Albert P. Nikolla: Rexhep Qoses me shokë; Primum non nocere..!
Faqja 1 e 1

Rexhep Qoses me shokë: primum non nocere!
Albert P. Nikolla. 25 janar. 2011
Është e natyrshme që në momente dramatike të një kombi, të jenë mëndjet e kthjellta intelektuale që tamam si pishtarë në një errësisë të ndriçojnë mendjet e turbullta të njerëzve që të evitohet çdo trazirë e panevojshme për fatet e atij vëndi. Shëmbujt në botë janë aq të shumtë sa mjafton të përmend disa syresh. Vaclav Havel në kontekstin europian, intelektual autentik i impenjuar në politikë në momente kyçe të historisë së vendit të tij; Chinua Acebe, intelektual i madh i Nigerisë i impenjuar sidomos në trazirat e luftës civile në vendin e tij; Leopold Senghor, poet i madh afrikan dhe i pari afrikan anëtari i Akademisë Francese, i njohur si “President poet” i Senegalit; G. B. Markez e mjaft intelektuale të tjerë të mëdhenj të Amerikës Latine të shquar për impenjimet politike në historinë e trazuar politike të atij kontinenti. Lista do të ishte pa fund.
Por kësaj liste, nuk mund ti shtohen shollohovët e vegjël të disa rregjimeve ish-komuniste që, nën petkun e intelektualit, në vënd që të japin kontributin e tyre në qetësimin e mendjeve dhe shpirtrave të njerëzve, nxisin konflikt pambarim. Do të analizoj në këtë kontekst qëndrimet e Z. Rexhep Qosja dhe disa ish-komunistëve të tjerë të së njëjtës linjë.
Nuk është hera e parë që z. Qosja shkruan me nota delegjitimuese ndaj institucioneve. Këtë herë Z. Qosja “kap mat” vetveten në një lojë tragjike fjalësh. Në fakt në titullin e një shkrimi të datës 25 janar në Gazetën Shqiptare thuhet: “Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin” (GSH, 25 janar. 2011,f,10) duke aluduar direkt për Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetaren e Parlamentit, ndërkohë që pak më poshtë në fillim të artikullit shkruan: “Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paraprijnë vrasjet shtetërore me fjalë” (po aty, f.10). Lind natyrshëm pyetja: vrasjen e kujt do të paralajmërojë Qosja me titullin e këtij shkrimi? Kjo kulturë e tij e dhunshme i ka rrënjët e veta në modelin komunist titist dhe në gjithë limfën kulturore prej nga është ushqyer ky personazh. Lidhjen midis një intelektuali komunist dhe dhunës e ka shprehur mjaft bukur Majakovskij me shprehjen “Artistët dhe shkrimtarët e sotëm duhet të jenë realisht si një pushkë” ( Heller.M. Cogs in the Wheel. The formation of Soviet Man. pag.210). Pra çdo mjet i kulturës, për një mendësi të tillë, duhet domosdoshmërisht të jetë në shërbim të dhunës. Të njëjtën gjë bën Qosja: fjalët e tij janë pa kuptim nëse nuk i shërbejnë dhunës. Z. Qosja është një intelektual tipik i modelit të njëriut të ri komunist, të përshkruar mjaft bukur nga shkrimtari kosovar Anton Pashku në romain e tij “Oh”.
Intelektuali i madh italian N. Bobbio thotë se inteletuali përkufizohet qartë jo nga ajo që ka akumuluar, por kryesisht nga përdorimi i bagazhit të tij. Një kusht thelbësor për një zë intelektual që të japë kontribut pozitiv në çështjet themelore të një kombi është aftësia analizuese e thellë jashtë skemave mediatike (në fakt edhe vetë fjala e thotë: lat- intus leggere: të lexosh brënda realitetit) dhe sidomos, kushti tjetër, të jetë asnjanës në gjykime. Asnjë nga këto kushte nuk i përmbush Z. Qosja. Duket qartë mllefi dhe anësia e tij në gjykimet fëmijërorë që jep për shtetin. Do të ishte mirë që në vend që ta konsideronte shtetin si diçka “që nuk shenjtërohet, si “servis”, të lexonte “Njeriu dhe shteti” të Jacques Maritain, se ndoshta i çrrënjoset modeli titist nga mendja e tij mikrosholohoviane. Mbi faktin se sa kuptim të qartë ka Z. Qosja për shtetin dhe çfarë shpërblimi meriton impenjimi e tij politik, përgjigjen na e kanë dhënë votuesit kosovarë duke i dhënë 0.7 % të votave.
[b] Por, gjithë kjo fushatë delegjitimuese e Z. Qosja që kulmon në artikullin e sipërpërmendur nuk është e rastësishme por ka një vijimësi në kohë dhe koordimin me shokët e tij të iedaleve. Le të shikojmë.
Në një intervistë të tij të datës 02 tetor 2009, Z. Qosja justifikon edhe vitin e mbrapshtë 1997 si një kryengritje krejt legjitime dhe të drejtë: “Në vitin 1997 populli shqiptar u ngrit kundër regjimit autokratik, në të vërtetë despotik, të Sali Berishës dhe të sejmenëve të tij.... Në vitin 1997 populli shqiptar në të vërtetë bëri revolucion demokratik dhe u çlirua prej këtij regjimi” (Qosja R. GSH. 2 tetor. 2009). “Akademiku i madh” Qosja gëzohet vetëm kur ka dhunë dhe viti 1997 e gëzon pa masë atë dhe, për të, ai vit shndërrohet në model që duhet ndjekur përsëri. Duke vazhduar në fushatën e tij delegjituìimuese, Z. Qosja, në një tjetër artikull të datës 06 janar 2010 paralajmëron atë që ndodhi në demonstratën e 21 janarit. Duket e pabesueshme por është e vërtetë: “Në disa raste, si në vitin 1997 dhe në vitin kur Sali Berisha me gardën e tij pretoriane e pushtoi Televizionin shqiptar, ky konflikt i pandërprerë u shndërrua në krizë, në të vërtetë u ashpërsua aq shumë saqë u bë krizë e thellë në vitin 1997, u bë krizë me shumë pasoja tragjike. Në qoftë se konfliktit të tanishëm nuk i gjendet më shpejt zgjidhja është e pritshme kriza, pasojat e së cilës tani për tani nuk mund të parashihen, së paku unë nuk mund t’i parashoh”. (Qosja R. GSH. 10 janar 2010). Ja pra si i paraprihet në mënyrë kulturore veprimeve të dhunshme dhe pse unë e titulloj këtë shkrim me termat “kulture kriminale”.
Një tjetër shok me rëndësi të veçantë në këtë kornizë delegjitimuese kundër institucioneve është edhe profesori komunist Servet Pëllumbi. Ky i fundit, në vazhdën e fushatës delegjitimuese është më “shkencori” nga pikpamja ideologjike. Në gazetën Shekulli të datës 11 janar 2011, ky ideolog i Partisë së Punës, shkruan një artikull anatemues kundër kryeministrit: “e keqja më e madhe e këtij vendi është përqëndruar tek kryeministri ynë që po shkatërron demokracinë në Shqipëri”. Kaq i madh është trishtimi i autorit saqë kryeministri shikohet si armiku i jashtëm (pra përfaqësuesi i pozitës) dhe armiku u brëndshëm (në mënyrë të çuditshme është fajtor edhe për mosfunksionimin e opozitës!!!). Kryemninistri është armiku i kudondodhur. (Sic! Partia na mëson të jemi vigjilentë!) Analogjia e këtij shkrimi me shkrimet e epokës komuniste dhe post-komuniste të ideologut Pëllumbi është impresionuese.
Lind pyetja: e a njeh Z. Pëllumbi Shqipërinë si shtet, qeverinë e saj e për rrjedhojë edhe kryeministrin e saj? Njohja e autoritetit është kusht “sine qua non” i funksionimit të një pushteti. Lind pyetja tjetër: sa i besueshëm është ideologu Pëllumbi në anatemimin e tij për të delegjitimuar institucionin e kryeministrit? A nuk ishtë po ai ideolog që për një pushtet kriminal si ai E. Hoxhës dhe R. Alisë, kërkoi me çdo kusht legjitimimin moral të atij pushteti? Mjafton tu hedhim një sy artikujve të tij në revistën “Rruga e Partisë” e të shikojmë servilizmin e tij që ndjell krupë në tentativën për të mbështetur rregjimin me çdo kusht.
Mendoj se ndërtimi autentik i demokracisë në Shqipëri, ashtu si në çdo vend autentik demokratik, duhet të fillojë nga njohja e përgjegjshme e autoritetit dhe kritika ndaj tij me mjete demokratike dhe me dashamirësi politike e sociale për të mirën e vendit dhe jo me delegjitimitet e diabolizim të institucioneve pasi, në fund të fundit, institucionet janë të të gjithëve shtetasve.
Duhet, pra ti japim fund kësaj kulture delegjitimuese me nuanca kriminale që vetëm përkeqëson situatën dhe dëmton në mënyrë përfundimtare edhe reputacionin e atyrë që e nxisin e mbështesin atë. Koha për konvertim kulturor nuk mbaron kurrë, mjafton të kesh vullnetin e mirë. Këshilla e fundit miqësore për Z. Qosja me shokë është shprehja latine: “Primum non nuocere”: nëse nuk je në gjëndje të bësh mirë, të paktën mos bëj keq.
Shqipëria në NATO
Etika intelektuale, a ekziston fare ajo?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi