Tiranë: Lajçak kërkon të ndalet përdorimi i dhunës

I dërguari i BE për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Miroslav Lajçak ka deklaruar në një konferencë për shtyp, pas takimit me liderët kryesorë politikë në vend, se duhet të ndalojë përdorimi i mëtejshëm i dhunës në vend dhe kërkoi një ulje të tensionit mes palëve.
Ai bëri të ditura një sërë pikash që politikanët në vend duhet t’i marrin në konsideratë, nëse duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ai theksoi se në këto ditë të vështira, BE i qëndron pranë Shqipërisë dhe është e gatshme për të ndihmuar vendin.
“Ashton më kërkoi të vija këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë popullit shqiptar se BE është me ju, duam që Shqipëria të ketë një realitet të qartë evropian. Si fillim duhet të shikojmë një fund të dhunës, një ulje të përshkallëzimit të tensionit. Nuk është mënyra evropiane e të zgjidhurit të çështjeve politike si ajo që pamë ditën e premte”, tha Lajçak.
“Kam takuar liderët kryesorë në vend për të shprehur shqetësimin e fortë për situatën e tanishme në të cilën është Shqipëria. Theksova nevojën për të restauruar qetësinë dhe respektin e plotë për rregullin dhe shtetin e së drejtës. I kujtova përfaqësuesve tuaj politikë për përgjegjësitë që duhet të mbajnë në plotësimin e gjërave të mëposhtme: Parandalimin e çdo dhune dhe gjakderdhjeje të mëtejshme; Funksionimin e institucioneve shtetërore dhe respektimin e tyre; Askush nuk është mbi institucionet shtetërore; Nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësive që shkaktuan vdekjet; Shmangien e çdo veprimi që do të çonte në zgjerimin e mëtejshëm të hendekut, që ndan aktualisht skenën politike dhe shoqërinë dhe që do të rriste më tej nivelin e konfrontimeve; Së fundi, kthimin e Shqipërisë drejt rrugës evropiane”, deklaroi Lajçak.
“Këto çështje mund të arrihen vetëm nëse të dyja palët luajë rolin e tyre. E bëra të qartë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë varet nëse bëjnë atë që u kërkojmë ne dhe e bëjnë tani”, theksoi Lajçak.
“BE është bashkë me ju, e gatshme për ta ndihmuar vendin tuaj. Jemi të gatshëm të kthehemi në Shqipëri në çdo moment. Si Ashton dhe Fule janë të gatshëm të vijnë sërish, por është e rëndësishme që politikanët të bëjnë lëvizjen e parë të duhur në drejtimin e duhur. Ata e dinë saktësisht se çfarë duhet bërë”,përfundoi Lajçak.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi