Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tufë poetike nga Besnik Ceci

Shko poshtë

Tufë poetike nga Besnik Ceci Empty Tufë poetike nga Besnik Ceci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 6:35 pm

Tufë poetike nga Besnik Ceci 161422_100000547122997_4225080_n


Tufë poetike nga Besnik Ceci


Perendia,...Perendia!(ZOTI)


Perendia,...Perendia,
Zemermadhe eshte me ne,
Ndaj ta duam e t'a cmojme,
Cdo shqiptar permbi dhe!

Perendia,...Perendia,
Ne na dha shume miresi:
"Na dha bese e dashuri,
Bujari e trimeri.".


Perendia,...Perendia,
Shqiperine cdo dite bekon.
Mjer' ai,shqiptar i socem,
Qe kete s'e vlereson!

Perendia,...Perendia,
Te bashkuar do te tere,
Shqipetar me shqipetar,
Shqiperine per t'a bere.

Perendia,...Perendia,
Ne na keshillon per dite:
"Mos shikoni ju partite,
Por ndertoni miresite!".

Perendia,...Perendia,
Na meson me urtesi:
"Beni Nenen Shqiperi,
Me miresi,plot begati!".

V.O.-Gjendja politike e ekonomike,ne tere trevat e Shqiperise,po keqesohet perhere e me teper,per arsye te politikes antikombetare te politikaneve tane.Per momentin,duhet te mendojme per Shqiperine,te ruajme gjakftohtesine,me urtesi e durim te mendojme dhe te hedhim syte drejt te ardhmes,larg dasive Veri-Jug,besimet fetare e bindjeve partiake,Tufë poetike nga Besnik Ceci 68485_161781730516730_100000547122997_427282_1880415_a
Memedheu


Mblidhuni,bijte imi,jam une Nena Shqiperi (Poemth)

Ka kohe,vite,shume shekuj,
Hena ka mbetur,me keq se une, e ve,
Nje cerekshe apo pesembedhjeteshe,
S'e mbaj mend,pleqeria s'me le.
Ah!Pleviti im,plevit shume i vjeter!
Plevit shekullor, apo me teper
E paralizuar jam,prej shume kohesh,
Dhe dhimbjet i kam lume.
E vetmja Zonje ne Evrope,
Ndjehem e vdekur,si ne senatorium.

Rrita breza te tere,kaq shume shekuj,
Sic pu ju rris dhe ju,bijte e mi.
A thua ,Nena, jua ka me hile?!
A thua jam kaq Nene e keqe?!
Tere jeten mbajta kyc,gojen e shkrete,
Tere jeten i mbajta ne shpirt per vete,
Dhe pse,disa nga ju me bete njerke.
Nuk qahet Nena per bijte e saj,
Qan per oda qe mbaten pa djepe.
Kush do i gezoj pasurite e saj?!

Nje jete te tere,me gjak neper dhembe,
Nderin e Nenes e mbaja lart.
S'ju qava kurre,ndonje Zonje n'Evrope,
E pse zemra me digjej ,zjarr e flake,
Kur bijte e mi teper fisnik,
M'i merrte dheu, apo kjo bote.
Ndaj me vjen keq,qe ca bij te mi,
N'kurriz tim,xhepat mbushin plot.
Harram ua bej gjirin tim te ngrohte,
Te lutem,me fal,me fal ti o Zot!

Bijte i mi te mire,teper te munduar,
Kthehuni per Kombin,kthehuni per mua!
Boll ju shtrydhi Bota, bash si lemoni,
Kthehuni,se po vdes,nese shume me doni!
Nena juaj jam,ju therres me mall!
Kthehuni,se bota,nga ju ka interes,
Para pendimit e peng mos ju mbes,
Ndryshe Bota ka me ju qesh,
Ndryshe bota ka me ju ta
ll!


Jam biri yt ,me shpirt
kosovari!


Nene Kosove,mos je ne hall
Nga kjo zhurme,neper bote?!
Ket' zambak te Pavaresise,
Kush guxon ,t'a preki sot?!

Le t'a prekin po ua mbajti!
E ne prape,do ja bejme fora,
Se lahuten e plot dyfekun,
Nuk l'shojme kurre nga dora.

Po te preken nje fije floku,
T'a marre vesh e ter' bota,
Jemi gjalle ne bijte e tu,
Zjarr do marre ter' Evropa!

Ti s'na ke vetm ne,
Bijte e tu,djem e cika,
Ke dhe dy miq te fuqishem,
Jane Anglia e Amerika.

Nene Kosove ,ti ece perpara,
Mos shiko zagar't nga mbrapa,
Kur na shohin te bashkuar,
I merr frika,i merr data.

Nene Kosove,qendro krenare!
Historine me gjak e shkruam,
Qindra vjet,brez pas brezi,
Nderin tend e lartesuam.

Nene Kosove, jam biri yt,
Dhe kam shpirt kosovari.
Gjakun tim s'e tradhetoj,
Se kam gjak shqipetari.


Endrra e madhe

Ajo kohe,koh' e mallkuar,
Ish vertete nje sketerre!
Tete vjec,femije une isha,
I tromaksur ne nje ferre.

U perskuq e gjithe toka,
Shi prej loti e prej gjaku.
Canin barqe bajonetat,
Pa meshire vriste kodaku.(")

Duke ecur neper male,
Per tek Nena Shqiperi,
Tere rruges po mendoja:
-A do shuhet me ky Zi?

I pangrene e i tmerruar,
Qe nga dhembja s'po e ndaja,
Rraskapitur e sfilitur,
Po kendoja a po qaja:

"Cameri,o Nena Ime,
Po te shkon jeta ne zi.
Mijra pleq,femije e gra,
Na i vrau,greku i zi!"

Dhe me shpresa thelle ne shpirt,
Vitet shkova ne Shqiperi.
Endrra e madhe me mban gjalle:
"Kur do kthehem ne Cameri?!".


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi