Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Shaip BEQIR

Shko poshtë

Poezi nga Shaip BEQIR Empty Poezi nga Shaip BEQIR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 27, 2011 10:34 pm

Poezi nga Shaip BEQIR 167082_183333255033885_100000716346990_484115_2827101_n

Poezi nga Shaip BEQIRI

DIPTIK PËR BIJTË E MI

NATA E FUNDIT NË ATDHE

Birit tim, Drilonit


Të mvesha në vend të lëkurës
Këmishë të çmenduri të mbërtheva
Natë memece me njëmijë sy

Udhë po bëhej jeta ime veç udhë

Midis mija plagash të hapura
Mbylla kafazin tim të këngës

Mora udhë nëpër dheun që uturinte
Nën qiellin e ndehur prej ëndrrash
Dhe çava detin tënd të përgjumur

Oh
Të mbetesha veç një gur
Një gur i vogël i lëmuar
Në bregun tënd prej rëre
Që e lëpin vala e madhe

Dhe një zog të bëhesha
Në johapësirën e ankthit tënd

Ah
Të kthehesha fill në një degë
Në një degë të njomë të thyer
Në ballin tënd prej të çarash
Që e puth hija e këtij muzgu

Si do të gdhijë dita jote nesër
Dita e flatrave të mia të gjymta
Arkivoli im i kohës së mbetur

Sa shpejt u bëra njëkohësisht
Zogu
Dega
Guri
Thërrmuar në stërkala pikëllimi

Udhë po bëhet kënga ime veç udhë

Durrës, 27 Gusht 1995




EKSPOZITA E PARË NË MËRGIM

Birit tim, Agonit

Sot
Më 23 maj 1998
Në vigjilje të ditëlindjes së vet të nëntë
Në korridorin e ngushtë të shkallave
Të shtëpisë së vjetër të zotit Martin Stauffer
Ndanë udhëkryqit të renovuar në Herzogenbuchsee
Çeli ekspozitën e vet të parë të portretëve të familjes
Piktori i fundit i shkollës dekadente të artit shqiptar
Maestro Agon Beqiri

Prapavija e çdo portreti me stil surealist
Sugjeron gjendjen e zymtë të luftës në Kosovë

Menjëherë mund të pikaset tymtaja
Mjegulla rrëzë Bjeshkave të Nemura
Në gjithë brezin kufitar ndërshqiptar
Dhe retë kurrizskuqura që fshehin diellin
Në të perënduar të një dite të paharrueshme

Dora e lirë e artistit të rryer
Me siguri e ngrohtësi mahnitëse
Ka dhënë pamjen e kokës së babait të vet
Shëmbëllyeshëm me ndonjë kungull lozetharë
Harruar në fund të vjeshtës në arat e Qypollëve në Gllamnik

Në qafën e hollë të nënës ka vënë një lakër
Mbetur nën brymë në ndonjë kopsht të Brecës
Po më shumë ngjan në një libër të shfletuar
Në të gjitha fletat e përthyera përnjëherë

Të tri motrat gjeniu i ri i ka paraqitur si tri lule
Lidhur në një zinxhir prangash të praruara

Ndërkaq të vëllait i ka bërë një befasi të këndshme
Duke paraqitur fytyrën e tij ngjitur me një gjysmautoportret
Prapa të cilit duket veç gjashtëmbëdhjetëkatëshi në Prishtinë

Solothurn, 23 Maj 1998
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi