Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell

Shko poshtë

Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell Empty Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 28, 2011 5:51 pm

Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell


Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell Adnand-abrashi-150x150
Adnan Abrashi:Dielli i dyte ne qiell Adnand-abrashi-150x150

Gjurmëve parathënëse të Nostradamusit”

SË SHPEJTI, A DO TË KEMI DIELLIN E DYTË NË QIELL?!
Si një pasionues i flaktë i profetizimeve të Nostradamusit, në vitin 2002, kisha shkruar një libër, titulluar: “Parathëniet e Nostradamusit” Në të, veç parashikimeve të shumta si të ndodhura tanimë për njerëzimin, më kishte lënë përshtypje edhe një tjetër, që për nga koha e ndodhjes i takonte të së ardhmes. Apo edhe ishte gati e pabesueshme se mund të ndodh fare në realitet. Në një strofë (kuatran, sikur ai e quante vargun me katër vargje), Nostradamusi shkruante kështu:
Ky yll flokatë do të shndris gjatë javës,
Dy shkëlqime diellore do të zbulohen,
Natën si roje një qen do të leh,
Prifti i parë kur ta braktis regjionin.
Tek Nostradamusi, paraqitja e yllit flokatë është një shenjë apo paralajmërim për shumë ngjarje tjera që do të ndodhin në vitet pas shekullit XX. Vargu mbi zbulimin e dy shkëlqimeve diellore, në shumë interpretime të gjertanishme për Nostradamusin, nga komentuesit e tij, shpjegohej shkarazi si ndonjë çrregullim i mundshëm në Univers, por nga asnjëri prej tyre, nuk kishte në detale ndonjë përshkrim më konkretizues. Ka edhe komentues të tillë që këtë varg nuk e shpjegonin si çrregullim në Univers, por, si mundësi e eksplodimit të bombës atomike, në një luftë katastrofike, që do të ndodhte në të ardhmen për njerëzimin.
Për vargun e tretë, “Natën si roje një qen do të leh”, nuk ka ndonjë shpjegim konkret. Kjo, vetvetiu na le të kuptohet se, në kë këtë strofë, ky varg nga autori, është futur më tepër si formë e të shprehurit stilistik, se sa që ka ndonjë porosi konkrete të ndërlidhur me tërësinë kuptimore të strofës. Ndërsa, vargu i katërt i kësaj strofe, ku gjatë ndodhjes së këtij fenomeni me “dy shkëlqime diellore”, thotë se prifti i parë do ta braktis regjionin”, me“priftin e parë”, s’ka dyshim se kemi të bëjmë me PAPËN, i cili, në atë kohë, do të kthehet nga një udhëtim i rëndësishëm nëpër botë.
Sikurse shumë parathënie të tjera të Nostradamusit, që për nga konkretësia e përshkrimit të tyre të ndodhjes, janë të prezantuara si të qarta, por nga momenti aktual kohor, të pakapshme si mundësi për realitetin ton, kjo strofë (kuatran) mbi paraqitjen e diellit të dytë që do të shndris dikur në qiellin tonë, edhe për logjikën time modeste të rezonimit, atëbotë, ishte tërësisht e pakapshme dhe e pabesueshme. Por, jo gjithmonë…
Gjurmëve të një lajmi më të ri
Qëllimi i aktualizimit të sërishëm të domethënies interpretuese të këtij kuatrani (strofe) parashikuese të Nostredamusit, më shtyri një lajmë që lexova këto ditë në medie të huaja. Atë, si sensacion, e kishte transmetuar edhe një gazetë e jona ditore. Konkretisht, për mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, para disa dite, kishte shkruar gazeta prestigjioze britanike “Daily mail”.
“Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë. Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të shpërthejë, ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti” – shkruan gazeta britanike në fjalë.
Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit, drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pa vërejtur.
Shpërthimi do të ndodhë, dhe vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën pre disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.
Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton këtë lajm edhe gazeta “Time”.

“Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, sqaron Carter. “Ato do të bien edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, përfundoi ai.
Është e vërtetë se, edhe jashtë këtij lajmi më të ri, kudo në rruzullin tokësor, shumë njerëz, momentalisht janë të preokupuar me një ankth kolektiv për vitin 2012 Për një parashikim nga kalendari i civilizimit të lashtë MAJA, të ndodhjes së mundshme të një apokalipse apo katastrofe me përmasa të mëdha. Mirëpo, në lidhje me këtë fenomen të “diellit të dytë”, ekspertët pohojnë se shpërthimi i këtij ylli do të ndodhë shumë larg Tokës, prandaj është e pamundshme që ajo drejtpërdrejtë të na shkaktoj ndonjë dëm. Më së paku të përmasave apokaliptike, sikur, në të vërtet, druajmë të gjithë…
Adnan Abrashi .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi