Halit Bogaj: Hashim Thaçi për Rugovën
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Hashim Thaçi për Rugovën
HASHIM THAÇI PËR RUGOVËN
Nga Halit Bogaj
Se kush ishte presidenti Rugova, më në fund e pa, apo e kishte pare qysh moti por kishte heshtur deri në momentin e duhur, edhe Kryeminsitri Hashim Thaçi, I cili organizoi Akademi përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova.Kjo ishte një befasi e madhe për të gjithë ne por edhe një ngjarje e papritur por shumë e domosdoshme e cila do të ndikojë pozitivisht në bashkimin e faktorit shqiptar , të cilët duke vepruar si fëmijët, për fat të keq janë bërë’’ pike e pesë’’. Janë bërë që të mos na marrë malli as të flasim për ta të cilët më së paku e paskan dashur shtetin në relacion me pushtetin e këndshëm dhe kolltuqet të cilat u janë ngjitur prapa dhe nuk I lënë të lëvizin asnjë hap!.Me fjalë të tjera,janë bërë ‘’Si të çartur’’për pushtet duke qenë në gjendje që të përlajnë gjithçka që gjejnë përpara.Inatet e tyre tradicionale nuk mund të pushojnë në asnjë rast.Secili prej tyre e konsideron veten më meritor se tjetri, duke mos u shkuar fare mendja se dikush tjetër ishte shumë më rrotel se ata I cili na I krijoi të gjitha ato miqësi nëpër botë.Ata të mjerë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë vetëm pas vdekjes së atij, të cilin edhe Hashim Thaçi do ta quajë ‘’Personaliteti më I madh shqiptar I shekullit të shkuar’’dhe’’Se e kishte nderin që kishte punuar me të’’.Mbase dikush do të thotë se vonë I ka rënë në mend Thaçit që të bindet dhe ta vlerësojë si duhet personalitetin e Presidentit tone historik, por vjen në shprehje ajo thënia’’Më mirë vonë se kurrë’’.Kështu si Thaçi pati vepruar edhe kolosi Ismail Kadare I cili/duke u bazuar në mendimet e dikujt tjetër/kishte thënë në një rast se’’Rugova nuk dinte të bënte asgjë tjetër, përveç të buzëqeshte’’gjë që pas kritikave miqësore që do t’i jenë bërë atij apo mbase edhepse është mbushur mend edhe vetë, prapseseparë e pati pranuar duke u shprehur tejet pozitivisht për presidentin tonë ,duke u shprehur për vetëveten ’’Se edhe ai mund të gabonte’’,çka, për fat të keq, nuk ndodhi as sot e atë ditë me Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen/natyrisht nga inati I sëmurë që kishin për të/duke mbetur tragjikisht si dy qyqe të vetmuara intelektuale në raport me botën tjetër shqiptare që e adhuroi aq tepër Dr.Rugovën.
Pra fjalët e Hashim Thaçit ishin një ogur I bardhë, një sihariç I madh dhe një tentative e re e kryeministrit për ta bashkuar faktorin e defaktorizuar kosovar I cili është bërë sikur të ishin shkie mes vetes dhe përpiqen t’ia nxjerrin sytë njëri tjetrit!!!.Nga kjo del se edhe nëse nuk e ka çmuar shumë në fillim presidentin Rugova, ai këtë po e bën tani këtë dhe sipas mendimit tonë dhe të gjithë shqiptarëve, ai po vepron drejt dhe në kohë shumë të duhur, ngase Kosovës tani vërtet është duke iu dashur një emër I madh, një lider dhe një pris që do ta shpiente këtë vend atje ku dëshironte Rugova dhe ku e kemi vendin.Tashçi po e bën këtë në një kohë kur të gjithë ne po e ndiejmë më së tepërmi mungesën e presidentit tone historik, në mesin e të cilëve gjendet edhe vetë kryeministri I cili sërish I fitoi zgjedhjet e fundit. Me përgatitjen e Akademisë kushtuar Rugovës nga ana e Thaçit, del në dritë edhe mundësia e krijimit më të lehtë të koalicioneve të cilat duhet të flasin gjithsesi në një gjuhë dhe ta rrahin të njejtin tel,në mënyrë që të mos I shkaktojnë dëm të mëtejm këtij vendi, aq më tepër kur po dihet se në qeverinë e ardhshme të Kosovës nuk do të ketë njerëz me duar të ndyera.
Kryeministri Hashim Thaçi bënë homazhe para varrit të presidentit Ibrahim Rugova
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule mbi varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në Lagjen Velania të Prishtinës.
“Jemi sot këtu për të bërë nderime shtetërore për presidentin Ibrahim Rugova, me të cilin kam pasur kënaqësinë të punoj një kohë të gjatë dhe të rëndësishme në procesin e vendimmarrjeve me gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe ndërtimin e rendit demokratik në Kosovë, pra në procesin e vendimmarrjes me ndërkombëtarët, qoftë në Rambuje, pastaj edhe pas Rambujesë edhe në vizitat e ndryshme diplomatike, në Uashington dhe në Bruksel apo kryeqytetet tjera”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi më tutje tha se ne po ndërtojmë sot shtetin e Kosovës, po e krijojmë edhe traditën tonë shtetërore, respektimit dhe vlerësimit shtetëror të personaliteteve të ndryshme për bërjen e Kosovës së lirë dhe të pavarur. “Një nga këto personalitete ka qenë, është dhe do të mbetet presidenti Ibrahim Rugova”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi