Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hordhitë e "Xhingis Khanit" në Shqipëri

Shko poshtë

Hordhitë e "Xhingis Khanit" në Shqipëri Empty Hordhitë e "Xhingis Khanit" në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 24, 2011 12:35 am

Hordhitë e "Xhingis Khanit" në Shqipëri

Nga prof.dr. Reshat Nexhipi

E them këtë, sepse, mjetet që përdornin ata, të cilët, siç duket, luanin rolin e mercenarëve dhe duhej patjetër të të hynë në lokalet e Kryeministrisë, i përdornin hordhitë e Xhingis Khanit të Mongolisë në shekullin 13. Kjo është një.

E dyta: ata që organizuan këtë maskaradë më të shëmtuar në historinë e këtij vendi, duke qëndruar larg rrezikut ose "zjarrit, për të cilin ishin të vetëdijshëm që do ndodhë, më kujton Neronin, i cili i vuri zjarrë Romës, për t`u inspiruar nga larg, si dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, i cili qëndronte në një vend të lartë të Manastirit, duke udhëhequr me huliganët gjatë djegies së shtëpive të shqiptarëve të vendlindjes së Alfabetit, në vitin 2001.

Ngjarja e 21 janarit, më kujton gjithshtu fjalën e urtë popullore "Em të vret, em të qan". Se ç`dua të them me këtë, po u`a le lexuesve ta sqarojnë.

Po e mbyll këtë reagim të shkurtë me pyetjen: Si është e mundur një popull i shpallur nga të tjerët si një ndër më intelegjentët në Evropë, të mos kuptojë pse po ndodh e tërë kjo, të cilën edhe fëmija i djepit mund ta kuptojë.

Po ashtu më vjen çudi si i lejojnë vetes disa analistë të politikës, njerës tepër të zgjuar të mbrojnë fajtorët kryesorë, të cilët me veprimet e tyre po e pengojnë vendin e vet të ecë drejt Evropës së qytetëruar, rrugë kjo të cilën e ka filluar Skenderbeu, e kanë ndjekur ballistët dhe zogistët, kurse tani edhe Partia Demokratike, e cila përveç futjes në NATO, u mundësoi shqiptarëve të shëtisin të lirë në Evropë, duke realizuar ëndrrën e tyre shekullore ?.

(Autori është nga Manastiri dhe kontribues i agjencisë së lajmeve INA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi