Marti: Kam dëshmitarë
Faqja 1 e 1
Marti: Kam dëshmitarë
Marti: Kam dëshmitarë
Në punimet e sotme të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës është vënë për diskutim raporti i raportuesit të posaçëm të
këtij mekanizmi, Dik Marti, për, siç është thënë, “trafikim të paligjshëm
organesh nga një grup i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Duke rikujtuar fillimisht rrethanat që kanë nxitur këtë raport, e që kishin
të bënin me pohimet e ish-kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës,
Karla del Ponte, zoti Marti në paraqitjen e tij tha se “raporti nuk ka të bëjë
fare me statusin politik të Kosovës, nuk ka të bëjë me raportet midis Kosovës
dhe Serbisë dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër popullit kosovar dhe atij
shqiptar”.
Raporti, sipas tij, ka të bëjë me “shkeljet e të drejtave të njeriut”.
“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe
fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera”, ka
thënë zoti Marti, duke vlerësuar se, bazuar në raportimet e mediave dhe
reagimeve të politikanëve, ky rekomandim i tij është injoruar.
“Është e vërtetë se në raportin tim do të mund t’i shmangia emrat, por pastaj
do të bëja një vlerësim të përgjithshëm dhe i gjithë kombi do të mund të fyhej”,
tha zoti Marti, por, sipas tij, e vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti
për popullin kosovar dhe familjet e viktimave “kërkojnë nga ne që gjërave t’u
themi me emër”.
“Këta emra janë emra që janë cituar për shumë vite në dokumentet që janë
hartuar nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, për të mos
përmendur edhe artikujt e gazetave që janë shkruar nga gazetarë shumë të
respektuar”, ka thënë zoti Marti.
Ai ka pohuar se për përmbajtjen e raportit ka dëshmitarë.
“Po, kemi gjetur dëshmitarë, po, ata janë dëshmitarë kredibilë, ata na e kanë
mundësuar të jemi të saktë dhe pikërisht kjo frikëson qarqe të caktuara”, ka
thënë Marti, duke mohuar se këta dëshmitarë kanë ndonjë lidhje me serbët apo me
rusët dhe janë njerëz që e duan vendin e tyre, Kosovën.
Sipas tij, “dëshmitarët janë shumë të frikësuar dhe nuk i besojnë drejtësisë
vendore apo asaj ndërkombëtare dhe në këtë rrafsh, zoti Marti i kushtoi një
vëmendje të posaçme programit për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, çështje
kjo e cila do të diskutohet në punimet e së mërkurës në Asamblenë Parlamentare
të Këshillit të Evropës.
“Rezoluta dhe raporti, që bëjnë thirrje për hetime, janë akte të drejtësisë
dhe respekt për ata burra dhe gra që jetojnë në këtë vend të vogël, i cili
tashmë ka vuajtur kaq shumë”, tha në fund zoti Marti, duke porositur se
drejtësia nuk mund të vihet në vend pa të vërtetën.
Pohimet në këtë raport janë kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare, e
veçanërisht nga kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, emri i të cilit
është përmendur në të, duke e ndërlidhur me akuzat për “trafikim organesh,
kontrabandim armësh dhe narkotikësh”.
Raporti i Martit dhe pasojat negative
Prezantimi i raportit të Dik Martit për Kosovën para Asamblesë Parlamentare
të Këshillit të Evropës nuk do të sjellë asgjë spektakulare, por, megjithatë,
kjo do të përshkohet me bujë dhe konsekuenca negative për imazhin e Kosovës,
vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë.
Afrim Hoti, profesor i së drejtës ndërkombëtare, thotë se raporti i Dik
Martit do të shtrohet për diskutim si një draft-rezolutë e Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai shpreh bindjen se si i tillë do të miratohet, duke u bërë thirrje
autoriteteve përkatëse që të fillojnë hetimet eventuale, thënë kushtimisht, për
të gjeturat e këtij raporti.
“Nuk besoj se do të kemi ndryshime praktike në terren, sepse, fundja, kjo
rezolutë, ashtu sikurse edhe të gjitha aktet tjera të Këshillit të Evropës, nuk
kanë karakter obligativ. Do të thotë, vetëm se denoncojnë ose iniciojnë raste
për hetime. Nuk besoj se do të ketë diçka të re”.
“Nuk ka argument shtesë, i cili nuk është njohur më parë nga hetimet e bëra
nga Tribunali i Hagës dhe administrata e UNMIK-ut. E tëra do të përshkohet me
bujë dhe, normalisht, me konsekuenca negative dhe prishje të imazhit
ndërkombëtar të Kosovës”, thotë Hoti.
Eqrem Zenelaj, gjithashtu ekspert i së drejtës ndërkombëtare, e vlerëson
raportin e Dik Martit dhe prezantimin e e tij para Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës si një skenar dashakeq për Kosovën.
“Duhet theksuar se Këshilli i Evropës është një organ jashtë Bashkimit
Evropian. Është një organizatë e veçantë evropiane e karakterit regjional, në të
cilën janë të përfaqësuara edhe shtetet tjera – ndër to edhe Rusia dhe
Serbia”.
“Prandaj, pikërisht ky është një skenar i përgatitur për Kosovën, me qëllim
që t’i pengojë njohjet tjera dhe me qëllim që të njollosë politikën kadrovike
udhëheqëse të shtetit të Kosovës”, thotë Zenelaj.
Por, të dy këta ekspertë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova
duhet dhe mund të ndërmarrë hapa, me të cilët do të relativizonte efektin dhe
ndikimin eventual negativ të raportit të Dik Martit.
Hoti thotë se Kosova nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap, në kuptimin formal,
për pengimin ose riparimin e tekstit të draft-rezolutës.
“Kosova mund ta përmirësojë imazhin nëse do të bëjë hapa shumë pozitivë,
vetëm për aq kohë sa është tërësisht e hapur dhe është kooperative, ndërton
institucione demokratike, i respekton të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë”,
vlerëson Hoti.
Ndërkaq, Zenelaj bën thirrje për përgjigje institucionale.
“Duhet sa më parë të bëhet konsolidimi i qeverisë dhe i institucioneve tjera
shtetërore. Duhet sa më parë të bëhet një koalicion qeveritar. Gjithashtu, duhet
sa më parë të punojmë më shumë, për t’i kryer punët e brendshme – në radhë të
parë, rreth atyre që i quajmë ‘kriteret e Kopenhagës’, për t’i plotësuar
kriteret ekonomike, politike dhe juridike”, thotë Zenelaj.
Ai gjithashtu shton se raporti i Dik Martit do të ndikojë edhe në çështjen e
bisedimeve eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fakt, i tërë ky skenar, i cili është përgatitur nga qendrat e caktuara
serbo-sllave, por edhe raporti i Dik Martit, kanë të bëjnë, ndër të tjera, me
atë që të bëhet një presion në shtetin e Kosovës”.
“Në fakt, Serbia po tenton, përmes aleatëve të saj, të bëjë një presion dhe
ta komprometojë politikën udhëheqëse (të Kosovës), t’i destabilizojë trojet
shqiptare në Ballkan dhe pala e Kosovës të jetë e dobët në këto bisedime”,
vlerëson zoti Zenelaj.
Ndërsa, Hoti thotë se raporti i Dik Martit tashmë i ka vënë autoritetet
kosovare në pozitë të disfavorshme. Prandaj, sipas tij, autoritetet kosovare nuk
do të duhej të nisnin dialogun me Serbinë menjëherë pas debatimit të raportit të
Dik Martit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Mendoj se do të duhej të kalonte një kohë, që të konsolidohej autoriteti
shtetëror i Kosovës, pas formimit të institucioneve tona, krejtësisht të reja,
të dala nga vota e lirë e popullit, që të uleshim në bisedime me Serbinë. Ulja e
shpejtë (në bisedime), normalisht se do ta vënte palën kosovare nën një presion
të hatashëm”, konkludon Hoti.
“RFE”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi