Fritz Radovani: ''Leninistët nuk dorzohen...!''
Faqja 1 e 1
Fritz Radovani: ''Leninistët nuk dorzohen...!''
“LENINISTËT NUK DORZOHEN..!”
21 Janar 1924 – 21 Janar 2011
Nga Fritz RADOVANI
Ka ende nga “ata” që mendojnë se me 21 Janar 1924 vdiq Lenini, Stalini apo Enveri dhe bashkë me ta edhe komunizmi. Ka nga “ata” që mundohen me na mbushë mendjen se “sistemi ynë” komunist duhet zëvendsue me sistemin demokratik të Europës Perëndimore! Ka edhe nga “ata” që ende nuk e kuptojnë se “ne komunistët” ndryshojmë “qimen por jo vesin”! Ka edhe nga “ata” që kujtojnë se me të vertetë “komunistët konvertohen në demokratë”! Po, ka edhe nga “ata” që edhe pse ne ua kujtojmë thanjen e Ramiz Alisë se “gjak do bëjmë!” krye disa vjetësh...”ata” vazhdojnë me ba sikur po harrojmë! Ne do t’ ua kujtojmë prap me 21 Janar 2011, se ne “parimet nuk i shkelim!”
Jo shumë kohë ma përpara “ne” ua kujtuem po tek ajo godinë e Kryeministrisë, kur “shoku” Edi Rama u “ngujue” në greven e “urisë për pushtet” se “me gjak e kemi pasë fituar dhe me gjak do fitojmë prap!”. “Gabimet” e bame ma parë komunistët këte herë do ti korrigjojnë... Partia komuniste shqiptare as nuk ka ngordhur as nuk do të lejojë që të harrohet data e 21 Janarit 1924, kur kapitalistët kujtuen se me ngordhjen e Leninit do të ngordhin edhe komunizmi! Ai edhe në kjoftë se ka ngordhur në Bashkimin Sovjetik nuk do të ngordhin asnjëherë në “Shqipërinë socialiste” të “flamurtarëve të marksizëm – leninizmit fitimtarë!” të rrethuem në tryezën e “shokve” presidentë “kapitalistokomunistë të Republikës së Shqipërisë”... “Këtu e më tej nuk shkojmë..!”.
Shumë shpejtë i keni pasë harruar thirrjet “tona” tek shkolla e “lartë e bashkuar”...
“Vodhem apo nuk i vodhëm votat, po një mësim u dhamë me 2 Prill 1991..”
Vertetë kanë kalue 20 vjet por “partia ua kujton prap edhe tani!”
“Vodhëm apo nuk vodhëm paratë në firmat piramidale” por “ne i vumë flakën gjithë Shqipërisë...dhe besoj, se shokëve të policisë u kujtohet zjarri i ndezur me trupat e tyre në rrugët e Vlorës!”...Vertetë që kanë kaluar gati 14 vjet “po, partia ua kujton prap!”
“Vodhet ju demokratë votat apo ne... pak rendsi ka” por, ne prap “do bëjmë 2 Prill 1991 si në Shkoder, si në Vlorë 1997 dhe tani në 21 Janar 2011 në Tiranë ...kujtoni ju, se do të harrojmë “ne” terheqjen zvarrë në rrugët e Tiranës të shokut tonë, dhe“bashkshortit” shoqës Nexhmije...që nuk pranon me ngordhur pa larë edhe njëherë Shqipërinë me gjak ashtu si për 46 vjet...e pat larë Enveri ynë me Ramiz Alinë!”
Vertetë se Presidenca, Kuvendi Popullor, Qeveria...të gjithë “njëzëri” kanë shpreh keqardhje dhe kjo u vërejt në fëtyrat e Ilir Metës, Gramoz Ruçit, Sabri Godos, Gjinushit, Kastriot Islamit, Adelina Mazrrekut etj...dhe që në mbledhjet e para “ata” në bashkpunim me Kuvendin Popullor, (dhe nën një kujdes të posaçem të hetuesisë së përgjithshme...Ku kemi “shokët tonë” hetues) do të punojnë ashtu si mbas 2 Prillit, apo vitit 1997, me ua “damshpërblye” ditët e vitët e burgut të gjithë “atyre” që do të arrestohen ose do të mbahen në hetuesi si “organizatorë apo terroristë” që NUK kanë dashtë kurrë që të përmbyset...komunizmi...më falni “gabova” ...”demokracia”!
Edhe Trupat Diplomatikë, Europa e Bashkueme edhe Amerika “është përmalluar” ... por, ”vendit nuk lëvizë asnjeri”. Pyesin nën za: “çka bahet në Shqipni...?” dhe, po nën za... ua japin përgjigjën njeni tjetrit... “Shih foton poshtë...Këta janë Shqiptarët!”...
“Merrni vesh: “Leninistët nuk dorzohen!”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fritz Radovani: TEFA...
» Fritz Radovani: 2 Prill 1991 – 2011
» Fritz Radovani:AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.
» Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës
» Fritz Radovani: Dedë Gjo’ Luli
» Fritz Radovani: 2 Prill 1991 – 2011
» Fritz Radovani:AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.
» Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës
» Fritz Radovani: Dedë Gjo’ Luli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi