADN- të e skalitura
Trazojnë janarin e përgjakur

Lotët e plakut
Do të jenë zezërëna për kobzinjtë.



BIOGRAFIA E POETIT ARSIM HALILI

Arsim Halili i lindur më 19 gusht 1976, ka mbaruar studimet klasor në Gjilan. Nga viti 2000 punon në shkollën fillore “ Sami Frashëri” në fshatin e lindjes. Gazetar më revistën” “Perspektiva” Bujanoc
Është anëtar i Klubit letrar “ Feniks “ Preshevë
Anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve “ Pegasi” Kosovë.
Ka botuar këto vepra:
- “ Heshtje e shprishur” poezi 2009

- “ Ndal!stacion i dashurisë” poezi 2010


Prezentimin për "Sofra poetike" e bëri Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi