Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Republika e Shqipërisë- Komunikatë

Shko poshtë

Republika e Shqipërisë- Komunikatë Empty Republika e Shqipërisë- Komunikatë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 26, 2008 11:28 pm

Republika e Shqipërisë- Komunikatë Logo_news
Komunikatë e Institutit Kombëtar të Diasporës
REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME
INSTITUTI KOMBËTAR I DIASPORËS






Nr.Prot._____ Tiranë, më 25.11. 2008


Indeksi :_____





BULETINI INFORMATIV
Nr. 3






Më 23 tetor 2008 drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi, priti në një takim të veçantë zonjën Doriana Molla, veprimtare që jeton e punon në New York. Gjashtë ditë më parë drejtori i IKD-së dhe kolegë të tij nga Instituti morën pjesë në koncertin e krijimtarisë së kompozitorit të njohur amerikan Alvin Singleton që Doriana dhe bashkshorti i saj Adrian Morina, në bashkëpunim me Radio Tiranën, patën organizuar në datën 17 tetor në sallën “Ferdinand Deda” të këtij institucioni, në prani të vetë kompozitorit.

Gjatë bisedës, pasi e falenderoi për kontributin e saj për përhapjen e imazhit pozitiv të shqiptarëve, z. Flamur Gashi e Doriana Molla vendosën bashkëpunimin më intensiv mes Institutit Kombëtar të Diasporës dhe organizatës “Eurynome Co”: e cila drejtohet nga znj. Doriana.

Doriana Molla e përfundoi shkollën e mesme në Missouri dhe studimet e larta në Nju Jork. Ajo u diplomua në Hunter College University, në degën e Arteve Letrare dhe Frengjisht. Vazhdon vitin e dytë të Master “International Affairs with a Concetration in Socio-Economic Development”-New School-New York. Në radio “Ateda” ka propoganduar personalitete kombëtare e të rinj shqiptarë të suksesshsëm në kulturë, art, shkencë dhe sport. Pas diplomimit u bë pjesë e stafit të “Schott Music Co”. Shkrime tematike të saj janë botuar në shqip dhe anglisht, në gazeta e revista në NY deri në BBC dhe vazhdon të jetë aktive në një grup shkrimtarësh New York-ezë. Një vit më parë ajo përktheu dhe botoi librin e Rose Wilder Lane “Zonja Lane për Shqipërine” (“Peaks of Shala”). Në fillim të vitit 2007 ka themeluar organizatën “Eurynome Co”, me mision kryesor përhapjen e kulturës amerikane dhe shqiptare.





Në 30 tetor Instituti Kombëtar i Diasporës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në mjediset e këtij të fundit përuruan ekspozitën e piktorit Bujar Ferra “Dje nga afër, sot nga larg”.

Veprimtaria ishte e planifikuar që më parë nga IKD. Për këtë arsye autori është pritur posaçërisht nga drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi.

Në përurimin e ekspozitës përveç mjaft dashamirësve të autorit, intelektualëve, njerëzve të medias, mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë z. Gazmend Pulaj. Fjalën e hapjes e mbajti piktori i njohur Naxhi Bakalli, një analizë mbi veprën e piktorit Bujar Ferra e kreu bashkëkombasi ynë në Gjenevë Bujar Marikaj. Fjala e shkurtër e zotit Flamur Gashi u përqëndrua tek inkurajimi që shteti shqiptar u bën artistëve të diasporës.

Bujar Ferra u vendos me banim e punë në qytetin e Milanos në vitin 1990, ku edhe aktualisht jeton. Në vitin 1999 tre punime të tij u paraqitën bashkë me kolegë të tjerë shqiptarë në ekpozitën që u hap në Parlamentin Evropian. Në vitin 2004 u regjistrua në kursin dyvjeçar të nudos, që u organizua pranë Akademisë “BRERA” në Milano.





Më 6 nëntor 2008, në orën 11.30, në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme u organizua ceremonia e dorëzimit të “Medaljes së Mirënjohjes” për shqiptaro-kanadezin Tie Domi. Dekoratën e lartë, në prani të shumë kolegëve të Ministrisë dhe të mediave, ia dha Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, zonja Edith Harxhi. I pranishëm ishte edhe atasheu ushtarak i Kanadasë në Romë që mbulon Shqipërinë John Mitchell

Atë ditë z. Tie Domi u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, Ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës, z. Genc Ruli dhe nga kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Tiranës, z. Gjok Uldedaj.

Veprimtaria e prezantimit të z. Tie Domi u organizua nga Instituti Kombëtar i Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada.

Z. Tie ose siç në shqip thirret Tahir, është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada. Ai ka lindur në qytetin Windsor-Ontario, Kanada, më 1 nëntor 1969. Prindërit e tij, John dhe Merieme Domi, janë me origjinë nga një fshat në veri të Shqipërisë, disa kilometra larg qytetit Kukësit. Familja Domi u arratis nga Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht u vendosën në SHBA dhe më pas më Kanada, ku jetojnë edhe sot.

Zoti Tie me popullaritetin dhe autoritetin e madh që gëzon ka arritur të bindë biznesin e fuqishëm të Torontos në Kanada për të investuar në Shqipëri në fushën e minierave, prodhimit të çimentos etj.





Më 14 nëntor në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi, priti në një takim të veçantë me rastin e botimit në shqip të librit të tij bestseller “Kali i egër”, shkrimtarin e njohur kroat Bozhidar Prosenjak. Bashkë me të qenë edhe botuesi dhe drejtuesi i bashkësisë shqiptare për prefekturën e Zagrebit, z. Memetali Zenuni, drejtoresha e bibliotekës së Veliko Gorice Katja Matkoviç Mikulçiç, gazetari dhe fotoreporter i njohur kroat David Soliç si edhe veprimtari shqiptar në Kroaci Irfan Zenuni.

Gjatë shkëmbimit të mendimit u kembëngul nga të dy palët forcimi i lidhjeve kulturore si një rrugë shumë e frytshme për forcimin e miqësisë së vjetër dhe të qëndrueshme mes dy popujve, u theksua kontributi i veçantë që jep diaspora shqiptare në Kroaci në përhapjen e vlerave të saj kombëtare si edhe të kulturës kroate duke e përkthyer në gjuhën shqipe, siç sëfundi, tek libri “Kali i egër”, përkthyese ishte bashkëshortja e balerinit Ilir Kerni, Dorotea.

Zoti Gashi vuri në dukje se në të ardhmen Instituti Kombëtar i Diasporës është i gatshëm për të bërë promovimin më intensiv të kulturës së krijuar në bashkësitë kroato-shqiptare.





Për dy ditë resht, më 17 dhe 18 nëntor 2008, Instituti Kombëtar i Diasporës promovoi shtëpinë botuese italiane “Besa” dhe editorin e saj Livio Muci. Më 17 nëntor ai u prit në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga zonja Tatjana Kongoli, drejtore e përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Imazhit, Diplomacisë Publike dhe Diasporës, nga zoti Ilir Tepelena, drejtor i Drejtorisë së Italisë, Greqisë dhe Turqisë si edhe nga zoti Flamur Gashi, drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës.

Në këtë takim të dy palët shkëmbyen mendime për ta ngritur në një nivel më të lartë, nëpërmjet kulturës, njohjen e imazhit normal dhe pozitiv të Shqipërisë si edhe të përfaqësuesve të saj në diasporë.

Më 18 nentor Instituti Kombëtar i Diasporës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në mjediset e kësaj të fundit, në prani të medias si edhe të mjaft autorëve dhe studjuesve shqiptarë bëri promovimin e të gjithë kontributit tetëmbëdhjetë vjeçar të shtëpisë botuese “Besa” dhe të editorit të saj. Livio Muçi, i cili është edhe pedagog në Universitetin e Salentos, konsiderohet deri tani botuesi më i madh në gjuhë të huaj në botë i librit shqiptar. Ai ka kryer mbi pesëdhjetë botime të autorëve tanë, një pjesë jetojnë në diasporë, si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Elvira Dones, Gëzim Hajdari, Ron Kubati, Diana Çuli, Virgjil Muçi, Aurel Plasari, Amik Kasaruho, Eqerem Çabej, Artur Spanjolli etj.







Më 18 nëntor zoti Flamur Gashi takoi shkrimtarin e njohur të diasporës sonë në Itali, zotin Amik Kasaruho, me të cilin shkëmbyen dëshirën që së shpejti Instituti Kombëtar i Diasporës të bëjë në Tiranë prezantimin e të gjithë krijimtarisë së tij në shqip dhe në gjuhën italiane.





Në 20 nëntor 2008 drejtori i IKD-së, z. Flamur Gashi, priti zotin Nase Jani, drejtues i Klubit “Drita” në Athinë, kryetar i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë dhe kryeredaktor i revistës shumë cilësore letrare “Pelegrin”. Së bashku të dy palët ranë dakort që për të bërë sa më të njohur veprimtarinë e krijuesve shqiptarë në Greqi dhe në botë, vitin e ardhshëm, me rastin e 5-vjetorit të botimit të revistës “Pelegrin”, në Tiranë IKD të organizojë një prezantim para medias si edhe një sesion studimor.





IKD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi