21 janari të kujtohet si një ëndërr e keqe, por që të mos përsëritet kurrë më.
Faqja 1 e 1

Nga Elida Buçpapaj
Politika shqiptare të mbrojë institucionet legjitime dhe të pastrohet nga flakëvënësit e shtetit
Titulli i shkrimit është një imperativ i shprehur në mënyrën urdhërore që do të thotë se në këtë pikë nuk tolerohet më.
Ka njëzet vjet që politika shqiptare përfaqësohet nga njerëz pa integritet, me Dosje si ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit apo si eksponentë të inkriminuar të diktaturës siç është Gramoz Ruçi ish Ministri i Brendshëm i regjimit diktatorial në kohën e masakrës së Shkodrës.
Në politikën shqiptare, si në asnjë vend ish-komunist të Europës Lindore, kanë poste të larta dhe kanë 20 vjet që bëjnë karrierë persona të inkriminuar në kohën e diktaturës, të cilët kanë vënë firmën për të çuar në burg dhe në litar njerëz të pafajshëm.
Në politikën shqiptare ka njëzet vjet që persona me Dosje herë kalojnë djathtas e herë majtas, herë dalin si shpëtimtarë të situatave e herë si zjarrvënës të institucioneve, ndërsa mbahen larg dhe luftohen njerëzit me integritet dhe me faqe të pastër.
Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk rresht së pushuari retorikën, me shkëmbime akuzash, të cilat asnjëherë nuk u kthyen në akuza për hetim, por vetëm për konsum spektaklesh dhe show në sallën e Parlamentit shqiptar.
Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për t’u distancuar në mënyrë kushtetuese nga e shkuara diktatoriale dhe nga krimet e kohës së diktaturës, ku PS që në fakt është pasuesja e partisë së punës vazhdon të ketë si gazetë partiake Zërin e Popullit themeluar prej diktatorit Hoxha.
Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për të votuar Ligjin e Lustrimit, i cili do t’i largonte nga skena politika një pjesë të atyre që i vunë flakën Shqipërisë më 1997 dhe i vunë flakën Tiranës më 21 janar 2011.
Sulmi i 21 janarit i paralajmëruar
Se do të kishim një 21 janar që nuk do të na e merrte mendja kurrë, por që na e panë sytë, kemi marrë paralajmërime të qarta nga Ed Rama dhe grupi i eksponentëve rreth tij me në krye Gramoz Ruçin, Spartak Ngjelën, Skënder Gjinushin, Preç Zogajn e me radhë.
Së pari, u vu re ndryshimi i termit « protestë » me « demonstratë », pastaj veshët na dëgjuan nga emrat e përmendur më sipër thirrje për luftë, për gjak duke bërë krahasime me diçka të ngjashme si në Tunizi. Së dyti, Ed Rama vuri në dukje se nuk mund të kishte nën kontroll „vullnetin e popullit“.
Shenjat për 21 Janarin ishin aq të qarta sa kishin marrë informacione edhe Ambasadat Perëndimore, prej të cilave vetëm Ambasada e SHBA bëri thirrje për qetësi dhe një protestë normale.
Demonstrata e 21 janarit e Ed Ramës me persona pa legjitimitet
Ed Rama është lideri i PS, i cili do të duhej që demonstratës së 21 janarit t’ia vinte vulën e partisë që drejton.
Në fakt, ata që i vunë zjarrin Tiranës më 21 janar nuk mund të thuhet se përfaqësojnë PS, veç mund të thuhet se përfaqësojnë krahun e saj të armatosur siç është rasti i Gramoz Ruçit dhe të dy deri tre deputetëve të PS-së.
Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek disa parti të vogla, të cilat ai i kishte përjashtuar kur formuloi kodin zgjedhor në unison të plotë me PD.
Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek emra që nuk kanë legjitimitet, pasi asnjëri prej tyre, duke nisur prej Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt e me radhë nuk kanë mandat të deputetit nga populli i Shqipërisë, prandaj pretendimi i Ed Ramës se revolucioni i 21 janarit ishte popullor është vetëm demagogji, pasi revolucioni i 21 janarit ishte një puç antikushtetues kundër shtetit.
Ed Rama në revolucionin e 21 Janarit nuk gjeti mbështetje nga PS e Shqipërisë, e cila u pa qartë se ishte e distancuar nga metodat e flakëvënies së institucioneve të shtetit. Ed Rama ishte i rrethuar me persona të njohur për përfshirjen e tyre në ngjarjet e 1997-tës, ndaj se cilës edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim.
PS duhet të distancohet nga Ed Rama, Gramoz Ruçi dhe emra të përlyer
Megjithëse PS nuk u pa në demonstratën më famëkeqe të ekzekutuar në Shqipëri pas 1997-tës, ajo duhet të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj vandalizmave, gueriljes dhe terrorit që u organizua nga emra të përveçëm të cilët e konsumuan demonstratën në emrin e PS. Deri tani kemi deklaratën e Kastriot Islamit, Andis Harasanit. Janë një hap shumë i mirë, por nuk mjafton.
Ka ardhur koha që PS të distancohet nga Gramoz Ruçi dhe nga të gjithë ata që Parlamentin e Shqipërisë duan ta zëvendësojnë me luftë guerilje kundër shtetit.
Ka ardhur koha që PS të distancohet nga pretendimi i Ed Ramës, se zgjedhjet e 2009 janë arsye për të rrëzuar shtetin, pasi zgjedhjet e 2009, me gjithë parregullsitë, ishin më të mirat në këta 20 vjet tranzicion, të certifikuara në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk duhet të vihen në diskutim, pasi po të vihen në dilemë do të krijojnë një precedent i cili do të anulojë dhe nuk do të njohë çdo proces zgjedhor.
21 janari u ekzekutua në prag të takimit të Këshillit të Europës
Sa herë që pritet diçka me rëndësi për Kosovën, në Tiranë ndodh diçka e papërgjegjshme. Kjo do të thotë se shërbimet sekrete antishqiptare kanë gjetur fushë veprimi në Shqipëri dhe sa herë që u nevojitet orkestrojnë veprime me çmim shumë të rëndë për vetë shqiptarët. Ose personat e përfshirë në grushtin e shtetit të 21 janarit janë pjesë e këtij orkestrimi.
Si vij në këtë përfundim? Në këtë përfundim do të vinte çdo njeri i fushës apo çdo analist apo gazetar.
Së pari, përse u vendos që demonstrata do të mbahej më 21 janar dhe jo më 28 janar për shembull, pasi të kishte mbaruar veprimtaria e përbashkët e PD e PS në Këshillin e Europës?
Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë jashtë loje
Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej ta kishte parandaluar 21 janarin. Përderisa kishin marrë njoftime se çfarë do të ndodhte më 21 janar Ambasadat e huaja, Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej që të kishte qenë institucioni i parë që të ishte njoftuar për planet e Ed Ramës, Gramoz Ruçit, Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt, Tom Doshit, Paulin Stërkajt. Këta janë emrat.
Dhe jo vetëm që do të duhej të kishte marrë informacione përpara se t’i vihej flaka Tiranës, por do të duhej që ta kishte neutralizuar të gjithë atë që ndodhi, diçka që nuk u bë. E çfarë funksioni ka Shërbimi Inteligjent shqiptar nëse nuk arrin të neutralizojë një grusht shteti të paralajmëruar shumë qartë, dhe në mënyrë eksplicite nga një grusht eksponentësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë ilegjitimë, pasi nuk kanë mandat popullor.
Në këtë kontekst shërbimi inteligjent i Shqipërisë ishte jashtë loje dhe nuk u vu në shërbim të mbrojtjes të institucioneve shtetërore dhe të jetës të qytetarëve.
Presidenti i Republikës do të duhej të kishte dalë që në orën 14:00 në shesh
Nuk kam lavdërime as për Presidentin e Republikës, si institucioni që përfaqëson unitetin e popullit. Dalja e tij vetëm pas dy orësh, kur gjithçka pothuaj kishte marrë fund, kur Bamir Topi selia e të cilit ndodhet vetëm dy hapa nga selia e kryeministrisë, do të duhej të kishte dalë urgjentisht dhe menjëherë, në këmbë për t’i bërë thirrje qytetarëve dhe për t’i bërë thirrje Ed Ramës që të evitohej ajo tragjedi njerëzore dhe ajo dramë kombëtare, e cila i ktheu të gjithë shqiptarët vite prapa.
Detyra e opozitës: Mbarëvajtja e institucioneve jo anulimi i zgjedhjeve
Opozita është balanca e pluralizmit, njëra anë e monedhës, ku tjetra është mazhoranca, ka një rol të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e institucioneve, ka legjitimitet të plotë për mbrojtjen e kushtetutës, por nuk ka mandat të rrëzojë me protesta votën e lirë, vendosur nga zgjedhjet parlamentare të 2009, të cilat e kanë futur në qorrsokak opozitën, sepse në vend që të ushtrojë obligime kushtetuese është kthyer në vegël të interesave të ngushta të Ed Ramës dhe të një grushti njerëzish pa mandat deputeti.
Detyra e opozitës është të jetë pjesë e anës tjetër të medaljes, e cila si e tërë përfaqëson zërin e sovranit, me destinacion jo për të vepruar e vetme, por për të bashkëvepruar, për një bashkëveprim koherent dhe qëndrime bipartizane dhe assesi për të mbajtur qëndrime antagoniste dhe antagonizëm, çka është vetëm reminishencë e së shkuarës diktatoriale.
Detyra e mazhorancës
Mazhorancës së Shqipërisë i takojnë plot lavdërime, siç janë anëtarësimi në NATO, vizita e presidentit Bush, Rruga e Kombit dhe liberalizmi i vizave, çka përbënte një ëndërr për shqiptarët.
Mazhoranca duhet të reduktojë retorikën në parlamentin e Shqipërisë dhe të hyjë në bashkëpunim dhe bashkërendim të menjëhershëm me opozitën në Parlament në mbrojte të interesave kombëtare.
Detyra e mazhorancës është të lërë mënjanë retorikën dhe në rezonancë të plotë me opozitën të përgatisë një agjendë parlamentare, ku të përfshihet mbarëvajtja e zgjedhjeve të 8 Majit, dhe në plotësimin e reformave për marrjen e kandidimit në BE.
Mazhoranca e opozita bashkë për mbrojtjen e shtetit dhe stabilitetit
Pas ngjarjeve dramatike të 21 janarit 2011, ku u pa qartë se u rrezikuan institucionet e shtetit shqiptar, ku u rrezikua jeta e qytetarëve, ku u vunë në rrezik institucionet dhe arritjet e shqiptarëve dhe Shqipërisë, qofshin të majtë apo të djathtë, detyrë imediate e pozitës dhe opozitës është të përgatisin ligjin e lustrimit, si një qëndrim i përbashkët, i cili do të përjashtonte nga politika pjesën më të madhe të atyre që organizuan 21 janarin 2011, si dhe të gjithë ata politikanë që janë pa integritet.
Sentimentalizmi ndaj emrave me hipoteka e komprometon klasën politike. Shqipëria dhe shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike, nuk mund të mbeten peng i personave me hije, të cilët na dalin përpara sysh sa herë që rrezikohet shteti shqiptar.
Pozita dhe opozita, në unison të plotë, pas 1997 dhe pas 21 janarit 2011 duhet të vihen në mbrojtje të institucioneve të shtetit, të stabilitetit dhe në mbrojtje të qytetarëve, që 21 Janari të kujtohet si një ëndërr e keqe, por që të mos përsëritet ‘never more’, kurrë më.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një klasë politike të denjë
Populli shqiptar, pavarësisht bindjeve politike nuk kanë merituar as `97 dhe as 21 janarin 2011. Populli shqiptar ai që jeton në Shqipëri dhe gjysma tjetër që jeton në emigracion, ai që jeton në Kosovë dhe ai që jeton në Maqedoni, ai që jeton në Malin e Zi dhe ai që jeton në Luginën e Preshevës meritojnë një klasë politike të përgjegjshme të shtetit amë, ku në politikë duhet të jenë personat me integritet dhe figurat më të pastra dhe të ndershme, pa njolla, pa hipoteka, pa skelet nëpër sirtarë e dollapë. Shqipëria si shtet amë për të paktën 10 milionë shqiptarë në rajon duhet të reflektojë një lidërship konform normave dhe parimeve të demokracisë dhe assesi figura të djegura që janë gati të djegin shtetin.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi