Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Lista Dr.Ibrahim Rugova” largohet nga AAK-ja?

Shko poshtë

“Lista Dr.Ibrahim Rugova” largohet nga AAK-ja? Empty “Lista Dr.Ibrahim Rugova” largohet nga AAK-ja?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 1:49 am

“Lista Dr.Ibrahim Rugova” largohet nga AAK-ja?


“Lista Dr.Ibrahim Rugova” largohet nga AAK-ja? Bukoshi-uka


Qëndrimi i Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, në kuadër të grupit parlamentar të AAK-së, subjekt politik me të cilin ishte ndërtuar koalicioni parazgjedhor në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, sipas Bujra Bukoshit, iniciator i themelimit të kësaj liste, është gati krejtësisht e pakuptimtë dhe i pamundur.
Bukoshi, siç raportojnë mediet, citohet të ketë thënë se është vetëm çështje ditësh dhe pritje e një ftese formale nga LDK-ja, që deputeti i kësaj liste, Ukë Rugova, së bashku me mbështetësi e tij përfundimisht të shkojnë në LDK, sepse votat e tyre, sikur që kanë thënë edhe në vjeshtën e vitit 2010, do të jenë vetëm vota të LDK-së.
“Lista është aty ku duhet, në vendin e vetë. Ne vazhdimisht e kemi thënë që praktikisht lista është vetë LDK-ja, dhe tash është vetëm çështje se si do të kthehen të gjitha ato forca qe janë progresive dhe konstruktive që të konsolidohet fuqishëm LDK-ja”, citohet të ketë thënë Bukoshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi