Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla:BETOHU

Shko poshtë

Hasan Qyqalla:BETOHU Empty Hasan Qyqalla:BETOHU

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 2:19 pm

Hasan Qyqalla:BETOHU 49293_100000041739191_1844751_n

Hasan Qyqalla:BETOHU


Betohu në shpatën e Kastriotit
Në plisin e dadë Shotës
Në Flamurin e Plakut të Vlorës
Në Alfabetin e Manastirt
Në dashurinë e Nënë terezës.

Betohu në fjalën e studentit
Në urtinë e Anton Çettës
Në Kanunin e Lekës
Në trimërinë e Pajazitit
Në pushkën e Jasharajve…!

Betohu në djepin e Loke të Madhes
Në qumshtin e nënë Arbërisë
Në këngë të rapsodit
Në oxhakun e fisit tim…!

Betohu në krisht
Në një zot betohu shqip
Betohu në gjakun e njomë e në pleqësi
„… kurrë ndër vllëzër t’mos ketë hasmëri…“!

Falë gjakun me Besa-Besë
Vetëm Shqip Dua të Vdes…!
TA BËJMË SHQIPËRIN …

Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur n’arkë, n’miqësi
Atje ku n’bisht ngreh kokën, bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri…

Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijve në gjuhën Iliriane
Atje, ajo Tokë quhet Kosovë …

Atje ku fushmejdanet kundërmojnë barot
Ku „kali i trojës“ mer turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Tokë e uruar, Kosovë quhet prap…

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi „parahistori“
Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri …

Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi n’palcë t’Manastirit
Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot
N’abetare të shkruhet kjo Tokë është Iliri…

Atje ku sot pallen bijtë e Helen – usit
Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
Për ne tash vjen treni (ndoshta) i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI…



Hasan Qyqalla:BETOHU 179197_193584177319639_100000041739191_745810_7675931_sSofra poetike Fo
Hasan Qyqalla:BETOHU 179197_193584177319639_100000041739191_745810_7675931_s
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi