Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike

Shko poshtë

Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike Empty Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 10:16 pm

Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike


Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike Kk-205653

Një apel i fortë për klasën politike dhe gjithë qytetarët e vendit është bërë sot nga Kisha Katolike në vend, lidhur me ngjarjet e datës 21 janar. Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë kërkon nga qytetarët që të mos bëhen pre e lojrave politike që përdorin dhunën.
“U bëjmë thirrje edhe të gjithë vëllezërve e motrave shqiptare, që të mos bien pre e lojërave politike që përdorin dhunën, por me qëndrimet e tyre qytetare t’i japin politikës mesazhin e qartë se të gjithë së bashku duam të shkruajmë një faqe të re në historinë e Shqipërisë, ku pajtimi mbarëkombëtar fiton mbi përçarjet dhe urrejtjet politike”, thuhet në mesazhin e Konferenca Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Nga ana tjetër në mesazh thuhet që politikanë të mendojnë për popullin dhe të heqin dorë nga ambiciet e tyre politike. “Ne, ipeshkvinjtë e Shqipërisë, u bëjmë thirrje atyre që kanë në dorë fatet e vendit, që të lënë mënjanë ambiciet politike e te vihen në shërbim të qytetarëve, me vullnetin e mirë për të bashkëpunuar për realizimin e aspiratave qytetare për paqe, mirëqenie e dinjitet”, thuhet në mesazhe.
Përfaqësuesit e Kishës Katolike i cilësojnë ngjarjet e 21 janarit si “një tjetër pikë të dhimbshme në ecjen e vendit tonë drejt stabilitetit të plotë social dhe politik. Kisha Katolike në Shqipëri ka ndjekur me shqetësim skenat e dhunës që sollën vdekjen e tre personave dhe tronditjen e tërë popullit, prandaj shpreh dhimbjen e saj për jetët e ndërprera në absurditetin e dhunës që u shfaq në mënyrë të befasishme në rrugët e kryeqytetit tonë”.
Më mesazh theksohet se emocionet nuk duhet të errësojnë arsyen. “Në këto momente, kur rrëmbimi i emocioneve rrezikon të errësojë arsyen, i lutemi Zotit që të shndrisë mendjet e të gjithë vëllezërve e motrave në Shqipëri, që të mbledhim forcat për të ndërtuar së bashku udhët e paqes, e të ecim pa ndalesa të kota drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe e bashkim”, thuhet në mesazh.(noa)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi