Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Shaip BEQIRI

Shko poshtë

Poezi nga Shaip BEQIRI  Empty Poezi nga Shaip BEQIRI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 24, 2011 2:19 am

Poezi nga Shaip BEQIRI  166824_182259548474589_100000716346990_477544_376268_n

Poezi nga Shaip BEQIRI


TRIPTIK PËR BIJAT E MIA

NINULLA E GURTË
Bijës sime, Albulenës

Me vajin tënd të parë
Perden e mbramë do të grisësh

Ti do të vish patjetër
Çdo gjë të madhe të prekësh
Me dorën tënde tepër të vogël

Përrallën dëgjoje deri në fund
Pasi të mbyllësh grigjën në vathë

Do të vish patjetër ti
Të korrësh fushën që të mbolli
Pas të pesëqindenjëzetekatërtës verë

Çdo fjale të moçme mos i beso
Para se t`ia tëharrësh barin e keq
Dhe rrënjën në diell t`ia qesësh

Këtë lojë të mrekullueshme
Së shpejti do ta mësosh ngadalë

Se sall toka s`shkelet s`të mban
Pse gdhin e ngryset e rrallë vetëtin
Se kur të përkund nëna s`të tremb ëndrra

Do të vish patjetër ti
Të lidhësh plagën që kullon
Ndërmjet ashtit tim e hapit tënd
Pas të pesëqindenjëzetekatërtës verë

Përrallën asnjëherë mos e harro
Pse rriten thonjtë kur dalin dhëmbët

Ti do të vish patjetër
Të luash symbyllas në jetë
Po asgjë të mos thuash përmendsh

Në këtë lojë pa fund askush s`fiton
Besomë

Prishtinë, 18 Korrik 1981

MURANA

Bijës sime, Rozafës


Më jepet nganjëherë
Rraqet e mia t`i nxjerr
Në pikë të natës
Përjashta

Disa i vërvis shkallareve rrethore
Dhe ndalen tek rrënojat e ndonjë shekulli të harruar
Të tjerat përplasen në fund të ndonjë përroi
Të cilit gurgullima kaherë i është shndërruar në gur

Ndonjërën e vë me kujdes
Rrëzë tempullit të rrëzuar dje
Në sheshin ku ende s`është tretur buçima

Të gjitha ngrysen nën hije statujash
Dhe gdhijnë të mveshura nga bryma

Vetëm njërën e bart me vete
Edhe kur e zhvesh këmishën e lëkurën
Ajo do të gjëllijë në mua edhe pasi të më ndalet fryma

Ndonjëherë më jepet
Të kthehem nën strehën time të parë
Të shoh të mbramin muzg duke rënë
Sipër muranës ku çdo gjë timen kam vënë

Herzogenbuchsee, 26 Maj 1998



PURPURI I KALTËRUAR

Bijës sime, Lurës

U rrëkëllyen njëra pas tjetrës
Të shtatë palat e qiellit të dehur
Duke rrëshqitur grykave të veta
Dhe u ngrydhën t`i mbajnë yjtë
Në prehër të stuhisë së vdekur

Dora e ç’piktori të krisur
Përshkëlliu këto porta muzgu
Me ngjyra të pangjashme

Një selvi e plagosur
Me gjuhë flake në majë
Shkruan emrin tënd
Ndërmjet dy vetëtimave
Që shuhen në njëra tjetrën
Ndër zgavra të zhymta

U ngrys në çdo anë
Po terri kurrë nuk ra

Shkëlqimi hyjnor u derdh
Honit pa fund të qiellit
Ku u ngjitën së sodituri
Vetëm sytë e çakërritur
Pas flatrave të një shpirti
Që hijen la mbi dhe

Ai vjen përsëri gëluaras nëpër kohë
Duke mbledhur purpurin e kaltëruar
Të valles së pakëputur të yjve

Në çastin kur kotet ndonjëri sy
Zgjohet prej fundit të vet
Liqeni i fshehur me shekuj në mua
Dhe bëhet katarakt i hutuar
Brenda të cilit trupëzohesh ti

Mirditë, 7 Kallnor 2005
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi