Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim per median: Perkujtohet Holokausti

Shko poshtë

 Njoftim per median: Perkujtohet Holokausti Empty Njoftim per median: Perkujtohet Holokausti

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 28, 2011 3:10 pm

Njoftim per median: Perkujtohet Holokausti


Njoftim per median

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës (Shoah), Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Konsullata e Nderit e Izraelit në Tiranë, organizojnë konferencën shkencore me temë: “HOLOKAUSTI DHE SHQIPTARËT: NJË DITË PËR TË PYETUR”.
Konferenca mbahet më 28 Janar 2011, ora 11.00, në sallën e mbledhjeve të Senatit. Në konferencë do të pasqyrohen kontribute, paraqitje, dëshmi, diskutime nga studiues si Prof. dr. Shaban Sinani, prof. Dr. Liman Varoshi, Prof. dr. Pëllumb Xhufi, MA Monika Stafa, prof. Skënder Kosturi, prof. dr. Roland Gjini, Hajredin Isufi e të tjerë.
Media është e mirëpritur!





Ja programi:
Programi:
- Përshëndetje e H. E. David Cohen, Ambasador i Izraelit në Shqipëri.

1. Prof. dr. Liman Varoshi & prof. dr. Roland Gjini: “Një vend pa Shoah, pse Shqipëria nuk e ka njohur antisemitizmin”.
2. Muhamet Biçaku: “Si jetuam gjatë Luftës me 26 hebrenj në shtëpinë tonë”.
3. Simon Vrusho: “Kujtesa e pashkruar e atyre që mbrojtën hebrenjtë”.
4. Pyetje, diskutime, bashkëbisedim me studentët e Masterit dhe me të pranishmit.

Seanca e dytë: 13.00-14.30
Drejtojnë seancën: Prof. dr. Pëllumb Xhufi, MA Monika Stafa, prof. Skënder Kosturi.

1. Prof. dr. Pëllumb Xhufi: “Hebrenjtë në hapësirën shqiptare pas inkuizicionit”.
2. MA Monika Stafa: “Ardhja e hebrenjve në Shqipëri sipas burimeve të shtypit të kohës”.
3. Prof. Skënder Kosturi: “Si e njoh unë historinë e mbrojtjes së hebrenjve nga Lef Nosi”.
4. Prof. dr. Shaban Sinani: “Të dhëna të reja për një projekt ndërkombëtar shpëtimi të hebrenjve në Shqipëri”.
5. Nikolin Kurti: “Bekimi i Dom Shtjefën Kurtit dhe mbrojtja e hebrenjve”.
6. Pyetje dhe diskutime nga studentët dhe të pranishmit për gjithë panelin.


II. Disa diskutime të konfirmuara:
1. Dr. Zaho Golemi, dr. Bernard Zotaj, MA Marenglen Kasmi (historianë të Akademisë Ushtarake): “Viktimizimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre nga ana e shqiptarëve”.
2. Prof. Hajredin Isufi: “Një dëshmi e kulturës materiale hebreje në fshatin Tragjas të Vlorës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi