Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË

Shko poshtë

SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË Empty SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:20 pm

SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË

Myftar Halili, BOTA SOT
TUBIM MADHËSHTOR NË LINZ TË AUSTRISË
SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË Sh_b



SECILI PREJ JUSH KA VËNË NGA NJË GUR NË KALANË E MADHE TË PAVARËSISË 2.%20Programi%20kulturor

Në Linz të Austrisë, në organizim të nëndegës së LDD-së së këtij qyteti, mbi njëmijë bashkatdhetarë tanë nga të gjitha trojet etnike festuan në mënyrë madheshtore Ditën e pavarësisë së Kosovës. Në manifestim, morën pjesë bashkatdhetarë tanë nga shumë pjesë të Austrisë dhe e pritën me gëzim këtë festë të madhe. Programi i këtij manifestimi përshkohej nga shumë fjalë rasti dhe nga një program i pasur kulturor dhe artistik, me muzikë dhe pika humoristike.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe nënkryetari i LDD-së dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, Adem Salihaj dhe përfaqësues të shumtë të instituconeve lokale austriake.
Para se të fillojë manifestimi, me kërkesë të pjesëmarrësve, Salihaj iu përgjigj shumë pyetjeve të bashkatdhetarëve tanë lidhur me zhvillimet në Kosovë.
Manifestimin me një fjalë e hapi kryetari i nëndegës së LDD-së, Sylejman Shala, i cili foli për rëndësinë e kësaj date historike. Kryetari i degës, Mehdi Prushi, i përshëndeti të pranishmit në emër të degës dhe foli për kontributin e LDD-së për zhvillimet dhe organizimin e këtij manifestimi si dhe për rëndësinë e kësaj date historike.
Nënkryetari i LDD-së Adem Salihaj foli për procesin historik të pavarësimit të Kosovës, duke theksuar në mënyrë të veçantë kontrubitin e vizionarit dhe strategut të pavarësisë së Kosovës, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Salihaj foli edhe për sakrificën e madhe të familjes Jashari si dhe për kontributin e madh të të gjithë bashkatdhetarëve tanë në diasporë, të cilët ndihmuan procesin e madh të pavarësisë në forma të ndryshme, duke organizuar protesta e demonstrata, duke mbledhur mjete financiare për të funksionuar arsimi, shëndetësia dhe të gjitha segmentet e pushtetit tonë në Kosovë para lufte.
Secili prej jush ka vënë nga një gur në kalanë e madhe të pavarësisë së Kosovës, theksoi Salihaj.
Disa fjalë thanë edhe përfaqesues të institucioneve austriake, të cilat ua uruan ditën e pavarësisë si dhe folen për format e bashkëpunimit me bashkatdhetarët tanë.
LDD-ja në Austri organizoi edhe manifestime të tjera në Vjenë dhe Baden, të cilat kaluan në një atmosferë gëzimi për këtë ditë të madhe për Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi